• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tabaku: Shteti nuk ndërtohet me gjoba dhe dhunë, por me drejtësi dhe barazi për të gjithë

12/06/2024
in Politikë, Slider
Tabaku: Shteti nuk ndërtohet me gjoba dhe dhunë, por me drejtësi dhe barazi për të gjithë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë ndaj qytetarëve përmes gjobave dhe ndëshkimeve të larta. Në një mesazh të drejtpërdrejtë nga rrjetet sociale, ajo theksoi se shteti nuk mund të ndërtohet me dhunë siç ka vepruar PS në këto 11 vite, polici apo forcë, por përmes zbatimit të drejtë të ligjit dhe krijimit të një sistemi të ndershëm për të gjithë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“ Filozofia e tyre për të bërë shtetin është përmes gjobave të larta, të cilat shpesh janë jashtëzakonisht disproporcionale me të ardhurat e qytetarëve. Nga ligji për mbetjet, te ai për të dhënat personale, mjedisin, turizmin dhe sigurinë ushqimore, gjithçka bazohet te ndëshkimi i të dobëtëve, ndërsa të fortët shpëtojnë pa pasoja, ” tha Tabaku për shumicën socialiste që është akuzuar se ka përdorur shtetin policor ndaj shqiptarëve.

Duke marrë shkasë nga amnisti e debatuar por që ende nuk është një propozim ligjor nga mazhoranca socialiste, Tabaku solli në vëmendje se si socialistët amnistuan pa gjoba ndërtimet pa leje në qendër të Tiranës, duke përmendur shembuj të pallateve shumëkatëshe që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme pa u ndëshkuar. “ Ata janë të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortët. Nuk është kjo mënyra për të ndërtuar një shtet. Shteti ndërtohet me drejtësi, duke i dhënë çdo qytetari hapësirën që meriton, dhe jo me kërbaç! ”

Tabaku theksoi se ndërsa propozojnë amnisti për gjoba, për efekt elektoral, qeveria socialiste propozon edhe ligje me gjoba stratosferike për bizneset. Sipas Tabakut kjo shumicë socialiste është e dobët me të fortët dhe e fortë me të dobtit.

Shteti nuk bëhet me gjoba, shteti nuk ndërtohet me dhunë, polici apo forcë. Ky ka qenë një qëndrim i qartë dhe i vazhdueshëm gjatë këtyre 11 viteve të fundit. Për këtë arsye, kemi qenë kundër çdo gjobe në përmasa jashtëzakonisht të larta, sidomos në raport me të ardhurat e qytetarëve. Për çdo ligj që vjen në Parlament, ata vendosin gjoba shumë të larta: që nga ligji i mbetjeve, te ligji për të dhënat personale, ligji për mjedisin, turizmin, ndërtimet pa leje e deri te siguria ushqimore. Kjo ka qenë filozofia e tyre për të bërë shtetin.

Por tani, pas 11 vitesh, ata e kanë kuptuar që shqiptarët janë aq të varfër, sa nuk mund t’i paguajnë këto gjoba, prandaj po i falin. Pas 11 vitesh kuptuan se shtetbërja e tyre me dhunë dhe polici ka dëmtuar një shtresë shumë të varfër të shoqërisë, një shtresë që sot është në kufijtë e mbijetesës, një shtresë që fatkeqësisht është shkelur me këmbë. Ndërkohë, paligjshmëria ka zënë rrënjë, madje në qendër të Tiranës, me pallate shtatëkatëshe pa leje, dhjetëkatëshe pa leje, me ndërtime stratosferike pa leje, për të cilat kanë mbyllur sytë. I kanë hapur sytë vetëm për ato raste që iu leverdis, sepse ata sillen të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortët, me ata që kanë para dhe pushtet!

Nuk është kjo mënyra si ndërtohet shteti. Shteti ndërtohet me një sistem të drejtë, ku çdo qytetari i garantohet hapësira e tij duke respektuar ligjin, jo me forcë, jo me dhunë, jo me kërbaç!

Related

Tags: Jorida Tabakushteti
Previous Post

Jaka-sipërmarrësve: Të bëjmë një prindërim të mirë, për një të ardhme më të ndritur! Të ndalim ikjen e punëtorëve

Next Post

Bashkia jep lajmin e mirë: Hapet thirrja për banesat sociale nga programi 3%

Lajme të ngjashme

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

“Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti!

by redaktor2
08/04/2025
0

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi pamjet filmike që faktojnë farsën zgjedhore të 11 majit në qarkun...

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Problemi i Shqipërisë, ata që përdorin lirinë për…

by redaktor2
08/04/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me debatet e fundit mbi draftin e...

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Policia: Përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga…

Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron avokati

by redaktor2
08/04/2025
0

Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për njohjen e akuzave të ngritura ndaj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij
  • Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për …
  • “Farsa elektorale”- Bardhi publikon pamjet nga QV e Fierit: Forma më kriminale që patronazhistët të …
  • Kodi i ri Penal/ “Të alarmuarit të shmangin diellin, drafti është publik për diskutim”, Rama: Proble…
  • Tensione gjatë komunikimit të akuzave? Ilir Meta në SPAK pasi u mor i pandehur, ja çfarë deklaron av…
  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektori…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.