• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Prej dje mundohem t’i mbaj lotët”- Spiropali flet për vrasjen e 14-vjeçarit: Ngjarja e rëndë nuk duhet të përdoret për politikën e ditës, të bëhemi bashkë kundër dhunës në internet

11/19/2024
in Politikë
“Prej dje mundohem t’i mbaj lotët”- Spiropali flet për vrasjen e 14-vjeçarit: Ngjarja e rëndë nuk duhet të përdoret për politikën e ditës, të bëhemi bashkë kundër dhunës në internet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend ku po diskutohet për buxhetin u ndal te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Spiropali tha se humbja tragjike e 14-vjeçarit dje dyshohet se e ka zanafillën nga gjuha e urretjes në rrjete sociale dhe u bëri thirrje kolegëve të opozitën të bëhen bashkë kundër këtij fenonemni, duke vepruar vendosmërisht dhe institucionalisht.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të nderuar deputetë, në ditën e dytë të diskutimit për buxhetin e vetiti 2025, dëshiroj të them dy fjalë për procedurat parlamentare.

Po miratohet një dokument që nuk ka vetëm shifra dhe statistika, por edhe vizion. Buxhetin duhet ta trajtojmë si burim zhvillimi, një Shqipëri me ekonomi tregu, me njerëz dhe institucione dhe komunitete solidare, që ndërton një shoqëri mbron qytetarët nga dhuna dhe krimi.

Prej dje po mundohem ti mbaj lotët për Martinin, 14-vjeçarin që humbi jetën dje tragjikisht prej bashkëmoshatarit të tij që dyshohet se e ka zanafillën në gjuhën e urrejtës, dhunën, abuzimin që vjen nga rrjetet sociale.

Kjo dhunë një fëmijë i mori jetën, një tjetër e shtyu në krim. Ngushëllime familjes së viktimës së dhunës. Jemi pranë jush në dhimbjen tuaj të madhe. Shërim të shpejt djalit të plagosur.

Kjo ngjarje e rëndë nuk duhet të përdoret për politikë të ditës. Detyra jonë është të reagojmë vendosmërisht dhe institucionalisht. Të bëhemi bashkë kundër dhunës në internet. Të kërkojmë më shumë llogari dhe zbatimin e ligjeve për sigurinë në shkolla. Të punojmë për një Shqipëri kur rriten investimet, por paralel me të të rriten burimet, mundësitë për njerëzit e dobët, të paaftit dhe ata me aftësi ndryshe.  Një shoqëri që jep drejtësi jo vetëm në sallën e gjyqit por në të gjitha shkallët e jetës së saj”, tha Spiropali.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit foli dhe për buxhetin, ku tha se siguron kushte për mirëqenie jo me slogane e britma politike elektorale dhe populizëm, por në një logjikë racionale zhvillimore, ekonomike dhe financiare.

“Buxheti nuk është për ekonominë, por për njerëzit. Prandaj projektligji duhet të mobilizojë burimet financiare njerëzore për realizimin e vizionit tonë të qartë për rrugën që do të ndjekë Shqipëria vitin e ardhshëm.

Buxheti i vitit 2025 garanton trendin pozitiv, të tre indikatorëve të rëndësishëm makroekonomik. Qëndrueshmërinë  e rritjes ekonomike në nivelin 3.9%, rritjen e të ardhurave buxhetore tatimore, uljen e borxhit publik.

Stabiliteti makroekonomik është garanci për përmirësimin e treguesve mikroekonomik, përmirësimin e gjendjes së bizneseve dhe familjeve

Ky buxhet sigurimin e kushteve për mirëqenie jo me slogane e britma politike elektorale dhe populizëm, por në një logjikë racionale zhvillimore, ekonomike dhe financiare.

Një tipa dallues i këtij buxheti është ndikimi i rritjes ekonomike në mirëqenie për të gjithë.

Buxheti adreson në mënyrë prioritare sektorë të zhvillimit social dhe njerëzor, jo me karamele elektorale, por me politika afatgjata dhe programeve zhvillimore.

Buxheti niset nga vizioni se qëllimi i qeverisjes nuk duhet jetë varësia e qetarëve nga skemat e ndihmave pasive, por zgjerimi i tyre në tregun e punës.

Suksesi i reformave në sistemin e mirëqenies, nuk matet me ata që hynë në skemë, por me ata që dalin.

Një shtesë ndihmë ekonomike është kurdoherë e dobishme, por më e dobishme është përmirësimi i qendrave sociale, shkolla dhe rrugëve.

Ky nuk është një buxhet ideal, por real që mbështetet në mundësi që ka vendi në këtë fazë”, tha ajo.

Related

Tags: 14 vjecaritElisa Spiropalivdekja
Previous Post

Protesta e opozitës, qytetarë të shumtë mblidhen para Parlamentit

Next Post

Ilnisa Agolli e thotë troç, ja çfarë po ndodh mes saj dhe Meriton Mjekiqit

Lajme të ngjashme

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

by redaktor2
08/21/2025
0

Nga Adriatik Doçi Myslim Murrizi njihet dhe perceptohet si një nga opozitarët më të pakompromisë. Ditët e fundit, Murrizi ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.