• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Lirohet nga burgu mjeku Dervish Hasi, u akuzua se kishte lidhje me një të mitur, e prezantonte si gruan e tij të katërt

11/28/2024
in Kronikë
Lirohet nga burgu mjeku Dervish Hasi, u akuzua se kishte lidhje me një të mitur, e prezantonte si gruan e tij të katërt
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Dhjetë muaj pas arrestimit është liruar nga burgu mjeku kardiolog, Dervish Hasi, i cili u vu në pranga më 18 janar për veprat penale “trafikim i të miturve” dhe “pornografi”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Avokati i Hasit ka bërë me dije se klienti i tij ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë.

Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë”, ka deklaruar Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

Mjeku kirurg ra në pranga për shfrytëzim prostitucioni dhe menjëherë pas ngjarjes u pezullua nga detyra në QSUT. Mjeku u denoncua se kishte lidhje me një 16-vjeçare të cilën e prezantonte si gruan e katërt.

42-vjeçari njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera, ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt.

16 vjeçarja herë pas here shkonte në shtëpinë e mjekut dhe dyshohej se ky i fundit kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.  Ndërsa përmes përgjimeve dhe komunikimeve që vajza e mitur ka kryer me 42-vjeçarin Hasi është zbuluar se ata kishin një grup chat-i në të cilin flisnin dhe ndanin video pornografike të gjithë bashkë më gratë e tjera të 42-vjeçarit.

Nga deklaratat e dhëna më herët nga familjarët e të miturës ata thanë se vajza e tyre ishte bindur nga Dervish Hasi dhe shkonte vetë te ai. Dyshohet se ai e kishte manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

Në 22 janar 2019 mjekut iu hodh në erë makina të cilën e kishte të parkuar në rrugën “Belul Hatibi”. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40. Policia sqaron se makina tip “Benz ML” me targa AA 441 OO, ishte në pronësi të Dervish Hasit, që në atë kohë ai punonte në një spitalin privat.

Related

Tags: Dervish HasiLirohet
Previous Post

“Ajo më ofroi 20%”/ Faton Shoshi zbulon detaje mbi ndarjen me Era Istrefin

Next Post

Mjeti del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi

Lajme të ngjashme

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

by redaktor2
08/29/2025
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me vendimet që ata kanë...

Vrau kushëririn e tij pas sherrit për “portofolin”, rrëfehet Ndoc Meçaj: I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur, ai vazhdonte

Vrau kushëririn e tij pas sherrit për “portofolin”, rrëfehet Ndoc Meçaj: I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur, ai vazhdonte

by redaktor2
08/29/2025
0

Ndoc Maçaj, autori që ekzekutoi një natë më parë Piro Prronin ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Maçaj,...

“Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”

“Kur Ligji është Letër, Emërimet bëhen me Miqësi”

by redaktor2
08/29/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, institucioni që sipas ligjit nr. 128/2021 duhet të mbështetet mbi profesionalizëm, integritet dhe standarde të larta...

Aksion te Kepi i Rodonit/ Shembet me 80 kg tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-drejtuesi i IMT-së në Durrës, Ardian Halili

Aksion te Kepi i Rodonit/ Shembet me 80 kg tritol resorti i ndërtuar pa leje nga ish-drejtuesi i IMT-së në Durrës, Ardian Halili

by redaktor2
08/29/2025
0

Resorti i ndërtuar pa leje nga ish-kreu i arrestuar i IMT-së në Durrës, Ardian Halili, u shemb këtë të premte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
  • FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!
  • E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?
  • Bulqizë/ Zbulohet një varr monumental i periudhës romake, arkeologu: Është i shek. III-IV
  • “Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.