• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqipëria ka krijuar varësi nga Asllani dhe Ismajli, dy lojtarët dominojnë të gjitha statistikat kuqezi në Ligën e Kombeve

11/20/2024
in Sport
Shqipëria ka krijuar varësi nga Asllani dhe Ismajli, dy lojtarët dominojnë të gjitha statistikat kuqezi në Ligën e Kombeve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbyllur jo ashtu siç shpresonte këtë edicion të Ligës së Kombeve, teksa doli e fundit në Grupin B1 dhe rrëshqiti në Ligën C. Një edicion ku ra në sy se si loja e kuqezinjve ka lënë shpeshherë për të dëshiruar, por edhe ka krijuar varësi ndaj dy futbollistëve të paprekshëm për Silvinjon.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli dominojnë thuajse të gjitha statistikat që regjistron UEFA për ndeshjet e Ligës së Kombeve në këtë edicion, në fazën sulmuese e mbrojtëse. Duke filluar që nga golat, ku secili prej tyre ka gjetur një herë rrugën e rrjetës në 4 të tillë të shënuar në total.

Asllani është ai që ka tentuar më shumë herë portën, duke regjistruar plot 14 tentativa dhe duke lënë me diferencë të thellë mbrapa lojtarë të tjerë të mesfushës apo repartit të avancuar. Atë e ndjek Bajrami me 9, Laçi me 7 dhe Manaj me 5, të vetmit që kanë bërë më shumë se Ismajli i cili ka tentuar 4 herë portën.

Ai që ka tentuar më shumë pasime është përsëri Asllani, me 372 të tillë në 6 ndeshje, duke lënë pas Mitajn me 308 dhe Ismajlin me 284. Bajrami ia kalon për krosimet, me 23 të tillë të tentuar kundrejt 11 të Asllanit i cili mban vendin e dytë për këtë statistikë.

Te rikuperimet e topit është Ismajli i pari, me 37 të tillë, ndërsa Asllani mban vendin e katërt me 20. Por mesfushori është i pari për ndërhyrjet në top, me 15 të tilla në këto ndeshje. Ismajli “përgjigjet” me 35 spastrime të tentuara, përsëri në majë të listës. Dhe në fund, rezulton se Asllani është ai i cili ka marrë më shumë goditje nga kundërshtarët, me 16 faulle të pësuara, kundrejt vetëm 4 të shkaktuar në 6 ndeshjet e plota që ka luajtur në këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Statistikat janë të qarta dhe duhet të bëjnë të mendohet Silvinjon për të ardhmen, pasi qartësisht, çdo gjë kalon mes këtyre lojtarëve sa i përket lojës kuqezi.

Related

Tags: AsllaniIsmajliShqiperia
Previous Post

Vrasja me thikë e 19-vjeçarit në Fier, çfarë ndodhi në seancën gjyqësore ndaj autorit të krimit? Familjarët e viktimës kërkojnë të hetohen personat e paidentifikuar të përfshirë në ngjarje

Next Post

Çfarë ndodhi? Luiz Ejlli anulon publikimin e projektit të ri, zbulon arsyen

Lajme të ngjashme

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

by redaktor2
08/28/2025
0

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh...

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

by redaktor2
08/22/2025
0

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.