Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e strukturave lokale të Partisë së Lirisë në qytetin e Vlorës.
Teksa uroi festën e 28 Nëntorit, Blushi u ndal te aksioni opozitar, ku kërkoi intensifikim dhe shumëfishim të aksionit të opozitës në terren për të denoncuar krimet e korrupsionin që sipas tij qeveria po bën në të gjithë vendin.
Sakaq sekretari i përgjithshëm i PL ceku edhe çështjen e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë.
Ai e cilësoi arrestimin e Metës si “rrëmbim kriminal dhe terrorist”.
Blushi tha se arrestimi i Metës nuk tregoi asgjë tjetër veç se panikun që kryeministri ka nga Ilir Meta, i cili sipas tij sot ndodhet në një masë ekstreme izolimi.
Fjala e plotë e Tedi Blushit
Është kënaqësi e vecantë që të zhvillojmë sot këtë mbledhje me Strukturat tona Drejtuese të Vlorës, në këtë ditë të vecantë jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Kombin Shqiptar, Ditën e Flamurit Kombëtar, për ti shprehur edhe si Strukturë Drejtuese e Vlorës, urimet më të përzemërta gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Gëzuar 28 Nëntorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, 28 Nëntorin e Ismail Qemalit, 28 Nëntorin e Isa Boletinit dhe sigurisht 28 Nëntorin e Adem Jasharit. Jemi mbledhur sot për të përcaktuar domosdoshmërinë e intensifikimit të aksionit tonë Opozitar në Bashkinë e Vlorës, në Qarkun e Vlorës dhe në vecanti për të vijuar me më shumë energji takimet derë më derë për prezantimin e programit tonë të shkëlqyer, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus.
Dua të përgëzoj Këshilltarët tanë në Bashkinë e Vlorës, këshilltatët tanë në Bashkinë e Himarës dhe në Bashikinë e Selenicës për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm në shërbim të komunitetit sidomos ne kushtet kur Vlora edhe pse drejtohet edhe këtë mandat nga “Rilindja” po dëshmon gjithmonë e më shumë se fokusi i saj nuk është zhvillimi i Vlorës por përkundrazi është shkatërrimi i këtij qyteti të jashtëzakonshëm, i këtij kryeqyteti të Pavarësisë dhe i qytetit që aq shumë ka dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit.
Ju të gjithë jeni dëshmitarë qe Bashkia e Vlorës është kthyer tanimë në simbol të korrupsionit të gjithë jeni dëshmitarë që edhe rilindasi në krye të Bashkisë së Vlorës nuk i ka garantuar këtij qyteti ujin e pijshëm jeni të gjithë dëshmitarë sesi rilindasi i rradhës në krye të Bashkisë së Vlorës e ka shndërruar Vlorën ose më mirë të themi e ka përmbytur Vlorën nga mbeturinat duke e shndërruar në një “bombë ekologjike” situatën me mbetjet urbane dhe sidomos në këtë qytet, ku arbitrariteti i “Rilindjes” në raport me biznesin e ndershëm është në nivele shumë të larta.
Ndaj kërkoj nga të gjithë ju të intensifikoni dhe të shumëfishoni aksionin tonë Opozitar në terren për të denoncuar krimet që Edi Rama ka bërë në Vlorë dhe krimet e korrupsionin e përbindshëm që ai po bën në të gjithë vendin.
Edhe buxhetin që ai ka depozituar dhe që pritet të kalojë në seancën e dhjetorit nen për nen në Parlament, nuk është gjë tjetër vecse buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit, veçse buxheti i cili i hap udhën gllabërimit të qindra e qindra miliona eurove taksa tuaja, taksa të qytetarëve të Vlorës, taksa që paguhen nga pensionistët e ndershëm dhe nga bizneset e ndershme.
Ky buxhet parashikon për vitin e ardhshëm, për fat të keq, 0 mbështetje për të papunët, 0 mbështetje për shtresat më në nevojë te shoqërisë, parashikon 0 rritje pagash dhe cështe më tragjikja parashikon vetëm 170 leke mbeshtetje në muaj për pensionistët, të cilët vitin e ardhshëm do të jenë edhe më të varfër se këtë vit dhe shume herë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” dhe Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se do rriste pensionet dhe do ta shndërronte këtë kategori në kategorinë më të lumtur në vend.
E kundërta ka ndodhur sot, Qeveria jo vetëm i tall dhe i përbuz pensionistët dhe dëshmi për këtë është indeksimi me 4.1% i pensioneve, një tallje, një poshtërim për të gjithë pensionistët, të cilët nuk mund të gënjehen as nga bonusi i fundivitit.
Ky truk i shëmtuar Elektoral nëpërmjet të cilit Edi Rama përpiqet të mashtrojë pensionistet sepse cdo pensionist që sot mezi shtyn javën dhe jo muajin e di shume mire se me gjelin e vitit te ri ai nuk mund të ushqehet për 4 vite, se me gjelin që Edi Rama do ju japë për vitin e ri nuk mund të ushqehet per 1 muaj, se me gjelin që Edi Rama do ti japë për vitin e ri ai nuk mund te ushqehet as per 1 jave.
Ndaj i ftoj te gjithë pensionistët e Vlores ta ndëshkojnë me votë Edi Ramën në Zgjedhjet e afërta Parlamentare, sepse në 11 vite në Pushtet, Edi Rama i pati të gjitha mundësitë për te rritur pensionet e pensionistëve shqiptarë duke i barazuar te paktën me pensionistët në Kosovë.
Sot Kosova me buxhet 2.3 here me te vogël sesa Shiqpëria, pra gati 3.6 miliard euro ka parashikuar qe vitin e ardhshem të rrisë pensionet në masën 20% . Nderkohe Shqipëria me buxhet 8.2 miliard euro, sic e theksova, ka parashikuar vetem 170 leke të reja mbeshtetje ne muaj.
Kosova vitin e ardhshëm do të rrisë pagat me 110 euro ne muaj ndersa Shqiperia me buxhet 2.3 here më të madh, ka parashikuar 0 rritje pagash. Perse ndodh kjo? Sepse fokusi i vetem i Edi Rames nuk jane qytetaret e Vlorës, nuk janë pensionistët e Vlorës, por është vetëm vjedhja dhe grabitja me koncensionet korruptive, me PPP- të korruptive, me tecet e Vlorës që po gllaberojnë qindra milione euro dhe që nuk kanë dhënë asnjë shërbim për vendin, asnjë shërbim për Vlorën por i vetmi sherbim ka qenë vjedhja skizofrenike edhe nëpërmjet tyre e taksave tuaja.
Sic është rasti i tunelit të Llogarasë, për të cilin është paguar, sic e tha dhe ish krahu i djathtë i Edi Ramës, jane paguar 50 milione euro bakshish Pse? Kur me 50 milione euro sot Vlora nuk do të vuante për ujë të pijshem, por 50 milione euro kane përfunduar direkt në xhepat e Edi Ramës, direkt në xhepat e klienteve te tij ne menyre qe Vlora të mos ketë uje te pijshem po përkundrazi, Vlora sot të vuajë bomben e tmerrshme te ekologjike të mbetjeve urbane që po dëmojne jetën dhe shëndetin e qytetarëve te Vlorës.
Ndaj në këto kushte është e domosdoshme të vrapojme dhe te nxitojmë për të shpërndarë derë më derë, në cdo lagje te Vlorës, programin tonë të shkëlqyer të pesë prioriteteve për 4 milionë shiptarë plus, që garantojnë më shumë mirëqënie për qytetarët e Vlores, që garantojnë më shume mirëqënie për pensioninstet e Vlores dhe që i japin fund taksave arbitrare qe “Rilindja” sot u ka vendosur te gjithë bizneseve ne Vlorë, sepse ne kemi nje program që jo vetëm ndalon shpipullimin e ketij qyteti që sot duhet të ishte perla e Jonit dhe e turizmit shqiptar, sepse ne kemi nje program i cili nbështet dhe ka prioritet madhor arsimin si nje mudesi për të ndaluar largimin e të rinjve nga Vlora, largimin e të rinjve nga vendi, duke parashikuar një financim prej 5% te PBB, sepse ne kemi një program i cili garanton gjithashtu mbështetje e fermereve vlonjate dhe gjithe atyre që merren me bujqësi në Qarkun e Vlorës, te cilet edhe këtë vit i ndjejnë në kurrizin e tyre jo vetëm mungesën e tregut, sepse tregun sic e dini te gjithe e ka përmbytur importi, por e mbysin edhe taksat e larta, e mbyt edhe mbështetja e subvencionimit nga Shteti, ndaj ne për fermerët dhe për bujqit në mbarë Qarkun e Vlorës parashikojmë dhe angazhohemi per ti mbeshtetur me pagesa direkte jo vetem ata te cilet kultivojne ullinj por edhe ata te cilët kanë sot të imta për te cilat mbeshtetja nga Shteti është 0.
Nje tjeter pikë shumë e rëndësishme e programit tonë është gjithashtu edhe mbeshtetja pervec, sikur e theksova, dyfishimit te pagave dhe pensioneve per te arritur minimamlisht mesataren e Rajonit, por është edhe për ta shndërruar Shqiperine në një fuqi të jashtëzakonshme eksportuese në mënyrë që te gjitha prodhimet e fermereve te Vlorës, te gjitha prodhimet vendase të gjejnë jo vetëm shitje në tregun e brendshëm, por edhe shitje në tregjet Nderkombëtare.
Ndaj është momenti te cohemi te gjithe ne kembe sepse eshte tanime e sigurte qe vetem fale nje organizimi me te hekurt ne dot e mundesojme shkurtimin e diteve të mbetura te kësaj Qeverie që eshte sjellem me Vlorën, që është sjellë me te gjithe Shqiperinë shumë me keq se cdo pushtues tjeter.
Rrembimi kriminal dhe terrorist i Presidentit të Partisë së Lirisë, nuk tregoi asgje tjeter vecse panikun qe Edi Rama ka nga Ilir Meta i cili sot ndodhet ne nje mase ekstreme izolimi vetem për faktin se është mbrojtësi më i vendosur i interesit Kombëtar, i Pavaresisë së Republikes së Shqipërisë, i Sovranitetit, i Integriteti territorial të saj dhe ju e dini betejen e madhe qe Ilir Meta ka bërë per Cështjen e detit dhe për të mos lejuar qe në kurriz te Interesave Kombëtare të bëhen pazare te ndyra per llogari te Edi Ramës dhe të gjithë armiqve te Kobit tonë, sepse Ilir Meta sot është në kete mase ekstreme izolimi per faktin se eshte mbrojtësi me i vendosur i Cështjes së Kosovës, i mbrojtjes se Kufinjve te Kosovës, denoncuesi i parë dhe me i vendosur sigurisht edhe i “Ballkanit të Hapur” dhe padiskutim,luftëtari me i pampuoshtur ne bejete per te shkallmuar këtë regjim i cili sic e thashë është në ditet e tij te fundit, por për këtë kerkohet qe ne te jemi me te angazhuar te pershkallezojme aksionin tone opozitar dhe sigurisht ti prijmë protestave të fuqishme, mosbindjeve civile si e vetmja rruge qe do ti shkurtoje ditet ketij rregjimi
Ndaj dhe njehere me lejoni tju falenderoj perzemersisht per te gjithe angazhimin tuaj te palodhur per te gjithe sakrificat tuaja sepse e di qe nuk eshte e lehte ne keto 11 vite per ju te lufotni perballe nje regjimi mafioz i cili edhe nëpërmjet sistemit te patronazhimit ka bere dhe po ben cdo perpjekje per te izoluar Opiziten dhe qendresa juaj, e qytetareve te ndershem dhe patriote te Vlorës,jam i hindur se do ti prije betejes se perbashket te te gjithe shqiptareve per gitoren e padiskutuar te Partisë së Lirisë dhe opozites se vertete ne Qarkun e Vlorës dhe fitoren tonë në të gjithë Shqipërinë.
Faleminderit!