• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Publikohen pamje dhe detaje nga operacioni “Rrjeti” në jug, mes të arrestuarve dhe 3 vëllezër

12/16/2024
in Kronikë
Publikohen pamje dhe detaje nga operacioni “Rrjeti” në jug, mes të arrestuarve dhe 3 vëllezër
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia ka ekzekutuar 11 masa sigurie “Arrest në burg” për anëtarë të një rrjeti kriminal, të cilët akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në Sarandë dhe në Delvinë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi konkretisht shtetaseve: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe Mina Dedi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit dhe shtetasi Algert Caushi, shkruan A2 CNN.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi.

Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit edhe një 36-vjeçar, i cili posedonte doza me lëndë narkotike kokainë dhe sende të paligjshme.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive dhe me mbështetjen e Inteligjencës Policore, nga Strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe ato Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi që shiste doza kokaine dhe kanabisi, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

                •             M. H., 35 vjeç dhe E. H., 26 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

                •             F. A., 35 vjeç dhe O. A., 29 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

                •             Xh. M., 27 vjeç dhe S. M., 21 vjeç (vëllezër), banues në Delvinë;

                •             E. T., 30 vjeç, J. I., 32 vjeç dhe D. Q., 35 vjeç, banues në Delvinë;

                •             E. H., 68 vjeç dhe M. D., 42 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi P. B., 49 vjeç, banues në Delvinë.

Po ashtu, në vijim të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi A. C., 36 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe automjetin e tij iu gjetën dhe sekuestruan doza lënde narkotike kokainë, radio si ato të Policisë dhe shkopinj metalikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në total: 120 doza kokaine, doza kanabisi, 18 aparate celularë, 1 tablet, 4 automjete, 2 motomjete, 2 radio si ato të Policisë, 2 shkopinj metalikë, 2 peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht: 40 000 euro, 2 980 dollarë, 260 paund dhe 1 940 000 lekë.

Për finalizimin me sukses të këtij operacioni u angazhuan gjithashtu Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier dhe Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë”, njofton policia.

Related

Tags: ArrestimetVlore
Previous Post

Armando Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin: I lumtur që bëra pjesën time, e dija që do ishte e vështirë

Next Post

‘Grifsha perfekte’/ Sara Gjordeni publikon foton e parë të vajzës

Lajme të ngjashme

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

by redaktor2
08/22/2025
0

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Korçë të të shumëkërkuarit Ramadan Zoto, i cili në...

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

by redaktor2
08/22/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, me protagonistë një çift shqiptarë, që kishin së bashku 4 fëmijë....

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.