• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nuk premtoj lugë të artë, por…”- Berisha: Rroga mesatare do jetë 1200 euro, minimumi jetik 200 euro! Ja ku do t’i gjejmë paratë

12/02/2024
in Politikë
“Nuk premtoj lugë të artë, por…”- Berisha: Rroga mesatare do jetë 1200 euro, minimumi jetik 200 euro! Ja ku do t’i gjejmë paratë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i PD, Sali Berisha tha se kur e djathta të vijë në pushtet paga mesatare do të jetë 1200 euro dhe minimumi jetik 200 euro.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë një takimi me ekspertë të ekonomisë në PD, ish kryeministri u shpreh se nuk pemton lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye të rajonit për rrogat e tyre dhe pensionet.

“Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë? Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqiptare se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo. Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Në qoftë se, kemi të ardhura të supozojmë 100 lekë, ato do përdoren për realizimin e të gjitha objektivave tona për investimin tek njeriu, tek jeta e tij, tek përballimi i saj, tek begatimi i tij dhe pastaj do kenë destinacion tjetër.

Jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë përgatitur programin, por mirënjohës edhe deputetëve dhe departamentet për amendamentet që kanë përgatitur. Sigurisht, këto amendamente nuk votohen, por këto amendamente janë hipoteka jonë, janë zotimi ynë solemn për t’i votuar në buxhetin e parë të PD.

Për të vendosur në buxhetin e parë të PD, minimum jetik, 200 si fillim dhe është 3 herë më i vogël se në Itali. Atje, i kanë më lirë ushqimet se sa këtu.

Pra, të mos mendojmë se, pensionisti shqiptar ka të drejtë 100 herë, 1000 herë të krahasohet, sepse bashkëmoshatari i tij i blen më lirë ushqimet në Itali se sa këtu, apo në Greqi, dhe ky është hapi i parë.

Ky minimum jetik do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr. Mbi këtë minimum jetik, do të rriten pensionet me 20% me objektiv, dyfishimin e tyre, do të rriten rrogat minimale. Rroga minimale do të jetë 500 euro, dhe nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, pavarësisht nga efektet që mund të më thotë kush se do ketë në punësime e të tjera me radhë.

Sigurisht, që, po të punosh me skllevër, fiton më shumë. Po ne nuk jemi e asaj filozofie. Njerëzit që punojnë duhet të paguhen të paktën 500 euro, është minimum.

Rroga mesatare do të jetë 1200 euro, rroga maksimale nuk do të lëvizë, jo. Nuk ka për të lëvizur. Sepse, rroga maksimale që ta dini ju, të nderuar miq, i kemi më të larta se në Kroaci, se në Slloveni, se në vende të tjera.

Sigurisht, në konceptin e vjetër kjo ndodh, kur nuk ke asnjë lloj karakteri human as njerëzor, i lejon vetes një gjë të tillë.

Duhet të ritheksoj këtu, nuk premtohet dhe nuk premtoj kategorikisht lugë të artë, por në mënyrë absolute shqiptarët do të dalin në krye për rrogat e tyre dhe pensionet, në krye të rajonit, sepse nuk ka asnjë vend tjetër me pasuritë që ka Shqipëria, asnjë tjetër. Pasuritë e saj janë të pafundme.

Kështu që, i gjithë programi ynë do të ketë këtë objektiv kryesor, e gjithë shpërndarja e të ardhurave këtë objektiv kryesor.

Normale është, që çdo shqiptar do shtrojë pyetjen: ku do gjejnë këta paratë?

Së pari, me përgjegjësi të plotë u them qytetarëve shqiptare se, paratë janë dhe se nuk do mbetet asnjë kilometër rrugë pa ndërtuar. Jo, asnjë punë publike pa bërë. Jo.

Po nuk ndërtohen kurrë rrugë dhe punë publike me çmim të dhjetëfishtë krahasuar me Kroacinë që e kemi ngjitur, vend anëtar i BE.

Shiko se çfarë janë këta? Ua indeksojnë pensionet pensionistëve po të marrësh rreth 30% në 12 vite, dhe iu thonë se kaq janë rritur. Po indeksi i materialeve të ndërtimit sa është rritur?

Është rritur më shumë se kaq. Jo, jo mund të jetë edhe më pak. Po sa paguhen shqiptarët për punë, pavarësisht nga kjo rritje, ta zemë 30 apo 35%?

Shqiptarët paguajnë 10 fishin. Praktikat më të padëgjuara ndonjëherë, kurrë.

Related

Tags: rroga mesataresali berisha
Previous Post

Qëlloi për vdekje 50-vjeçarin, autori Julian Gjoshi shfaq çrregullime para hetuesve, arma e krimit…

Next Post

Modeles shqiptare i vjedhin 50 mijë euro

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.