• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Mbetem mbështetës i dialogut politik”- Pritja e fundvitit me gazetarët, Presidenti Begaj: Moment reflektimi, një vit i mbushur me ngjarje

12/19/2024
in Aktuale
“Mbetem mbështetës i dialogut politik”- Pritja e fundvitit me gazetarët, Presidenti Begaj: Moment reflektimi, një vit i mbushur me ngjarje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar një pritje me gazetarët më rastin e festave të fundvitit. Teksa vlerësoi punën e gazetarëve dhe mediave, Kreu i Shtetit u ndal edhe tek sfidat e tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Po ashtu, Presidenti Begaj tha se “mbetem bashkëpunëtori e mbështetësi juaj për një shoqëri të mirëinformuar, për qeverisje transparente dhe për dialog politik e social, kuptimplotë e paqësor”.

“Në këtë moment reflektimi, në një vit të mbushur me ngjarje të rëndësishme për vendin, kombin dhe qytetarët, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj të palodhur dhe të guximshme”, tha ndër të tjera Kreu i Shtetit.

Begaj u shpreh se roli i medias në mbrojtjen e demokracisë, në debatin dhe lirinë e mendimit, është i pazëvendësueshëm.

Fjala e Presidentit

Në këtë fundvit të 2024-ës kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë të jem me ju, kërkuesitdhe mbrojtësit të lajmit të vërtetë, kujdestarë të informacionit tonë të përbashkët dhe kontributorë thelbësorë në fuqizimin e vlerave tëdemokracisë.

Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, çdo fjalë që përcillni, çdo ngjarje që raportoni, çdo histori që i jepni jetë, ndikon në ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë dhe në formësimin e debatit publik.

Ju jeni urë e rëndësishme lidhëse mes ngjarjeve dhe shoqërisë, duke bërë të njohur të vërtetën dhe duke sjellë informacione të rëndësishme në jetën tonë të përditshme.

Puna juaj është më shumë se përgatitja dhe përcjellja e lajmit.

Ajo është një akt kurajoje në shërbim tëpublikut, shpesh i kryer në rrethana sfiduese, me burime të kufizuara.

Ju mbani mbi supe përgjegjësinë e transmetimitte publiku të lajmit profesional në një kohë që ju duhet të menaxhoni e filtroni qindra realitete tëtransmetuara në dhjetëra forma, për të sjellë te ne informacionin e vërtetë.

Roli i medias në mbrojtjen e demokracisë, në debatin dhe lirinë e mendimit, është i pazëvendësueshëm. Qytetarët e kërkojnë dhe duan  informacionin. Atyre u pëlqen të lexojnë, dëgjojnë, kuptojnë, sfidojnë, mbështesin e debatojnë.

Sa më e respektuar dhe profesionale të jetë media shqiptare, aq më shumë do të jetë e informuar dhe e përfshirë shoqëria, dhe shumë më e fortë do të jetë demokracia.

Media është përballur me një sërë sfidash të rëndësishme, të evidentuara edhe në progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Integriteti dhe funksionimi i medias në vendin tonë janë tema të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë.

Në kohën e rrjeteve sociale dhe teknologjisë sëkomunikimit që zhvillohet me shpejtësi marramendëse, mbi supet tuaja bie edhe njëpjesë e madhe e peshës së edukimit të publikut me cilësinë e lajmit dhe të të rinjve me pasionin për profesionin e informacionit cilësor.

Zëri juaj, pena juaj, imazhi që ju transmetoni,sjellin sa qartësi, aq edhe orientim.

Ju ndikoni në mënyrën se si shoqëria jonë e shikon veten dhe reflekton.

Në këtë aspekt, kemi nevojë të bashkëpunojmëpër të luftuar stereotipat, stigmatizimin dhe llojet e ndryshme të diskriminimit në shërbim tëkohezionit social, kulturor e atij ndërmjet brezave.

Mediat sociale e kanë diversifikuarinformacionin, i kanë dhënë zë gjithsecilit, kanëhapur mundësi të mëdha, por, gjithashtu, edhe sfida të reja.

Ky diversifikim i lajmit ka ardhur me një kosto të lartë për cilësinë e tij për shkak tëkeqinformimit dhe të fake neës-ve, ndaj, roli juaj si profesionistë të informimit është më i rëndësishëm se kurrë.

Ju jeni ata që hidhni dritë mbi të vërtetën duke verifikuar informacionin në një oqean përmbajtjeje të pafiltruar.

Këtij oqeani të trazuar lajmesh e komentesh i është shtuar tashmë dhe Inteligjenca Artificiale, e cila, ashtu si mediat sociale, ka një potencial tëpakufishëm, aq sa paraqet edhe rreziqe.

Inteligjenca Artificiale mund ta përforcojë punën tuaj duke hapur horizonte të reja për transmetimin e informacionit dhe për analizimin e të dhënave, por teknologjia duhet t’i shërbejë shoqërisë, jo e kundërta.

Ju nxis ta përdorni atë me kujdes, etikë,humanizëm, profesionalizëm dhe gjithmonë në shërbim të së vërtetës.

Përballja me këto sfida kërkon bashkëpunim ndërmjet institucioneve, organizatave të medias dhe shoqërisë civile për të mbrojtur lirinë e shtypit, për të siguruar informim të saktë dhe për të mbështetur zhvillimin e një mjedisi mediatik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe tëpaanshëm.

Jetojmë në një botë të polarizuar me botëkuptime të ndryshme mes brezash, grupeve sociale e kulturore. Komunikimi në ambiente tëndryshme, veçanërisht në shkolla, ështëashpërsuar.

Ju ftoj të bashkojmë forcat në të përditshmen e në nisma inovative për të dhënë shembujt pozitivë dhe praktikat e komunikimit paqësor e cilësor.

Në intensitetin e imazheve dhe zërave në shumërrjete, le të nxisim e paraqesim zërin dheimazhin e qytetarisë, vetëpërmbajtjes, dijes dhe mirëkuptimit, të gjitha këto të domosdoshme për një shoqëri të zhvilluar dhe një të ardhme tëmirëqenë e të begatë në vendin tonë.

Kjo është veçanërisht e nevojshme në kohë si tonat, shumë sfiduese. Konfliktet e luftërat vijojnë në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Në këto kohë tensionesh, lajmi i vërtetë gjendetvetëm te mediat profesioniste, të cilat padyshim janë të sfiduara si nga lajmet e rreme e deep fake, ashtu dhe nga vështirësitë financiare.

Gjithsesi, zëri i profesionistëve të medias sëguximshme nuk ka munguar dhe mediaprofesionale mbetet një busull që na udhëheq në vlerësimin e drejtë të kompleksitetit të realiteteve.

Ju siguroj se Presidenti ka vëmendjen e vullnetin për t’ju dëgjuar e mbështetur. Përpjekja dhe integriteti juaj janë të shenjta.

Ju jeni profesionistë të nderuar dhe frymëzim për të rinjtë e të rejat që do të ndjekin rrugën tuaj, për t’ju përkushtuar të vërtetës dhe njëprofesioni sfidues në shërbim të së drejtës themelore për informim.

Profesioni juaj përbën një mision jetik për shoqërinë.

Ai është garanci për një shoqëri më të drejtë.

Padyshim, jo çdo gjë varet nga ju, por ju keni pushtetin e katërt, ndoshta atë më të fuqishmin në botën e sotme.

Unë uroj ta përdorni këtë pushtet me përgjegjësi.

Jam dhe do të mbetem bashkëpunëtori e mbështetësi juaj për një shoqëri të miri nformuar, për qeverisje transparente dhe për dialog politik e social, kuptimplotë e paqësor.

Ju uroj që këtë vit të ri të mund ta ushtroni profesionin tuaj të bukur si gazetarë në pavarësi e liri të plotë, të kërkoni të vërtetën, të mund ta transmetoni atë te publiku pa u shqetësuar e pa u vënë në rrezik.

Informacioni juaj i drejtë, në kohë dhe i paanshëm i jep frymë debatit dhe ushqen demokracinë tonë.

Në këtë moment reflektimi, në një vit të mbushur me ngjarje të rëndësishme për vendin, kombin dhe qytetarët, dëshiroj t’ju falënderoj për punën tuaj të palodhur dhe të guximshme.

Gëzuar Vitin e Ri!

Ju sjelltë 2025-a risi të këndshme, audiencë e lexueshmëri të lartë dhe shumë suksese!

Le të jetë viti i ri 2025 një vit i mbushur me gëzim, suksese dhe frymëzim për të vazhduar misionin tuaj të rëndësishëm.

Related

Tags: gazetaretPresidenti Begajpritje
Previous Post

Shoqe në rini, Monika Lubonja flet për Parashqevinë: I ndihmonte të gjithë njerëzit

Next Post

Agjencia e Statistikave publikon shifrat/ Ulet popullsia në Kosovë, ja sa banorë ka vendi

Lajme të ngjashme

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

Asfalti elektoral në Belsh, rrëfimi i kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa”  i bënë vetë

by redaktor2
06/02/2025
0

Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.