Eduard Zaloshnja
Ditët e fundit Sali Berisha ka bërë disa akuza të forta publike ndaj Erion Veliajt. Dhe ky i fundit i është përgjigjur me kundër-akuza edhe më të forta. Por ç’mendojnë zgjedhësit kryeqytetas për këtë përplasje të kryebashkiakut të tyre me kryeopozitarin Berisha?
Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova në 24 orët e fundit një sondazh të shpejtë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorin me SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e Bashkisë Tiranë. Pyetësorin e plotësuan 1007 zgjedhës të prirur për të votuar (të vendosur dhe të lëkundur) dhe kampioni u ripeshua gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë elektoratin aktiv të Bashkisë Tiranë.
Shumica e zgjedhësve të prirur për të votuar (51%) i jepnin më shumë të drejtë Veliajt në përplasjen e tij më Berishën. Vetëm 27.5% i jepnin më shumë të drejtë këtij të fundit, ndërsa 21.5% ishin të dyzuar.
Iu komunikuan akuzat nga SPAK, reagon për herë të parë Ilir Meta! Zbulon dy kërkesat e ngritura për t’u hetuar nga Prokurorët: Kompania e SHBA, kujt ia dërgonte faturat
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij, duke e cilësuar të gjithë procesin si një fabrikim...