• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balla takim me bashkëatdhetarë në Firenze: PS është e vetmja alternativë qeverisëse! Përmbyllim anëtarësimin në BE në mandatin e ri

12/21/2024
in Politikë, Slider
Balla takim me bashkëatdhetarë në Firenze: PS është e vetmja alternativë qeverisëse! Përmbyllim anëtarësimin në BE në mandatin e ri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, dhe njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën Taulant Balla takoi shqiptarët e Firences.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Pjesemarrja e Diaspores ne zgjedhjet e 11 Majit është një moment historik. Partia Socialiste ka meritën kryesore në realizimin e këtij detyrimi që Shqipëria kishte ndaj jush që jetoni prej vitesh jashtë Shqipërisë por që ishit përjashtuar nga vendimarrja lidhur me drejtimin që duhet të ecë vendi.”

Prej datës 11 janar do nisë procesi i regjistrimit u rikujtoi Balla shqiptarëve në Firence,  sipas një modeli që ekziston në shumë vende.

“Unë dhe kolegët e mi që kemi ardhur sonte këtu do t’ju kërkonim të votonit Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, dhe unë do ta quaja historik mandatin e katërt. Shqiptarët në shumicë edhe në Shqipëri edhe në  diasporë e dinë fare mirë, se nëse duam ta shohim Shqipërinë tonë, anëtare të Bashkimit Europian këtë mund ta bëjmë vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Sot në ofertat politike në Shqipëri nuk gjen në asnjërën prej tyre që te ketë një ekip si ekipi i Partisë Socialiste, një program Shqipëria 2030 si programi ynë dhe një udhëheqës si Edi Rama, i cili do të garantojë përmbylljen e këtij ose kësaj etape historike të Shqipërisë sonë anëtare të Bashkimit Europian deri në vitin 2030.”

Diaspora është gjyqtari më i ndershëm tha Balla, se e keni parë edhe vetë kur flisni me italianët para 10 vjetësh nuk gjenit ndonjë që thoshte “do shkoj me pushime në Shqipëri”.

“Para 10 vjetësh ishe pak i sikletosur të thoshte: unë jam shqiptar.” Sot secili prej nesh e thotë me shumë krenari: o sa mirë me qenë shqiptar. Shqiptarët po shkëlqejnë”, tha Balla.

Lidhur me detyrimin për t’i garantuar çdo fëmije që lind me të paktën një prind shqiptar që të mësojë gjuhën shqipe, Balla tha se historia do na gjykojë. Kemi nisur me Mësues për Greqinë dhe qëllimi është që shumë shpejt ta shtrijmë këtu në Itali, u tha ministri shqiptarëve në takimin e Firences.

“Po ndaj me ju një shifër që është shumë domethënëse. Edhe pse kanë kaluar 33 vjet nga 1991 shqiptarët filluan të lëvizin në masë, kur në mars të 1991, anijet u nisën nga Durrësi për të zbritur në Brindisi dhe që atëherë nisi kjo histori e re, 9-mujori i parë i vitit 2024 shënon 772 mln euro remitanca, pra dërgesa pagesash nga bashkatdhetarët tanë në Shqipëri. Që do të thotë që nëse 9-mujori ka qenë kaq, viti do të mbyllet me 1 mld euro dërgesa siç konfirmon Banka e Shqipërisë”, tha Balla.

Ministri foli edhe për synimin e Partisë Socialiste dhe qeverisjes së saj që të tërheqë investimet e diasporës.

“Shqipëria ende nuk ka kapacitete ende të mjaftueshme dhe investimi në turizëm është sot investimi i duhur në Shqipërinë tonë të dashur.”

Shqipëria tha Balla është sot më e drejtë se 10 vite më parë sepse ka shumë politikanë që po shkojnë para drejtësisë.

“Shqipëria është më e drejtë sepse sot nuk ka më persona që konsiderohen të paprekshëm nga drejtësia dhe askush nuk e imagjinonte 10-12 vite më parë, as ne nuk e imagjinonim kur hodhëm themelet e drejtësisë së re, se do të vinte dita kur presidentë, ministra, kryeministra të ndëshkoheshin nga drejtësia.

Dhe ky është një shërbim që i shërben brezave që do vinë, që ja bëjmë Shqipërisë sonë në rrugën drejt BE” ishte mesazhi i Ballës para shqiptarëve të Italisë, duke u kërkuar edhe atyre që në 11 maj mbushin 18 vjeç të regjistrohen e të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ne duam besimin e diasporës për të votuar për një mandat të katërt Edi Ramën dhe Partinë Socialiste: Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!”

Related

Tags: FirenzetakimTaulant Balla
Previous Post

Parashqevi Simaku rikthehet “në shtëpi”, sonte në Festivalin e Këngës në RTSH! Çfarë pritet të ndodhë

Next Post

“Duhet të jemi bashkë”/ Driloni bën hapin e parë drejt Sarës?

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.