• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dosja “Sky ECC” në Greqi, Sandër Pemaj kishte kontakt me 80 persona. Zbardhen bisedat për trafikun e kokainës

12/08/2024
in Kronikë, Slider
Dosja “Sky ECC” në Greqi, Sandër Pemaj kishte kontakt me 80 persona. Zbardhen bisedat për trafikun e kokainës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sandër Pemaj 45 vjec, prej 24 janarit 2020 ndodhet i burgosur si pjesë e një grupi që trafikoi rreth 1.2 ton nga Karaibet në Greqi.  Nga shkalla e parë e gjyqësorit ai u dënua me burgim të përjetshëm por shtatorin e këtij viti, apeli ja reduktoi dënimin në 15 vjet e 4 muaj. Sipas gazetës greke “Documento”, fillimisht ai ka qenë në burgun e Malandrinos ndërsa së fundmi ndodhet në burgun e Koridhalos. Nga marsi 2020 deri në mars 2021, ai rezulton përdorues i “Sky ECC” ku brenda burgut të Malandrinos ai kishte rol drejtuesi. Madje një prej kodeve të tij tij “Malandr01” sic zbulon shkrimi i sotëm i gazetarëve grekë Myrto Mpoutsi dhe Giannis Tsakarisianos.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Brenda kësaj periudhe ai ka trafikuar sasi të mëdha droge, duke pasur kontakt me të paktën 80 persona. Në dosjen e hetuar së fundmi ai mbahet përgjegjës vetëm për episode që përfshijnë atë, grekun K. G dhe oficerin e policisë Ilia T., ndërsa epsiodet e tjera mesa duket janë ende duke u hetuar.

Në një prej komunikimeve me K. G, ata bisedojnë për një ngarkesë prej 100 kg kokainë.

Biseda në greqisht e përkthyer:

Sandër Pemaj: Jam q… në ataxia (vijojnë biseda me foto nga ngarkesa)

  1. G: Ku i kapën?

Sandër Pemaj: Aty ku ndaloi për tranzit

Sandër Pemaj: Përpara Zoti në Gjermani ato arrijnë këtë javë

  1. G: Mos i q…

Sandër Pemaj: Ato e kanë kaluar rrezikun

Sandër Pemaj: 100 janë

  1. G: Më thuaj ta rregulloj t’i sjellim

Kush është Sandër Pemaj

45-vjecari Sandër Pemaj konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në shkurt 2010 ai u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, i cili u arratis në 2013 nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Gjatë shëkmbimit të zjarrit në Virona në 2010, ku u hodhën edhe 5 granata, u vra aksidentalisht 25-vjecari shqiptar Nikolla Todi dhe u plagosën 2 policë. Pemaj dhe Kola u arrestuan pas ngjarjes. E ndërsa Kola u arratis e u vra, Pemaj u lirua pas disa vitesh nga burgu.

Pemaj2

Pemaj ka precedentë penalë në Greqi prej vitit 2000, duke u arrestuar 5 herë për grabitje me armë, drogë e tentarivë vrasje deri në 2010. Tre herë ai kishte thyer lejen që kishte marrë nga burgu. Në 2015, Pemaj u arrestua sërish si pjesë e një grupi kriminal që tregëtonte heroinë, kokainë dhe marijuanë. Gjithsej u arrestuan 20 persona, mes të cilëve edhe një polic që i informonte për operacionet. Edhe kësaj rradhe Pemaj u lirua shpejt, duke u arrestuar sërish në 2020 për trafikun e rreth 1.2 ton kokainë.

Related

Tags: kontakteSander PemajSKY ECC
Previous Post

Mbahet mesha e parë pas rihapjes së Katedrales Notre Dame

Next Post

Bieta Sulo flet për herë të parë për sëmundjen e Alban Dudushit

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.