• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tjetërsimi i pronave në Spitallë, Gjykata e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për ish-juristin e Kadastrës

12/06/2024
in Kronikë
Tjetërsimi i pronave në Spitallë, Gjykata e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për ish-juristin e Kadastrës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”  për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Zaho akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me 4 zyrtarë të Kadastrës për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Spitallës në Durrës.  Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, pasi me kërkesë të Prokurorisë Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të. Sot gjykata dha masë sigurie të lehtësuar.

Hetimet e nisura që në vitin 2019 zbuluan një skemë për përfitimin e paligjshëm të 151 mijë metër katrorë tokë në Spitallë të Durrësit.

Rasti u rikthye në shkurt të vitit të kaluar pas denoncimit të një qytetari se toka e tij, ende në gjyq për njohjen e pronësisë në Gjykatën e Lartë, ishte zaptuar nga dy subjekte, njëri prej të cilëve pretendonte ta kishte blerë pronën nga një kompani tjetër.

Hetimet zbuluan shkelje të rënda në procesin e tjetërsimit të pronës. Për këtë rast u arrestuan në prill 5 persona, mes të cilëve dhe ish zyrtarë të Kadastrës. Hetimet tregojnë se procesi i tjetërsimit të pronës ka nisur në vitin 2019 nga juristi Mikel Zaho dhe është firmosur nga zëvendësregjistruesi, duke anashkaluar drejtuesin e atëhershëm të Kadastrës.

Tokat më pas janë shitur nga përfituesit, duke përdorur punonjës të ndërmarrjes bujqësore të Spitallës si dëshmitarë të rremë. Në këtë skemë janë përfshirë gjithashtu edhe persona të tjerë, që kanë qenë pjesë e zinxhirit të shkeljeve për tjetërsimin e pronave.

Related

Tags: Gjykata e DurresitMikel Zaho
Previous Post

“Non stop” për Unazën e Madhe/ Balluku: Puna nuk ndalon, rruga hapet në 31 dhjetor

Next Post

“Është nën patronazhimin e Ramës prej dosjeve të tij”, Basha i përgjigjet Berishës: E turpshme që pranon të përdoret sa herë që…

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.