• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Çmontimi i “Matrix” – Aplikacioni përdorej dhe nga bandat shqiptare, Nuredin Dumani mori porosi nga Suel Çela për të vrarë…

12/03/2024
in Kronikë, Slider
Çmontimi i “Matrix” – Aplikacioni përdorej dhe nga bandat shqiptare, Nuredin Dumani mori porosi nga Suel Çela për të vrarë…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Europol përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije këtë të martë, 3 dhjetor, zbërthimin e aplikacionit të enkriptuar “Matrix”. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Çmontimi” i këtij aplikacioni, i cili përdorej gjerësisht nga grupet e strukturuara kriminale për aktivitetet e tyre të paligjshme u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë të autoriteteve franceze dhe atyre holandeze.

“Matrix” cilësohej si një ndër aplikacionet me siguri më të lartë dhe për ta përdorur duhet t’iu vinte një ftesë.

Ky aplikacion nuk ka qenë i panjohur për drejtësinë shqiptare, e veçanërisht për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ka qenë vetë Nuredin Dumani, ai i cili pasi mori statusin e “pentitos”, tregoi se komunikimet mes anëtarëve të grupeve kriminale në Shqipëri bëheshin edhe përmes “Matrix”, jo vetëm me Sky ECC.

Madje sipas tij, edhe kreu i bandës së Elbasanit, Suel Çela, e kontaktonte nëpërmjet kësaj platforme, ku i jepte porosi për të kryer vrasje me pagesë. Një prej tyre e ka dëshmuar më 2022, për atentatin ndaj pronarit të shkollës “Wilson” në Tiranë.

Dëshmia e Dumanit:

Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix, më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Wilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Wilson për shumën 150.000 Euro. Më kishte dërguar disa foto, garazhin e banesës (i cili ishte me hyrje dhe dalje të ndryshme), në zonën e Bllokut, foton e personit që kishte shkollën, foto ku ishte së bashku me gruan dhe djalin e tij në një restorant. Unë fillimisht që të kryeja këtë punë i kërkova 200.000 Euro.

Ai më ofroi shumën prej 150.000 Euro. Këtë person nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e njoh dot. Në telefon regjistrova vetëm numrin e kontaktit të tij. Për këtë vrasje unë kontaktova Henrik Hoxhaj (Rikun) dhe shokun e Rikut që thirrej ‘nipçja’ dhe për të cilin kam dhënë shpjegime edhe më parë. I thashë Rikut që do t’i jepja 100.000 Euro që të kryente këtë punë. Me Rikun kontaktova në telefon me aplikacionin “Matrix”.

Rikun në Matrix e kam regjistruar ‘kusho’. Riku pranoi dhe unë i dhashë atij fotografinë e personit si dhe të ambienteve që m’i kishte dërguar i interesuari për të realizuar vrasjen. Henriku më ka treguar se pronari i shkollës Ëilson e pinte kafen zakonisht te lokali përballë garazhit…

Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma.

Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkuar te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 Euro.

Related

Tags: MatrixNuredin Dumani
Previous Post

“Si Bugatti me Fiat”/ Lidhja e Dianës dhe Arionit, Edi shokon me deklaratën e tij

Next Post

Veliaj jep lajmin e mirë, Bashkia e Tiranës do nisë projektin për ndërtimin e banesave sociale

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.