• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Avokatët e Erion Veliajt rendisin 8 argumentet: Pse hetimi i SPAK është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin! Kontrollet u ushtruan pa mandat

12/27/2024
in Kronikë, Slider
Avokatët e Erion Veliajt rendisin 8 argumentet: Pse hetimi i SPAK është keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin! Kontrollet u ushtruan pa mandat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Avokatët e kryebashkakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe familjes së tij, kanë publikuar disa nga argumentet e tyre të mbrojtjes, pas dëshmisë prej 5 orësh para prokuroreve të SPAK, por edhe për njoftimin e akuzave të reja ndaj tij për disa vepra.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Veliaj sipas SPAK eshte nen hetim per korrupsion pasiv pas denoncimit te bere nga nje shtetas me iniciale N.A.  Nga ana tjeter, avokatët e Erion Veliajt dhe familjes se tij, theksojnë se hetimet janë dashakeqe, të qëllimshme ndaj kryebashkiakut dhe në kundërshtim me ligjin.

 “Hetime keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin! Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm! Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor. Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet Erion Veliaj.  Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të Erion Veliajt, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit”, thuhet në argumentet e avokatëve.

Pala mbrojtëse i mëshon faktit se hetimet janë bërë në tejkalim të afateve, ndërkohë që janë intimiduar personat e thirrur me statusin e “personit që ka dijeni”.

“Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”.
Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.

Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.
Edhe pse Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës. Tejkalimi i afateve hetimore! Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë”, thuhet në disa nga argumentet e mbrojtjes.

Ndërkohë që sipas avokatëve të Veliajt, kontrollet e ushtruara nga SPAK apo sekuestrimi i telefonit është bërë pa një mandat nga gjykata.

“Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat

  • Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.
  • Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar”, shprehen avokatet e familjes Veliaj

Argumentet e Plota të avokatëve Mbrojtës së familjes së Erion Veliajt:

Hetim keqdashës, i qëllimshëm dhe në kundërshtim me ligjin

  1. Nisja e procesit hetimor pa dyshim të arsyeshëm
  • Procesi hetimor është iniciuar mbi bazën e një kallëzimi anonim dhe të dhënave të supozuara (fiktive), pa u paraqitur prova ose indicie të mjaftueshme që të krijojnë dyshimin e arsyeshëm ligjor.
  • Nuk kuptohet qartë vepra penale për të cilën është kallëzuar ose dyshohet Erion Veliaj.
  • Nëse kallëzimi është bërë konkretisht në emër të Erion Veliajt, prokurori kishte detyrimin ligjor ta regjistronte emrin e tij në regjistrin e veprave penale. Nga ai moment duhej të fillonte edhe llogaritja e afatit gjashtëmujor të hetimit.
  1. Fshehja e faktit të vendosjes në hetim të Erion Veliajt dhe familjes
  • Erion Veliaj dhe familja e tij janë vënë në hetim faktik që në muajin mars 2024, por ky fakt është mbajtur i fshehtë nga Prokuroria, me pretendimin se hetimi po bëhej “për veprën penale” dhe jo “kundër personit”.
  • Megjithatë, veprimet hetimore të kryera kanë qenë të përqendruara realisht te persona konkretë, duke krijuar situatën e një hetimi substantivisht individual ndaj Erion Veliaj (dhe të tjerëve), pa e njoftuar zyrtarisht këtë status.
  1. Kërkesa për kontrolle dhe sekuestrimin e telefonave pa mandat
  • Prokuroria ka kërkuar kontrolle dhe ka kryer sekuestrimin e telefonave, në mungesë të një urdhri të posaçëm gjyqësor (mandati), duke shkelur procedurën ligjore në fuqi.
  • Telefoni është marrë jo vetëm pa vendim gjykate (madje gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit), por edhe pa pëlqimin e përdoruesit. Ai nuk është sekuestruar si një objekt me të cilin është kryer një vepër penale, por me qëllimin për të kërkuar të dhëna që mund të përdoreshin në një vepër të supozuar. Me fjalë të tjera, ka qenë një sekuestrim në kërkim të veprës, jo i provës për një vepër penale të përcaktuar.
  1. Intimidimi dhe dhuna agresive ndaj të thirrurve si “persona në dijeni”
  • Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes.
  1. Keqpërdorimi i cilësimit “persona në dijeni” për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
  • Edhe pse Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë de facto nën hetim, janë thirrur nga Prokuroria si “persona në dijeni” me qëllim që t’i detyrojnë të dëshmojnë kundër vetes ose anëtarëve të familjes, duke i privuar kështu nga e drejta e detyrueshme për avokat mbrojtës.
  1. Tejkalimi i afateve hetimore
  • Afatet hetimore janë tejkaluar. Sipas ligjit, periudha gjashtëmujore e hetimit duhet të fillojë që në momentin kur ndaj Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë nisur veprimet hetimore specifike, e jo më vonë.
  1. “Fishing expedition”
  • Hetimi duket i qëllimtë ndaj një individi, jo për një vepër penale të caktuar, por për vetë personin (Erion Veliaj), me synimin për ta kapur medoemos në një shkelje, qoftë penale apo administrative.
  1. Dalja në media e informacioneve mbi hetimin
  • Informacione të ndryshme lidhur me hetimin janë transmetuar në media, duke krijuar hapësirë për interpretime keqdashëse dhe denigruese ndaj figurës së kryetarit të bashkisë. Kjo ka nxitur një perceptim publik të fajësisë së Erion Veliajt, duke dëmtuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe duke cenuar barazinë e palëve në proces.
  • Një veprim i tillë mund të përbëjë shkelje të rënda, qoftë përmes dashjes apo neglizhencës, pasi përbën keqadministrim të hetimit dhe dëmton integritetin e procedurës penale.

Related

Tags: Avokatet e VeliajSPAK
Previous Post

Zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha: Aksionet politike të PD janë përmbushur, do kemi qeveri kujdestare…

Next Post

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, çon për gjykim dosjen ndaj Erzen Breçanit dhe 7 personave të tjerë. Ja për çfarë akuzohen

Lajme të ngjashme

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë

Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë

by redaktor2
06/28/2025
0

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
  • Begaj me arbëreshët në Kalabri: Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyr…
  • KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane
  • Emra dhe foto / Biznesmenët shqiptarë që mbushin Evropën me kokainë nga Ekuadori në Brazil. Nga Erio…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.