• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Shpërndau udhëzime mbi prodhimin e eksplozivëve”, Zëri i Amerikës për arrestimin e shqiptarit që mbështeste ISIS: Ja çfarë për ishte dënuar nga autoritetet shqiptare

11/23/2024
in Kronikë
“Shpërndau udhëzime mbi prodhimin e eksplozivëve”, Zëri i Amerikës për arrestimin e shqiptarit që mbështeste ISIS: Ja çfarë për ishte dënuar nga autoritetet shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-amerikanit Erald Alimehmetit bazuar në akuzën për përpjekje për të mbështetur organizatën terroriste Shteti Islamik. Erald Alimehmeti, 33 vjeç, u dërgua të premten para gjykatësit federal Steëart D. Aaron, i cili urdhëroi ndalimin e tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zyrtari i FBI-së në Nju Jork, James E. Dennehy tha pas arrestimit se “Erald Alimehmeti ka bërë përpjekje në internet për të rekrutuar dhe trajnuar individë, që ai besonte se kishin pikëpamje të ngjashme me të dhe vazhdimisht ka shpërndarë një numër udhëzimesh mbi prodhimin e eksplozivëve për përdorim në sulme terroriste.”

Në një deklaratë për shtypin, të lëshuar të premten nga Zyra e Prokurorit të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Damian Ëilliams, thuhet se Erald Alimehmet, me shtetësi amerikane dhe shqiptare, ka banuar në Bronks dhe në 2014 ishte zhvendosur në Shqipëri. Ai është arrestuar dhe burgosur dy herë nga autoritet shqiptare, duke vuajtur dënime me burg në vitet 2015-2019 dhe 2020-2022 për armëmbajtje dhe sulm fizik ndaj personave të tjerë.

Sipas akuzës, në vitet 2019 dhe 2020, ai postonte në mënyrë të rregullt në mediat sociale mesazhe dhe video në mbështetje të Shtetit Islamik, duke përfshirë mesazhe lavdëruese për disa figura udhëheqëse të këtij grupi. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë gjithashtu përmendet postimi i një video në mediat sociale, ku ai thotë: “Shteti Islamik në Afrikë po vret kryqtarët, forcat speciale franceze dhe ato amerikane.”

Ndaj 33 vjeçarit nga Tirana janë ngritur dy akuza, njëra për tentativë për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg dhe tjetra për shpërndarje informacioni në lidhje me eksplozivët, mjetet shkatërruese dhe armët e shkatërrimit në masë, për të cilën dënimi maksimal është 20 vjet burg.

Prokurori federal Damian Uilliams falenderoi autoritetet në Shqipëri dhe ato në Australi për ndihmën e tyre të vlefshme në hetimin e këtij rasti.

Related

Tags: AmerikeISISShqiptari
Previous Post

Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota, ata janë qytetarë që meritojnë dinjitet dhe vlerësim

Next Post

“Manifestimi për Martinin, më prekësi”- Ervin Salianji letër nga qelia: Duhet të gjakojmë për drejtësi, asgjë nuk vjen vetë! Kostoja e heshtjes është më e madhe se…

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.