• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministri Malaj: Rritja e kuotave të Shqipërisë është një mesazh i fortë sa i takon pozicionit në vendimmarrjen e FMN-së

12/12/2024
in Ekonomi
Ministri Malaj: Rritja e kuotave të Shqipërisë është një mesazh i fortë sa i takon pozicionit në vendimmarrjen e FMN-së
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Financave, Petrit Malaj prexzantoi sot në Kuvend projekligjin që parashikon rishikimin e kuotave sa i përket “Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministi Malaj theksoi gjithashtu se ky projekligj është në funksion të përmbushjeve të detyrimeve që shteti shqiptar ka kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare.

Fjala e Petrit Malaj në Kuvend: 

Sjellim sot para jush, projekligjin që parashikon rishikimin e kuotave sa i përket “Bordit të Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar”, insitucion ku Shqipëria është anëtar me të drejta të plota.

Ky projekligj është në funksion të përmbushjeve të detyrimeve që shteti shqiptar ka kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare.

Bashkëpunimi ynë me Fondin Monetar Ndërkombëtar është thelbësor, veçanërisht në garantimin e stabilitetit makroekonomik, si edhe në forcimin e kuadrit të politikave monetare e fiskale.

Kjo mbështetje bazohet kryesisht në aspekte, si:  mbikëqyrja, asistenca teknike dhe mbështetja financiare.

Sfidat e njëpasnjëshme që kaluam, si Tërmeti dhe Pandemia, treguan qartazi rëndësinë e të qenit jo vetëm anëtarë, por edhe të konsolidimit të pozitave të Shqipërisë kundrejt këtij insitucioni.

Mbështetja e menjëhershme që iu dha Shqipërisë pati një ndikim në zbutjen e efekteve negative që pësoi ekonomia jonë.

Prandaj, rritja e kuotave të Shqipërisë është një mesazh i fortë dhe i drejtëpërdrejtë sa i takon pozicionit në vendimmarrjen e FMN-së. Në kontekstin e pasigurive globale ekonomike, të tensioneve gjeopolitike dhe sfidave të ndryshimit klimatik, forcimi i marrëdhënieve me FMN-në përmes rritjes së kuotave është një investim i duhur në sigurinë tonë financiare dhe stabilitetin makroekonomik.

Më lejoni, t’ju njoh në mënyrë më të detajuar sa i takon projektligjit që po paraqesim për miratim.

Republika e Shqipërisë është anëtare në institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare, përfshi këtu IBRD, IFC apo IDA, si dhe vend anëtar me të drejta të plota pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke zotëruar kuota në vlerën 139.3 milionë SDR ose rreth 174,1 milionë euro.

Si çdo vend anëtar pranë këtij organizimi financiar kemi pranuar kushtet dhe afatet e rezolutave që adoptohen nga ky insitucion.

Në dhjetor 2023, Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi Rezolutën 79-1 me objekt “Rishikimin e 16-të të përgjithshëm të kuotave”, duke i rritur kuotat e Republikës së Shqipërise me 69.7 milionë SDR ose 87.1 milionë Euro.

Kjo rritje do të quhet efektive pas kryerjes së pagesës përkatëse.  Procedura parashikon pagesën e 25% të rritjes në SDR ose monedhë tjetër të specifikuar nga Fondi, dhe 75% të shumës në monedhën vendase me anë të një note premtimi të panegociueshme që nuk mbart interes, e cila mund të thirret për pagesë nga FMN ose jo. Në rritjen e fundit të kuotave në vitin 2012 (prej 79 milion SDR), është kryer e njëjta formë pagese dhe shuma në notë premtimi nuk u thirr për pagesë asnjëherë nga FMN gjatë këtyre viteve.

Banka e Shqipërisë do të kryejë me fondet e saj pagesat përkatëse pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar, si rrjedhim nuk parashikohen kosto në buxhetin e shtetit.

Pas nënshkrimit të rritjes së kapitalit vendi ynë do të zotërojë kuota në nivelin e 209 milionë SDR (ose 261.2 milionë euro).

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar dy kredi për mbështetje buxhetore, në vitet 2014 dhe 2020, me shumë totale 434.72 milion SDR (ose 543.4 milion Euro). Të dyja këto kredi janë disbursuar plotësisht dhe janë në fazën e ripagimit, në përputhje me kushtet e marrëveshjeve. Balanca e kredive (stoku) më 31.10.2024 ishte 100.97 milion SDR (ose 126.21 milion Euro) (rreth 23% e totalit te kredive).

Rritja e kuotave në FMN përbën një hap strategjik për forcimin e pozitës së Shqipërisë në fushën financiare në nivel ndërkombëtar, si dhe do të rrisin në mënyrë domethënëse kapacitetin e aksesit ndaj burime financiare në çdo rast të nevojshëm.

Related

Tags: kuvendMinistri Malaj
Previous Post

Në Rumani e teprojnë, vendosin në shënjestër Juxhin Xhajën për shkak të Kosovës

Next Post

Armiqësia legjendare me Ghetto Geasy, Mc Kresha zbulon të vetmen ‘keqardhje’

Lajme të ngjashme

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën Doganore në Rinas

by redaktor2
07/05/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë...

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri Petrit Malaj takohet me Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, thellim të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës

by redaktor2
07/04/2025
0

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës,...

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

by redaktor2
06/30/2025
0

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, duke u marrë atyre kartat e identitetit, të cilat...

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

 Ministria e Financave do të përfaqësojë shtetin si pronar i 100% të aksioneve të Bankës Shqiptare të Zhvillimit, në fokus financimi në ekonomi e bujqësi

by redaktor2
06/19/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin zyrtarisht të Ministrisë së Financave si përfaqësuese e shtetit shqiptar në cilësinë e aksionarit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.