• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Protestat janë rendi i ditës”, Berisha: Ja çelësi i fitores në zgjedhje

12/05/2024
in Politikë, Slider
“Protestat janë rendi i ditës”, Berisha: Ja çelësi i fitores në zgjedhje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas takimit me drejtuesit e kësaj partie në qarqe, tha se do të ketë takime edhe me Diasporën, por vëmendjen më të madhe do e ketë brenda vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Berisha u pyet lidhur me protestat, ndërsa tha se ato janë rendi i ditës, ndërsa i konsideroi si një aktivitet nonstop në funksion të fitores.

Berisha u shpreh në favor të takimeve derë më derë me qytetarët. “Asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa takimi në shtëpi, në dhomë, në kafe me qytetarin. Është e pazëvendësueshme ajo, dhe ne këtë duhet të bëjmë. Është e faktuar. Takimi me qytetarët është çelësi i fitores”, tha Berisha.

Keni një datë për protesta?
Berisha: Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme.
Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë. Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes. Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti.

Z.Berisha, do të ketë një marshim në datën 8 dhjetor nga Qytet Studenti në drejtim të godinës së Kryeministrisë?
Berisha: Do ketë një marshim, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor, dhe e kanë të rinjtë.

Ju do i bashkoheni?
Berisha: Kudo që janë, unë jam me ta.

Z.Berisha, sot theksin thuaj e vendosët tek vota e diasporës. Kur do e shohim z.Berisha me diasporën në të gjithë botën?
Berisha: Po, do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. Por t’ju them atë që duhet, se duhet një punë shumë intensive këtu brenda, pavarësisht se konstruenca e shqiptarëve jashtë është planeti, por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme.
Pra, po përpiqemi të bëjmë maksiomumin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme. E them këtu. Ne nuk i bazojmë në salltanete dhe pompa, sepse ato janë aktivitete të cilat pala i bën duke shpenzuar shumë kolosale të taksapaguesve, por qoftë edhe të emigrantëve. Dhe, së dyti, ju e patë fushata e fundit, të themi atë që është, ajo që u rrëzua në fushatën e fundit në SHBA-të ishte luksi dhe elita e shkëputur nga qytetarët. Sepse duhet gjithnjë të nxirren mësime nga fushtata elektorale amerikane, është fushata frymëzuese për gjithë botën.

Z.Berisha, në qoftë se për diasporën kërkon kohë, po për turin e takimeve brenda vendit kur do i filloni, pas vitit të ri, apo para?
Berisha: Jo, para vitit të ri do të fillojnë, pa diskutim.

Z.Berisha, pse në fjalën tuaj thatë se: balta e këpucëve është më e rëndësishme se akulli i ekraneve. A i bëtë thirrje drejtuesve politikë të zbresin në terren? Keni pakënaqësi, apo…
Berisha: Jo, nuk thashë pakënaqësi, por thashë se, shumë reale ajo që thatë. Asgjë nuk ka më të rëndësishme se sa takimi në shtëpi, në dhomë, në kafe me qytetarin. Është e pazëvendësueshme ajo, dhe ne këtë duhet të bëjmë. Është e faktuar. Takimi me qytetarët është çelësi i fitores.

Related

Tags: protestasali berisha
Previous Post

Presidenti Begaj dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare për vitin 2025, ja kur do të mbahen votimet

Next Post

Zbardhen detaje nga ngjarja në Korçë! Viktima kishte kryer marrëdhënie sek*uale me një grua në automjet, 37-vjeçarja përfundon në polici

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.