• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ndikimi i Dezinformimit në grupet e të mbijetuarave të dhunës nga zonat rurale dhe komuniteti rom. Dëgjimi i zërit të grave nga këto grupe.

12/15/2024
in Slider, Sociale
Ndikimi i Dezinformimit në grupet e të mbijetuarave të dhunës nga zonat rurale dhe komuniteti rom. Dëgjimi i zërit të grave nga këto grupe.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në shumë zona rurale të Shqipërisë, dhuna në familje është një problem i fshehur që mbetet brenda mureve të shtëpisë. Gratë në këto zona, që përballen me dhunë në familje në të gjitha format e saj, fizike, psikologjike, ekonomike, morale, dixhitale, të kombinuar, të asistuar, etj., në shumë raste janë të detyruara të heshtin për shkak të pritshmërive shoqërore dhe normave kulturore që i detyrojnë ato të pranojnë sjellje abuzive nga bashkëshortët e tyre dhe të mos i raportojnë e të kërkojnë mbrojtje.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një shembull i dezinformimit ishte një lajm i rremë që u shpërnda në një fshat të Shqipërisë, në të cilin petendohej se një grua që kishte raportuar dhunën në familje kishte sajuar se ishte përballur me incidente dhune në marrëdhëniet familjare për të përfituar ndihmë financiare nga shteti dhe/ose organizatat në vend dhe ato ndërkombëtare. Lajmi u përhap shpejt edhe në mediat sociale dhe komentet denigruese rritën stigmën me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës në familje në zonat rurale. Fuqia e stigmës forcoi kulturën e heshtjes dhe dha mesazhin se një grua rurale nuk duhet të raportojë dhunën në familje në institucionet përgjegjëse dhe nuk duhet të kërkojë ndihmë por të bashkëjetojë me të. Një grua rurale duhet të qëndrojë në një marrëdhënie abuzive për hir të ruajtjes së familjes së bashkuar dhe për hir të fëmijëve.
Një prej grave që u tërhoq nga raportimi për shkak të stigmës së krijuar nga dezinformimi është edhe personazhi ynë, intervistën e zgjeruar të së cilës do e gjeni më poshtë. Për shkak të pritshmërive shoqërore të ruajtjes së familjes dhe frikës nga stigma, ajo u step që të denoncojë dhunën në familje. Ajo rrëfen se jetesa në zona rurale është e vështirë, ato janë larg informacionit dhe shërbimeve, në varësi ekonomike dhe kjo e bën fuqinë e stigmës dhe dezinformimit edhe më të madhe.

Intervista 1:

Pyetje 1: Si është situata e grave dhe vajzave që jetojnë në zonat rurale dhe përballen me dhunën në familje?
Përgjigje: Gratë dhe vajzat në zonat rurale përballen me dhunë në familje, në forma të ndryshme të saj. Për shkak edhe të komuniteteve të vogla që jetojnë në fshat, fuqia e stigmës dhe lajmeve të pasakta është më e madhe. Mungon informacioni se si mund të mbrohen nga dhuna në familje dhe mbi shërbimet ekzistuese. Disa nga shërbimet janë larg vendbanimit dhe kjo bën që gratë dhe vajzat të rikthehen në marrëdhënien e dhunshme në familje. Kjo është cfarë pritet nga mentaliteti shoqëror të pranohet dhuna dhe të mbetet brenda mureve të shtëpisë.

  • Pyetje 2: Si ka ndikuar në gratë rurale lajmi i pasaktë se gratë raportojnë dhunën për të përfituar?
    Përgjigje: Po, ka pasur një lajm që është përhapur me shpejtësi se gratë e kanë raportuar dhunën për të përfituar ndihmë ekonomike nëse pajisen me urdhra mbrojtje. Lajmi është shoqëruar me një stigmë turpëruese e cila i ka bërë shumë gra që përballen me dhunë të heshtin dhe të mos e raportojnë dhunën. Kjo ndodhi edhe me mua.
  • Pyetje 3: Cfarë përgjigje do ti jepje atyre që besuan në lajmin e rremë dhe denigruan me komente gruan e dhunuar?
    Përgjigje: Duhet të kuptojnë se një grua nga fshati para se të vendosë të raportojë dhunën në familje ka kaluar një kalvar të gjatë dhune dhe kur dhuna ka arritur në kulmin e saj, kur është ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve, kur është ushtruar dhunë në format më të rënda vendos të raportojë. Nuk abuzojnë gratë kur raportojnë dhunën por ato flasin për dhunën që përjetojnë dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet. Të gjithë duhet të mbështesin gratë dhe të krijojnë mundësi për një grua nga fshati që të kërkojë ndihmë pa frikë nga stigmatizimi dhe të marrë shërbime dhe mbështetje njësoj si një grua e dhunuar që banon në qytet.
  • Pyetje 4: Çfarë mund të bëjnë gratë në përballje me lajmet e pasakta?
    Përgjigje: Gratë duhet të gjejnë kurajon të tregojnë historinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre të dhunuar. Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga shteti dhe nga shoqëria, që synojnë fuqizimin ekonomik dhe social të grave në fshat. Më shumë programe dhe trajnime duhet të ketë për gratë e fshatit që të përdorin internetin, të përdorin internetin në mënyrë të sigurtë, të përfitojnë mbështetje psikologjike falas kur përballen me presionin dhe etiketimin se po abuzojnë me të drejtat, në media, përfshirë mediat tradicionale dhe sociale të ketë më shumë hapësirë për historitë e vërteta të të mbijetuarave të dhunës dhe jo për lajmë të pasakta që bëjnë gratë dhe vajzat të heshtin dhe të jetojnë me dhunën.
    Historia 2:
    Komuniteti Rom në Shqipëri është një nga komunitetet që vijon të përballet me diskriminim dhe përjashtim shoqëror. Eshtë e nevojshme që ky komunitet të rrisë aksesin në strehim, punësim, shërbime shëndetësore, ndihmë juridike, ndihmë ekonomike dhe shërbime sociale.
    Një nga faktorët që ushqen diskriminimin dhe përjashtimin është shpërndarja e dezinformimit që në disa raste i portretizojnë Romët si “lypës” ose “individë që nuk kontribuojnë rëndësishëm” në shoqëri.
    Një rast i rëndësishëm dezinformim ka ndodhur vitin e kaluar në një nga qytetet e Shqipërisë, kur një lajm i rremë u shpërnda në rrjetet sociale, duke pretenduar se një grup romësh që jetonin në periferi të qytetit ishte i përfshirë në një grabitje të madhe. Ky lajm, i cili nuk kishte asnjë bazë faktike, u shpërnda shpejt dhe shkaktoi sulme fizike ndaj lagjeve ku jetonin Romët. Pavarësisht përpjekjeve të aktivistëve të komunitetit rom për të spjeguar se djemtë që kishin kryer grabitjen nuk ishin nga ky komunitet, dëmi nga ky dezinformim vazhdonte të rritej. Kjo situatë krijoi një atmosferë frike dhe armiqësie, duke forcuar stereotipet negative dhe duke e bërë jetën më të vështirë për ta.
    Pasojat e këtij lajmi të pa vërtetë na i rrëfen një grua aktiviste nga komuniteti rom që u bë pjesë e dezinformimit. Djali i saj ishte një nga djemtë e akuzuar se kishte kryer grabitjen. Ajo tregon se ajo dhe anëtarë të komunitetit po përjetojnë një rritje të armiqësisë dhe përjashtimit për shkak të këtij lajmi të pasaktë. Për t’u çliruar nga dhuna dhe stereotipat e dëmshëm që janë rritur në qytet, gruaja dhe aktivistë të tjerë po ndihmojnë komunitetin dhe po punojnë për të sfiduar dezinformatat.
    Më poshtë do mund të lexoni edhe intervistën e plotë:
    Intervista 2:
    Pyetje 1: Si është jeta për komunitetin rom në Shqipëri dhe gratë rome në mënyrë të vecantë?
    Përgjigje: Jeta për romët është e vështirë. Ne përballemi me shumë probleme si mungesa e punës, arsimit dhe kushteve minimale të jetesës. Shumë prej nesh jetojnë në kushte të vështira, pa ujë të rrjedhshëm dhe pa mundësi për një jetë të qetë. Përballemi me paragjykime duke na etiketuar se nuk punojmë, nuk e duam punën, nuk e duam shkollën, etj.
    Pyetje 2: Si ishte për ju situata e krijuar me lajmin e pasaktë se një grup djemsh nga komuniteti rom, pjesë e të cilit edhe djali juaj kanë kryer një grabitje në qytet? Si ju bëri të ndjeheni ky lajm?
    Përgjigje: U ndjemë shumë keq, unë dhe djali im, por edhe komuniteti rom ku ne jetojmë. Djemtë nuk e kishin kryer grabitjen dhe prokuroria vendosi pushimin e cështjes sepse kjo situatë nuk ishte e vërtetë. Por gjuha që u përdor ndaj nesh ishte gjuhë urrejtje, dhe bëri dëmin pavarësisht se lajmi ishte i pavërtetë dhe pavarësisht përpjekjeve tona. Kaluam një situatë të vështirë emocionale në familje.
    Kjo gjuhë dezinformimi dhe ndonjëherë edhe urrejtje na e bën edhe më të vështirë integrimin. Ky lajm i pasaktë bëri që shumë njerëz të na urrejnë dhe të na trajtojnë keq, edhe pse nuk kishte asnjë të vërtetë në atë që thuhej.

Pyetje 3: Çfarë mund të bëhet për të ndryshuar këtë situatë?
Përgjigje: Duhet të na njohin më mirë dhe të na trajtojnë në mënyrë të barabartë si gjithë të tjerët. Duhet të kemi mundësi të barabarta për arsim dhe punë, strehim dhe shërbime dhe nuk duhet të gjykohemi vetëm për shkak të etnisë sonë. Zëri ynë duhet të dëgjohet dhe jo të paragjykohemi pa na dëgjuar.
Dy situatat tregojnë ndikimin negative të dezinformimit mbi të mbijetuarat e dhunës në familje nga zonat rurale dhe komunitetin rom. Mediat, tradicionale dhe sociale duhet të kenë më shumë hapësirë për informacione të sakta dhe të verifikohen informacionet para publikimit të tyre me sa më shumë burime.
Ky publikim u mundësua nga Qendra për Barazi dhe Përfshirje është pjesë e projektit “Rruga drejt Narrativeve Përfshirëse,” i zbatuar nga ALF, që ka për qëllim luftimin e përhapjes së dezinformatave dhe keqinformimit në vendet e përzgjedhura të Euro-Mesdheut. T’i japim fund dezinformatave përpara se të fillojnë #FillonMeTy.

Related

Tags: Komuniteti RomZeri i Gruas
Previous Post

Renne Refo shpërthen ndaj Antonela Berishës: Kjo është për burg!

Next Post

Mos i lër të tjerët të vendosim për ty, voto

Lajme të ngjashme

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

by redaktor2
05/15/2025
0

HAS- Procesi i numërimit në bashkinë Has ka përfunduar. Mësohet se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3547 ose 52.57...

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/15/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

by redaktor2
05/15/2025
0

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se...

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/15/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.