• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ekonomia” miraton ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, të enjten votohet në Kuvend. Opozita kundër: “Karamele” elektorale. PS: Përfitojnë votuesit e PD

12/17/2024
in Politikë
“Ekonomia” miraton ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje, të enjten votohet në Kuvend. Opozita kundër: “Karamele” elektorale. PS: Përfitojnë votuesit e PD
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mazhoranca do të falë penalitetet e vendosura në 10 vitet e fundit jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytet dhe këtë po e bën me një nismë ligjore që u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e socialistëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4


Bëhet fjalë për shfuqizimin e te gjitha masave administrative nga Inspektoriatet Vendore te Mbrojtjes se Territorit, Inspektoriatit Qendror i Mbrojtjes se Territorit, Autoriteti Kombetar i Ushqimit, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në të gjithe territorin e Republikes se Shqipërisë, si dhe Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.

Në komision u propozua edhe faljen e gjobave për banesat individuale në qytet.

“Të anulohen masat administrative të vendosura edhe në zona urbane për qëllime strehimi, pra, jo për pallate, por për shtëpi banimi që përdoren për qëllime strehimi individual të përfshihen në gamën e subjekteve që do të përfitojnë”, tha socialisti Erion Braçe, propozues i këtij projektligji.

Demokratët në komision e cilësuan projektligjin si iniciativë për qëllime elektorale dhe thanë se nisma është diskriminuese për disa kategori.

“Kjo është një masë elektorale po vijmë në zgjedhje dhe po nxitohet për të hedhur një karamele elektorale”, tha Edmond Spaho.

“Projekligji për falje nuk duhet të jetë diskriminues per kategorite ne nevoje mund te shtojme edhe disa nga ketegorite”, shtoi Jorida Tabaku.

Kundërshtive të demokratëve iu përgjigj nismëtari Braçe.

“As kam patur qëllim dhe as e kam përdorur për politikë këtë nismë që kemi përpara sot. Nëse do t’i qëndroj argumentit elektoral duhet t’ju them që për shkak të gjithë pasjes së gjithë pushtetit ekzekutiv ata që i bie të jenë ndëshkuar kanë qenë pala tjetër politike. Nëse do rrimë në aspekt politik më vjen keq ta them nuk janë socialistët që po përfitojnë”, tha ai.

Sipas të dhënave vetëm në vitin 2022 llogariten 1492 masa administrative gjobë për disa tipologji ndërtimesh në zonat rurale ndërsa në banesat individuale në qytet nuk ka nje shifer.

Related

Tags: falja e gjobaveKomisioni Ekonomise
Previous Post

Bajram Begaj përshëndet hapjen e grup-kapitullit të gjashtë të negociatave për anëtarësim: Vendimi, afron hyrjen në BE

Next Post

Konsiderohet ‘hero’ por ja çfarë shkruante Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.