• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Apeli hedh poshtë Disiplinën për ngjarjen me Vllazninë, Tiranës i hapet stadiumi në derbin me Partizanin

11/25/2024
in Sport
Apeli hedh poshtë Disiplinën për ngjarjen me Vllazninë, Tiranës i hapet stadiumi në derbin me Partizanin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni i Apelit në FSHF ka hedhur poshtë Komisionin e Disiplinës dhe Etikës për dënimin e Tiranës. Kujtojmë se kryeqytetasit u dënuan pas ngjarjeve me Vllazninë, që të luajnë pa tifozë pjesën e mbetur të sezonit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Apeli ka vendosur konkretisht që të dënohet me tetë ndeshje pa spektatorë. Ndërkohë që tre janë kryer tashmë dhe pjesa e mbetur është pezulluar me kusht.

Ishte data 30 tetor, kur u luajt takimi me Vllazninë në Lushnjë, që përfundoi 3-4 për shkodranët. Për shkak të ndërprerjes së ndeshjes që u shkaktua nga tifozët e Tiranës, Disiplina i dënoi për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Ndërkohë që pa tifozë qëndruan ndaj Egnatias, Bylisit dhe Elbasanit. Tashmë në derbin me Partizanin, më 1 dhjetor ora 19:00 do të kenë mundësinë e tifozëve në stadium.

Vendimi i Apelit:

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e Klubit të Futbollit Tirana,

Vëren se:

Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë kundrejt KF Tirana, masat disiplinore si më poshtë vijon:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Më datë 09.11.2024 KF Tirana, ka paraqitur ankim me objekt:

  • Rrëzimin e Vendimit13, pika 1 datë 01.11.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dogjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
  2. Ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit duke vendosur:
  • Dënimin e Klubit të Futbollit Tirana për zhvillimin e të 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë.
  • Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh.
  • Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.
  • Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.
  1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Related

Tags: DisplinaFSHFTirana
Previous Post

I arrestuar si truri financiar i organizatës së Suel Çelës, kompania e Bujar Shegës kontrollon tenderat e pastrimit në Elbasan, Peqin dhe Berat. Ish-ortak në biznes me babanë e kryebashkiakut Ervin Demo

Next Post

Vrasja e Martin Canit, protesta qytetare para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin

Lajme të ngjashme

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

by redaktor2
08/22/2025
0

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.