• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Blerina Gjylameti: Lufta kundër korrupsionit, një domosdoshmëri; Angazhimi ynë duhet të jetë i palëkundur

12/02/2024
in Politikë, Slider
Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të KiE, Blerina Gjylameti: Lufta kundër korrupsionit, një domosdoshmëri; Angazhimi ynë duhet të jetë i palëkundur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës zhvilloi për herë të parë mbledhjen e tij në Shqipëri me ftese të kryetares së delegacionit shqiptar dhe me mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në AP KiE, Blerina Gjylameti, vuri theksin te domosdoshmëria e një angazhimi të pandërprerë në këtë drejtim:
“Për Shqipërinë, angazhimi për të luftuar korrupsionin nuk është vetëm një obligim ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, por një domosdoshmëri për të garantuar një të ardhme të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Lufta kundër korrupsionit luan një rol qendror në procesin e integrimit evropian. Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian është një moment historik për vendin tonë, por sukseset në këtë rrugë varen drejtpërdrejt nga aftësia jonë për të ndërtuar institucione të pastra dhe transparente. Qytetarët tanë duhet të shohin rezultate konkrete që rrisin besimin e tyre te institucionet dhe te sundimi i ligjit. Pa këtë besim, çdo reformë rrezikon të mbetet në letër”, deklaroi ajo.
Në këtë kuadër, Gjylameti vlerësoi rolin e institucioneve të drejtësisë, si SPAK, BKH dhe Prokuroria, duke kërkuar që ato të jenë shembull i ndershmërisë dhe transparencës:
“Ndërtimi i institucioneve të forta është shtylla kurrizore e një shoqërie të qëndrueshme. Institucione si SPAK, BKH dhe Prokuroria kanë një rol kyç në këtë drejtim. Ato duhet të jenë jo vetëm efektive në ndjekjen dhe ndëshkimin e rasteve të korrupsionit, por edhe shembull i ndershmërisë dhe transparencës. Lufta jonë kundër korrupsionit nuk mund të jetë selektive; ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e pavarur nga ndikimet politike apo ekonomike”, shtoi ajo.
Gjatë diskutimeve, u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit me shoqërinë civile, që sipas Gjylametit, është një partner kyç për garantimin e rezultateve konkrete dhe përfaqësimin e zërit të qytetarëve. “Organizatat joqeveritare dhe aktivistët kanë një rol të pazëvendësueshëm në monitorimin dhe ndërtimin e presionit pozitiv për përmbushjen e angazhimeve tona. Shoqëria civile është zëri i qytetarëve dhe partneri ynë kryesor për të siguruar që çdo hap përpara të reflektojë nevojat dhe aspiratat e popullit. Në thelb, lufta kundër korrupsionit është një betejë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Pa një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur, asnjë demokraci nuk mund të funksionojë siç duhet. Për këtë arsye, parlamenti, si institucioni më i lartë përfaqësues i qytetarëve, ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Roli ynë në monitorimin e punës së institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e llogaridhënies duhet të jetë konstant dhe proaktiv”, nënvizoi ajo.
Në përmbyllje të fjalës së saj, Gjylameti theksoi se puna e Komisionit duhet të shërbejë si udhërrëfyes për veprime konkrete në të ardhmen:
“Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme, por sfidat mbeten dhe angazhimi ynë duhet të jetë i palëkundur”, përfundoi Gjylameti.
Të pranishëm në këtë panel diskutimi ishin edhe Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla, Zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Bledar Çuçi, Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, njëherësh anëtare e delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në AP të KiE, znj. Klotilda Bushka, anëtarja, znj. Etilda Gjonaj, anëtari i delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në AP të KiE, z. Eduard Shalsi, z. Ulsi Manja, Ministër i Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni, Ministre për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, z. Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, z. Altin Dumani, drejtues i SPAK, znj. Aida Hajnaj, Drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe përfaqësues të MONEYVAL.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Blerina GjylametiKIE
Previous Post

Derbi pa tifozë, Fatjon Baze dhe Dabulla njëzëri: Skema po e shkatërron futbollin shqiptar

Next Post

“Katastrofë! Po shesim lojtar për një apartament”, Alliu për shitjen e Rrapajt dhe Hadrojit: Nuk di të kenë bërë çudira, janë nivel mesatar

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.