• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Neglizhenca në trajtimin mjekësor/ Pacienti humbi jetën, dy mjekëve i pezullohet ushtrimi i detyrës. Për një të tretë vendoset “detyrim paraqitjeje”

12/27/2024
in Kronikë
Neglizhenca në trajtimin mjekësor/ Pacienti humbi jetën, dy mjekëve i pezullohet ushtrimi i detyrës. Për një të tretë vendoset “detyrim paraqitjeje”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka proceduar penalisht tre mjekë të Spitalit të Fierit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pasi në mars të2022, një shtetas humbi jetën nën dyshimin e neglizhencës mjekësore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Hetimet kanë treguar se më datë 03.02.2022, salla operative është njoftuar se në spitalin e Patosit është dërguar pa shenja jete shtetasi me iniciale A.Sh. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, i ndjeri kishte shkuar në spitalin Patosit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është dërguar me ambulancë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Pas vizitave ai thuhet se është kthyer në Patos, ku është ulur në një lokal dhe ka ndërruar jetë. Mjekët e turnit kanë mohuar të kenë trajtuar rastin, duke ngritur dyshime për neglizhencë mjekësore.

Pas ekspertizës mjekoligjore, Prokuroria ka kërkuar masa sigurimi për tre mjekët me iniciale B.Dh. dhe I.Ç. dhe K.J., të dyshuar për neglizhencë që çoi në vdekjen e A.Sh.

Gjykata ka ekzekutuar pezullimin e ushtrimit të detyrës për mjekët B.Dh. dhe I.Ç., dhe detyrimin për t’u paraqitur në polici për K.J.

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialeve të kallëzimit të veprës penale, të ardhura nga Komisariati i Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 181 viti 2022 për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekesor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga hetimi i kësaj çështje ka rezultuar se, më datë 03.02.2022, salla operative është njoftuar se në spitalin e Patosit është dërguar pa shenja jete shtetasi A.Sh. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, i ndjeri kishte shkuar në spitalin Patosit në orët e para të mëngjesit dhe më pas është dërguar me ambulancë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier dhe më pas është kthyer në Patos ku është ulur në një lokal dhe ka ndërruar jetë. Është marrë informacion për mjekët e turnit që ndodheshin në zyrën e mjekëve dhe nëse shtetasi A.Sh është paraqitur në orët e para të mëngjesit i shoqëruar nga ambulanca e Patosit me dhimbje gjoksi. Për këtë fakt, mjekët kanë mohuar dijeninë në lidhje me rastin dhe faktin që i ndjeri të jetë paraqitur në turnin e tyre.

Në funksion të këtij hetimi, krahas veprime hetimore që lidhen me natyrën e kësaj ngjarje, është administruar edhe akti i ekspertimit mjekoligjor, ku është arritur në përfundimin se nga ana e personelit mjekësor që ka trajtuar rastin gjenden elementë të neglizhencës mjekësore që kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në ardhjen e pasojës.

Për sa më sipër, ekziston dyshimi i arsyeshëm që mjekët kanë neglizhuar në trajtimin e duhur të rastit, duke sjellë si pasojë vdekjen e të ndjerit.

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Gjykata me vendimin nr. 62-2024-6773 datë 21.12.2024 vendosi caktimin e masës së sigurimit:

  1. Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimit publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit B.Dh, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca në trajtimin mjekesor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.
  2. Caktimi i masës së sigurimit me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimit publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetases I.Ç, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhenca në trajtimin mjekesor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.
  3. Caktimi i masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit K.J, si i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Neglizhenca në trajtimin mjekesor” parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal

Në datë 25.12.2024 oficerët e policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Fier kanë ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier datë 23.12.2024, dalë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshem Fier, nr. 62-2024-6773 date 21.12.2024.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe hetimin e rasteve të subjekteve të posaçme që për shkak të cilësive të tyre neglizhojnë në trajtimin e duhur të rastit duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e personave.

Related

Tags: MjeketprocedonProkuroria Fier
Previous Post

“Jam në burg sepse jam dëshmitari kryesor i…” Meta: Çuditërisht sot vura re se numri i qelisë time ishte 5. Kjo do më ndihmojë më shumë për të…

Next Post

AKSK dhe CRCA / ECPAT Shqipëri nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.