• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke letër urimi Prodës: Të thellojmë bashkëpunimin me synim forcimin e sigurisë

11/21/2024
in Kronikë, Slider
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke letër urimi Prodës: Të thellojmë bashkëpunimin me synim forcimin e sigurisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim Klaros Evangelos, Oficer Ndërlidhës i Policisë greke në Shqipëri, i cili i i dorëzoi letrën e urimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke Gjeneral Lejtnant, Dimitrios Mallios për emërimin e Tij në detyrë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, nëpërmjet letrës së urimit ka ri-konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes palëve, si edhe gatishmërinë për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, me synim forcimin e sigurisë për qytetarët e të dy vendeve.

Drejtor Mallios ka shprehur dëshirën dhe vullnetin për realizimin e një takimi në nivel Drejtorësh të Përgjithshëm të Policive të të dy vendeve për të diskutuar çështjet në interes dypalësh.

Whatsapp Image 2024 11 21 At 18.35.23 (1)

Gjatë takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm Proda dhe Oficerit Ndërlidhës të Policisë Greke në Shqipëri Klaros Evangelos është nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve ka qenë në nivele shumë të mira, duke shkëmbyer informacione mbi persona apo grupe të përfshira në veprimtari kriminale që veprojnë në të dy territoret, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, krimet kundër pronës, lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, etj.

Kapiten Klaros Evangelos është caktuar në detyrën e Oficerit Ndërlidhës të Policisë Greke në Shqipëri në muajin Gusht 2024.

Letra e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios

I nderuar zotëri,

Me rastin e marrjes së detyrës tuaj të re, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe t’ju uroj me gjithë zemër në përmbushjen e kësaj detyre të vështirë që po ndërmerrni, detyrë të cilën besoj se do ta kryeni me sukses, me ndjenjën e veçantë të përgjegjësisë që posedoni.

Në këtë kontekst, kam besim se do të eksplorojmë mundësi të reja për ta forcuar bashkëpunimin tonë tashmë ekzistues, në fusha me interes të përbashkët.

Unë jam i gatshëm të takohem me Ju së shpejti dhe të diskutojmë çështje të rëndësishme.

Ju lutemi pranoni garancitë e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht juaji,
Gjeneral Lietnant
Dimitrios Mallios

Related

Tags: Drejtoria e Policise GrekeIlir Proda
Previous Post

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë takohet me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, çfarë u diskutua

Next Post

Pas ndarjes nga Romeo, Heidi Baci lë përfundimisht Shqipërinë?

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.