Moti i keq i një ditë më parë, ka shkarkuar probleme të mëdha në Spitalin e Pukës pasi iu dëmtua çatia.
Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.
Burime bëjnë me dije se shiu ka depërtuar në dhomat e pacintëve, duke e bërë të pamundur qëndimin aty.
Sakaq, raportohet se pacientët e shtruar janë transferuar drejt spitalit të Shkodrës.
