• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Blinken merr pjesë në takimin e tij të fundit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel: Aleanca duhet të marrë masat, të jetë e përgatitur për…

12/03/2024
in Rajoni & Bota
Blinken merr pjesë në takimin e tij të fundit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel: Aleanca duhet të marrë masat, të jetë e përgatitur për…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të martën se NATO-ja duhet të marrë të gjitha masat që të jetë e përgatitur për vitin e ardhshëm mes agresionit të vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës dhe kërcënimeve të tjera.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zoti Blinken foli së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të aleancës, që pritet të jetë i fundit ku ai merr pjesë si shef i diplomacisë amerikane, përpara se administrata e Presidentit Joe Biden të largohet nga detyra muajin e ardhshëm.

“Është një moment jetik, mendoj, që aleanca të sigurohet që të jemi të përgatitur për vitin në vijim,” u tha zoti Blinken gazetarëve, duke shtuar se ai ndante shqetësimet e zotit Rutte për gjendjen në Ukrainë, si dhe sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës strategjike të Ukrainës.

Në krye të axhendës së takimit është konsolidimi i mbështetjes së aleatëve për Ukrainën, përpara kthimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, sipas Departamentit të Shtetit.

Presidenti Joe Biden ka shtuar dërgimin e armëve dhe materialeve të tjera në Ukrainë gjatë muajve të fundit dhe ka lehtësuar kufizimet se si mund t’i përdorë Kievi ato para largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.

Synimi i tij është që ta vendosë Ukrainën në pozicionin më të favorshëm të mundshëm për të negociuar një zgjidhje. Takimi i NATO-s vjen në kushtet kur Moska ka bërë përparime të ndjeshme në konflikt dhe trupat e Koresë së Veriut janë angazhuar për të ndihmuar forcat ruse.

Zoti Trump ka qenë skeptik për ndihmën e SHBA-së për Kievin dhe ka sugjeruar se administrata e tij do ta ulë ndjeshëm ose do t’i japë fund asaj.

Nga Brukseli, zoti Blinken do të shkojë në Maltë, ku do të marrë pjesë të enjten në një takim të ministrave të jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila po përballet me zhvillimet e fundit në Ukrainë, Gjeorgji dhe gjetkë.

Related

Tags: BlinkenNATO
Previous Post

Shaip Kamberi: Serbia vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Next Post

Pas Anisës, Driloni rrëfen historinë e tij me të njëjtën sëmundje

Lajme të ngjashme

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kosovë, KQZ përjashton partinë e Dodikut, Listën Serbe, nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit

by redaktor2
08/21/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të...

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

14 shtator, protestë në Hagë/ “Bashkë kundër padrejtësive”, mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK

by redaktor2
08/21/2025
0

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator...

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

“Ngërçi politik po i kushton Kosovës”-Reagon Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë: Udhëheqësit duhet të prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

by redaktor2
08/21/2025
0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje...

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet të shkojë së shpejti

by redaktor2
08/20/2025
0

Papa Leo planifikon të vizitojë Libanin, njoftoi të mërkurën zyrtari i lartë katolik i vendit, në atë që mund të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.