• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjykata e Posaçme merr vendimin për bandën e Suel Çelës, ndryshon masën për avokaten Blerina Beqiri

11/27/2024
in Kronikë
Gjykata e Posaçme merr vendimin për bandën e Suel Çelës, ndryshon masën për avokaten Blerina Beqiri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar ka marre vendimin për bandën e Suel Çelës, ku ka ndryshuar masën për avokaten Blerina Beqiri, ndërsa ka lënë te pandryshuar masat per të arrestuarit e tjerë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Trupa gjykuese ka ndryshon masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga arrest ne shtëpi ne detyrim paraqitje.

Operacioni i bujshëm, që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim një mori personash dhe emrash të njohur jo vetëm të botës së krimit.

Që nga vrasjet me paramendim e deri të pastrimi i parave, grupi i përmbledhur në një procedim penal, sipas SPAK ka konsumuar 9 vepra të rënda penale. Nën derigjimin e Suel Çelës, i cili kishte mundur të sillte nën urdhrat e tij një ‘snajper’ nga Shkodra, një biznesmen nga Peqini, gjyqtarë, avokatë e drejtues të lartë policie, por madje, ai kishte nën urdhrat e tij edhe dy djem, motra e të cilëve mban një nga postet më të rëndësishme në institucionet shtetërore të vendit

NJOFTIMI

 1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar, më datë

26.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe
verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar
me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Xhino Roka, Klaus
Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Marsel Roka, Skender Sufaj, Artan
Hoxha, Elton Qyno, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Blerina Beqiri”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet
112, 228, 229, 230, 234, 237, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 146, datë
27.11.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin
Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Dedan Gjoni,
Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan
Çopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka si të dyshuar për kryerjen e veprave
penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personat nën hetim Dedan Gjoni, Pajtime
Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),
Xhino Roka dhe Marsel Roka, të dërgohen menjeherë në institucionin e
paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj personit nën hetim Blerina Beqiri me
vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,
kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i K.Penal, me masën e
sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e
parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

4. Personi nën hetim Blerina Beqiri detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 11:00.

5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i
K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj
personave nën hetim: Artan Hoxha dhe Elton Qyno si të dyshuar për kryerjen e
veprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

6. Personi nën hetim Artan Hoxha detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13.00

7. Personi nën hetim Elton Qyno detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të martën e parë të çdo muaji në orën 13.00.

8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

9. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim të shpërblehen
nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.

10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i
vendimit të gjykatës.

Related

Tags: GJKKOSuel Cela
Previous Post

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Ambasadorit të ri shqiptar në disa shtete të Azisë

Next Post

Merr fund arratia për 33-vjeçarin! I riu që qëlloi me armë në drejtim të një lokali arrestohet në Fushë Kuqe

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.