• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vrasja e Dejvi Kasmit/ Burg përjetë për ish-oficerin grek, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Eftimius Eftimiu

12/04/2024
in Kronikë, Slider
Vrasja e Dejvi Kasmit/ Burg përjetë për ish-oficerin grek, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Eftimius Eftimiu
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e dënimit “burg përjetë” për ish-oficerin grek, Eftimius Eftimiu, i cili akuzohet për vrasjen e Dejvi Kasmit, ngjarje e ndodhur në 30 janar të vitit 2018.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Efthymoius Eftthymiou (Eftimius Eftimiu) ka qenë një oficer i lartë policie në shtetin grek.

Emri i tij u bë i njohur në Shqipëri, gjatë hetimeve për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Dejvi Kasmi, i cili mbante edhe emrin Dëfrim.

Ngjarje kjo e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 29 janar 2018, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, gjatë momentit kur viktima po kthehej në apartamentin tij, pasi kishte dalë nga palestra.

Oficeri grek i policisë, i cili në këtë ngjarje, sipas grupit hetues shërbeu si tërheqësi i këmbëzës së armës që qëlloi ndaj Dejvi Kasmit, u tradhtua nga një kamera sigurie në zonë.
Ai u pa të largohet nga vendi i ngjarjes me një furgon të bardhë të përdorur në vrasje, gjë që çoi në gjurmimin e tij nga ana e policisë.

“Efthymious Efthymiou, (Eftimius Eftimiu) i biri i Christos dhe i Lambrini, i datëlindjes 10 Shtator 1976, lindur në Kastaneca dhe banues në rruga ‘Nazianxo 23’, Athinë, Greqi, me kombësi dhe shtetësi greke, me arsim të lartë, me profesion oficer i lartë policie, me gjendje civile beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar nga gjykatat shqiptare”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas grupit hetues Dejvi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, nga dy persona me motoçikletë, që qëlluan mbi 41-vjeçarin, pesë herë, në kokë dhe në trup.

Por ish-oficeri i policisë greke, Eftimius Eftimiu, nuk mundi t’i shpëtonte gjatë ndjekjes së policisë.

Identifikimi i Eftimiut u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi dhe më pas largohen me të njëjtin mjet.

Siç u mësua edhe më pas, porositës i vrasjes doli të jetë Aurel Hoxhallari.

Dyshimet janë se shkak për këtë eliminim u bënë përplasja midis grupeve kriminale, ku dyshohet se Hoxhallari pagoi për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

I pyetur asokohe nga grupi hetues, Eftimius Eftimiu ka deklaruar  se kishte ardhur në Shqipëri në shoqërinë e Aurel Hoxhallarit, i cili mbante edhe emrin Altin, Emri me të cilin ish-oficeri grek i policisë e përmend edhe në dëshminë e tij.

Ai tha se kishte njohje me Aurelin prej 15 vitesh Dhe se herën e fundit kishte ardhur në Shqipëri me të për të provuar një qen gjahu.

“Unë kam ardhur në Shqipëri më 10 Nëntor 2017, bashkë me Altinin, pasi ai më tha që në Shqipëri ka shumë shokë që kanë qen gjahu. Pasi erdhëm në Shqipëri u vendosa direkt te shtëpia e Altinit në kodër. Unë Elton Halipajn e kam njohur vetëm këtë herë kur erdha në Shqipëri.

Eltoni ishte tek shtëpia lart, sepse bënte këto punët e ndërtimit dhe duke qenë se nuk i jepte makinës shumë herë, zbrisja unë bashkë me të me makinë, për të marrë materialet e ndërtimit. Altini kishte të paktën 15 lloj të ndryshme makinash”, dëshmoi Eftimius Eftimiu.

Related

Tags: Dejvi KasmiEftimius Eftimiu
Previous Post

U përfol se i dhanë fund martesës, Gaz Paja dhe gruaja e tij “thyejnë heshtjen”. Dyshja fotografohen së bashku me djalin, por… Ç’po ndodh mes tyre

Next Post

Porti i Durrësit, PD propozon hetimin me komision parlamentar! Bardhi: Nxisim SPAK të verifikojë investigimet e mediave gjermane

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

by redaktor2
09/01/2025
0

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A-Times mëson se Lorenc Shehu,...

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë

by redaktor2
09/01/2025
0

54-vjeçari në foton e mësipermë është Dritan Pine, autori i plagosjes më thikë të Mihal Zhidros dhe Sotiraq Shkurtit në një lokal...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.