• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon dosjen në gjyq! Mes 12 të pandehurve edhe ish-ministri Lefter Koka

12/13/2024
in Kronikë, Slider
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon dosjen në gjyq! Mes 12 të pandehurve edhe ish-ministri Lefter Koka
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen me 12 të pandehur për inceneratorin e Tiranës, mes tyre ish-ministri Lefter Koka.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

GJKKO thote se së bashku me vendimin për dërgimin e çështjes ne gjyq dhe aktet e fashikullit të gjykimit, i dërgohen gjykatës së themelit edhe kërkesat e të pandehurve  Lefter Koka,  Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha,  Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj, për gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi.

Njoftimi: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 31.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Silena Tola dhe Jetmir Llapaj”.

  1. Në seancën e datës 13.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Rudina Palloj, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 106, datë 13.12.2024, vendosi:
  2. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistruar me nr. 106, datë regjistrimi 31.07.2024 me objekt “Dërgimin në gjyq të procedimit penal me nr. 255/1 të vitit 2020”;
  3. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 255/1 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj të pandehurve:

2.1 Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.2 Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.3 Erjon Murataj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.4 Taulant Tusha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.5 Namik Simixhiu, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.6 Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga nenet 248 në lidhje me nenin 25 dhe 323 pg 1 të Kodit Penal.

2.7 Valbona Ballgjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.8 Sidita Kopliku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.9 Bledar Karoli, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.10 Alba Thoma, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.11 Silena Tola, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

2.12 Jetmir Llapaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal.

  1. Së bashku me vendimin për dërgimin e çështjes ne gjyq dhe aktet e fashikullit të gjykimit, i dërgohen gjykatës së themelit edhe kërkesat e të pandehurve (1) Lefter Koka, (2) Bledar Karoli, (3) Erjon Murataj, (4) Taulant Tusha, (5) Namik Simixhiu, (6) Valbona Ballgjini, (7) Sidita Kopliku dhe (8) Jetmir Llapaj, për gjykim të shkurtuar, paraqitur në seancë paraprake nga të pandehurit dhe/ose mbrojtësit e tyre me akt të posaçëm përfaqësimi.
  2. Bazuar në parashikimet e nenit 332/ë të K.Pr.Penale urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit i cili do të përmbajë (i) aktet e paraqitura në Prokuroria e Posaçme, bashkëlidhur kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq (gjithsej 39 volume se bashku me provat materiale); (ii) aktet e depozituara nga Prokuroria ne seance paraprake dhe (iii) aktet e gjykimit në seancë paraprake.
  3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për t’u hedhur në short për përcaktimin e trupës gjyqësore të themelit.
  4. Në referim të nenit 332/gj, pika 1 të K.Pr.P kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Tiranë, më datë 13.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Related

Tags: GJKKOLefter Koka
Previous Post

Masakra me katër viktima në Dobraç, ministri Hoxha: Policia do dali shumë shpejt me emra të përfshirë në ngjarje

Next Post

Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.