• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt parave, arrestohen 8 persona! SPAK zbardh skemën e mashtrimit: Prezantoheshin si punonjës administrate dhe u dërgonin SMS…

11/19/2024
in Kronikë
Premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt parave, arrestohen 8 persona! SPAK zbardh skemën e mashtrimit: Prezantoheshin si punonjës administrate dhe u dërgonin SMS…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tetë persona, Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema, Sokol Sylaj, janë arrestuar pasi akuzohen se përmes një skeme mashtrimi u premtonin dhënien e banesave sociale në Durrës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar procedon penalisht 8 persona, të cilët premtonin dhënien e banesave sociale kundrejt shumave monetare, në qytetin e Durrësit.

Pesë prej tyre kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshme duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese dhe vendimarrëse në dhënien e disa banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës kundrejt përfitimit të shumës prej 15,000 euro (pesëmbëdhjetë mijë), e cila do të shërbente për bllokimin e banesës dhe dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve. Ndërsa tre të tjerë si persona që kanë dhënë shumat monetare, me qëllim përfitimin e banesave sociale.

Personave G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç., G. P., Sh. D., dhe S. S., u atribuohen elementët e veprave penale të mëposhtme:

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katër dhe 25 i Kodit Penal;

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i katër i Kodit Penal.

“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Kjo çështje është rregjistruar më 6 nëntor 2024, përbri procedimit penal nr.11, të vitit 2023, i cili nisi mbështetur mbi informacionin e prezantuar në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ në televizionin Top Channel.

Skema e mashtrimit:

Skema është ngritur nga pesë personat në hetim: G. S., V. K., V. M., B. L., E, Ç. të cilët, prezantoheshin si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore (drejtorë në Drejtorinë e Përgjithshme).

Personat e interesuar për banesa sociale, veç pagesës paraprake, do t’u dorëzonin të hetuarve dokumentacionin për procedurat standarde për përfitimin e banesës sociale. Më pas, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve ndërsa hyrja në banesë do të bëhej pas disa muajsh.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se; personat nën hetim, në bashkëpunim mes tyre, në 4 episode të ndryshëm kanë kërkuar dhe marrë përfitimin e parregullt të shumave monetare  që variojnë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) euro dhe si persona me funksione publike kanë ushtruar ndikimin e tyre të paligjshëm, për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Të hetuarit u dërgonin subjekteve të interesuar një SMS, përmes numrit të tyre të telefonit celular:

“Pershendetje, Z./Znj…. Ju njoftojm se fazen e par te fitueses, per banes sociale..e keni kaluar me sukses .Do njoftoheni per cdo gje ne vazhdimesi-Me rrespekt nga bashkia-DURRES”.

Për këtë procedim penal, SPAK ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masave të sigurimit personal për 8(tetë) personat në hetim; ndaj 5 (pesë) prej tyre, masën e sigurimit personal “arrest në burg” sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, si persona që krijuan skemën e përfitimit të paligjshëm, ndërsa ndaj 3(tre) të tjerëve, masën “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale,  si persona që kanë dhënë shumat monetare me qëllim përfitimin e banesave sociale, të cilët nuk kanë depozituar kallëzim penal, dhe nuk kanë lidhur marrëveshje me policinë gjyqësore për veprimtarinë e paligjshme të dhënies së shumave monetare.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e saj Nr. 134 datë 17.11.2024 ka vendosur pranimin e kërkesave të prokurorisë, caktimin e masës të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për 5(pesë) persona nën hetim dhe caktimin e 3(tre) masave të sigurimit personal “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Ky vendim është vënë në ekzekutim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, duke angazhuar strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe më datë 19.11.2024, është bërë e mundur që të ekzekutohen masat e sigurimi personal për 6 (shtatë) nga personat nën hetim G. S., V. K., B. L., E. Ç., G. P., dhe S. S.

Deri në këto momente nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masave të sigurimit personal të caktuar nga gjykata ndaj 2(dy) personave tjerë nën hetim V. M., dhe Sh. D., të cilët rezulton se prej disa kohësh janë larguar jashtë shtetit, të shpallur në kërkim.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 8 (tetë) vendimet e gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Pas kontrolleve të ushtruara janë sekuestruar sendet e mëposhtme:

2(dy) automjete BMË X6, dhe Volksëagen Passat.

7(shtatë) aparate telefonash celularë.

1(një) armë e dyshuar pistoletë sportive, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim Col 9 mm A.K dhe “Bloë Magnum”, me krehër dhe 24 fishekë manovër.

Dokumente të ndryshme.

Hetimet rreth këtij procedimi penal vazhdojnë me administrimin e provave të tjera për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Prokuroria e Posaçme falenderon redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, në televizionin kombëtar “Top Channel” për bashkëpunimin e frytshëm dhe sensibilizimin e opinionit publik për këtë skeme të paligjshme dhe i fton qytetarët, gazetarët dhe median të denoncojnë në kohë reale në Prokurorinë e Posaçme, çdo veprim të paligjshëm apo akt korruptiv me të cilin mund të përballen.

Related

Tags: arrestimebanesat socialeSPAK
Previous Post

Sterilizimi në GJKKO, Beqajt i rrëzohen 3 kërkesat paraprake/ Ja ç’kërkoi ish-ministri i Shëndetësisë

Next Post

Veliaj mban premtimin, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, vendimi u miratua me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.