• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Tingujt që sollën lirinë”/ Ministri Gonxhja: Projekti unik, dhuratë për ruajtjen e historisë

12/01/2024
in Kulturë
“Tingujt që sollën lirinë”/ Ministri Gonxhja: Projekti unik, dhuratë për ruajtjen e historisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se një projekt unik është finalizuar në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gonxhja shprehet në një postim në rrjetet sociale: “Vinili filloi të rrotullohej pa ndërprerje nën gjilpërën e vjetër të gramafonit dhe sakaq muzika e çetave partizane filloi… Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit sjell këtë projekt unik: “Tingujt që Sollën Lirinë” një përmbledhje të muzikës ikonike të filmave shqiptarë mbi luftën nacional-çlirimtare, interpretuar me mjeshtëri nga Kori dhe Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, e regjistruar në vinil”.

Ministri thekson se ky projekt është një dhuratë për të ruajtur historinë dhe për ta përcjellë brez pas brezi, me melodi që na kujtojnë heroizmin dhe shpirtin e papërkulur të një populli.
Përmbledhja muzikore e filmave shqiptarë ikonikë erdhën përmes duarve të arta të pianistes Etrita Ibrahimi, zërave të fuqishëm të sopranos Renisa Laçka, tenorit Gerald Murrja dhe Biorn Hoxha, orkestrës dhe korit të TKOBAP-së, nën drejtimin e maestro Dritan Lumshi.
Kori i Zërave të Bardhë, drejtuar nga Sonila Baboçi, i dha koncertit një emocion të veçantë, duke e bërë këtë mbrëmje një homazh të denjë për historinë tonë kombëtare.

Related

Tags: Ministri Gonxhjaprojekt
Previous Post

“Rebeli”, Spiropali për librin e Ilir Ikonomit kushtuar Nolit: Politikani dhe prifti shqiptar mbetet i paharruar dhe i pavdekshëm

Next Post

Zhaklin Lekatari: Një burrë më sulmoi fizikisht në Bllok

Lajme të ngjashme

Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë

Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë

by redaktor2
08/20/2025
0

Nga 3 deri më 17 gusht, Shqipëria u prezantua me krenari në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir”, një...

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

by redaktor2
07/17/2025
0

"Senduku i Shqiponjës Dykrenare" (sqarim: Legjenda që do lexoni më poshtë është krijimtari e pa mbështetur në histori dokumentare, për...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.