• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë,  Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

12/24/2024
in Slider, Sociale
Ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë,  Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët më të mirë të Shqipërisë, në prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Kryeministri Edi Rama, duke përgëzuar ekselentët për arritjet e tyre, u shpreh:
“Ju keni zgjedhur rrugën më të vështirë, të sfidoni vështirësitë dhe të jeni sot këtu si shembuj të suksesit të gjatë. Një jetë e tërë në shkollë dhe një përpjekje e palodhshme ju kanë sjellë në majë, dhe shumë maja të tjera janë përpara jush. Për këtë arsye, ju jeni heronj për mua. Ky moment i ndarjes së medaljeve të arta është i vetmi në punën time 365-ditore ku më duket se jam më i shkurtër se ata që kam përballë. Dhe më besoni që ju kam zili, sepse ndërkohë e gjithë bota është aty përpara jush, për ta zotëruar. Keni gjithë kohën e nevojshme përpara dhe, ndryshe nga unë në moshën tuaj, keni gjithçka në dispozicion. Nëse doni që dija juaj të jetë sa bota, nuk ju mungojnë rrugët për të shkuar në çdo cep të dijes që ka bota, falë teknologjisë.”, tha Kryeministri Rama.
Në fjalën e saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, vlerësoi nxënësit ekselentë si shembull të përkushtimit dhe arritjeve:
“Sot u japim 188 maturantëve dhe studentëve medaljet e arta, në shenjë të arritjeve dhe krenarisë që na keni sjellë. Ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim edhe më shumë në studimet tuaja të larta.
Është një ditë e përkushtimit, punës dhe arritjeve tuaja, falë mbështetjes së mësuesve tuaj, të cilëve u jemi mirënjohës për sakrificat dhe ndihmën e tyre. Ju sot jeni nxënës të shkëlqyer me mesatare 10 absolute dhe gjithashtu studentë ekselentë në universitete, duke na bërë krenarë dhe duke frymëzuar nxënës të tjerë. Medalja e artë nuk është thjesht një simbol i suksesit tuaj akademik, por një dëshmi e punës suaj të palodhshme. Ajo është një kurorëzim i përpjekjeve tuaja dhe të prindërve tuaj, të cilët sot janë të lumtur dhe krenarë për këto arritje. Ju jeni kartolina më e bukur e këtij fundviti, një kurorëzim i një pune të përbashkët të familjes dhe të sistemit arsimor. Ju, ekselentët tanë, do të na nderoni kudo që të shkoni.”
Ministrja Manastirliu vuri në dukje dhe përzgjedhjet akademike që kanë bërë ekselentët për studimet e larta:
“Jam e lumtur që rreth 80% e ekselentëve tanë studiojnë në universitetet shqiptare. Edhe ata që studiojnë jashtë vendit kanë zgjedhur degë specifike për të përfituar dijet dhe kompetencat më të mira, me qëllim që të kthehen në Shqipëri dhe të kontribuojnë me potencialet e tyre. Ne kemi diskutuar shpesh se çfarë i shtyn ata të jenë më të mirët dhe të marrin ekselencën akademike ndërkombëtare.
49% prej jush studiojnë për Mjekësi, 30% për Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, 10% për Arkitekturë dhe Inxhinieri, ndërsa pjesa tjetër ndjek shkenca shoqërore. Kemi një ansambël profesionistësh të ardhshëm që jam e bindur se do të bëjnë Shqipërinë më të bukur, më të fortë dhe më ambicioze.
Fakti që çdo vit rritet numri i ekselentëve tregon përpjekje dhe arritje të mëdha. Për ata që studiojnë jashtë vendit, ju jeni ambasadorët tanë më të mirë, duke ndarë vlerat dhe kulturën shqiptare me studentë të tjerë dhe duke përfaqësuar shkollën shqiptare me dinjitet.”
Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe punën që është bërë në këtë drejtim:
“Arsimi i lartë po ecën me hapa të sigurt drejt ndërkombëtarizimit. Këtë vit kemi hapur degët e dy universiteteve prestigjioze: Kolegjin e Europës në Tiranë dhe Universitetin e Studimeve në Distancë të Spanjës në Gjirokastër. Gjithashtu, po punojmë për hapjen e filialeve të Universitetit Teknologjik të Stambollit dhe Universitetit Teknologjik të Compiegne-it për vitin akademik 2025-2026.”
Në fund, Ministrja foli dhe për mbështetjen e qeverisë shqiptare për studentët:
“Prej vitesh, qeveria shqiptare ka ofruar bursa dhe tarifa të reduktuara për studentët ekselentë. Aktualisht, mbështesim rreth 50 mijë studentë çdo vit me bursa ose tarifa të reduktuara. Po bëhen përpjekje të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës në universitete dhe mbështetjen e pedagogëve, për të garantuar një cilësi më të lartë të arsimit të lartë. Jam krenare që 58 prej jush kanë aplikuar në programet prioritare për të përfituar nga bursa me pagë minimale. Kjo na bën krenarë, pasi ju jeni modeli i studentëve që kontribuojnë në sektorët prioritarë të vendit.”
Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, të rinjtë treguan përse kanë zgjedhur të studiojnë universitetet shqiptare dhe qëllimet që kanë për të ardhmen e tyre.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: ManastirliuMedaljet e Artandarja
Previous Post

“Viti i Shenjtë” mes religjonit dhe bujës mediatike! Papa Françesku çel mbrëmjen e Krishtlindjeve

Next Post

“Më ngacmues se Neda dhe Arbri”/ Heidi flet për ‘Fun Club’ dhe banorët e “BBVA”

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

“Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha të gjitha, Shqipëria favoritja kryesore për në BE

by redaktor2
06/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka përcjellë sot në Kuvend një mesazh të rëndësishëm mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit...

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja: Burgu s’mund të rindërtohet, duhet qasje arkeologjike

by redaktor2
06/05/2025
0

Ndërhyrjet restauruese që kanë nisur në burgun e Spaçit nën mbikëqyrjen e Institutit të Trashëgimisë Kulturore kanë nxitur një debat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
  • Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë
  • Debati për Spaçin – Ajazi: Po përfitojmë nga projekti i restaurimit për të bërë film! Lubonja:…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.