• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Investimet në shëndetësi dhe mbështetja për studentët, Balluku dhe Koçiu bashkëbisedim me praktikantët në Fier

12/28/2024
in Slider, Sociale
Investimet në shëndetësi dhe mbështetja për studentët, Balluku dhe Koçiu bashkëbisedim me praktikantët në Fier
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kane zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentë të Mjekësisë dhe Infermierisë të cilët ushtrojnë praktikën e tyre në Spitalin Rajonal Memorial Fier.
Në fjalën e saj, ministrja Koçiu tha se tashmë ka më shumë mundësi dhe oportunitete, ku ata mund të zgjedhin jo vetëm spitalin ku duan të punojnë, por edhe një sërë incentivash që të kontribuojnë në sektorin publik shëndetësor.
“Pagat një nga stimujt kryesorë për të zgjedhur një profesion, janë dyfishuar duke nisur nga viti 2013. Dhe sot kemi pagën e mjekut në 1600 euro, pagën e infermierit në 1200 euro, një incentivim i mirë financiar për të zgjedhur sektorin publik shëndetësor. Ndërkohë nga ana tjetër janë kushtet, infrastruktura spitalore dhe jo vetëm, edhe i qendrave shëndetësorë. Ne kemi investuar në 450 qendra shëndetësore për të përmirësuar infrastrukturën shëndetësore”, u shpreh Koçiu.
Ajo shtoi se është investuar shumë edhe në pajisje mjekësore të teknologjisë së lart që i japin mundësi çdo profesionisti të shëndetësisë të diagnostikojë dhe t’i shërbejë pacientit ashtu siç duhet, por edhe të zhvillojë mësë miri profesionin e tij.
Më tej, ministrja e Shëndetësisë përmendi edhe një sërë incentivash të reja të cilat mbështesin mjekët dhe infermierët, një ndër to edhe programi për kredi me zero interes. “Një nga programet më të fundit është ai kredisë me interes zero i cili dha mundësinë që të kishim 85 mjekë për të marrë banesën e tij të parë. Ndërkohë dhamë edhe 45 kuota të tjera për mjekët përfshirë edhe infermierët. Lajmi i mirë tjetër është që jemi duke përgatitur vendimin e radhës për të patur sërish kuota dedikuar mjekëve, infermierëve dhe profesionistëve të shëndetësisë për të marrë kredi me interes zero. Kemi dyfishuar bonusin për ata të rinj të reja mjekë, profesionistë që zgjedhin të shërbejnë edhe në zonat rurale për të dhënë kontributin e tyre dhe për ti shërbyer komunitetin”, nënvizoi Koçiu.
Duke iu drejtuar studentëve praktikantë, Ministrja Koçiu foli dhe për specializimet e tyre në mjekësi. “Nëse zgjidhni të keni një kontratë me MSHMS, atëherë ju do keni mundësi që gjatë gjithë viteve të specializimit të paguheni me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm. Dhe për ata të rinj dhe të reja që zgjedhin specialitetin mjekësi urgjence apo mjekësi familjare, të cilat për ne janë degë prioritare, kemi dhënë mundësinë që të hyhet pa testimin e formalizuar dhe gjatë kohës që kryejnë specializimin, të paguhen me 100% të pagës së mjekut të përgjithshëm”, u shpreh ajo.
Në përfundim, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu foli edhe për reformën e rëndësishme të autonomisë spitalore e cila u jep mundësi spitaleve që të mos varen vetëm nga buxheti i qeverisë dhe MSHMS-së, por të vetadministrojnë dhe vetëmenaxhojnë buxhetet e tyre, stafet, shërbimet shëndetësore dhe pajisjet e nevojshme që të ofrojnë shërbime të specializuara.
Ndërsa zv.kryeministrja, njëherësh, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se Spitali Memorial Fier me infrastrukturën më moderne shëndetësore që vendi ynë ka, është një shembull apo praktikë e mirë për t’u ndjekur edhe nga rajonet e tjera.
Ajo shprehu kënaqësinë për këtë bashkëbisedim duke vënë në dukje se janë mbi 850 praktikantë nga mjekësia dhe infermieria në Spitalin Rajonal të Fierit.
“Qeveria shqiptare do të krijojë kushte e duhura për ushtrimin e profesionit të nderuar që ju keni zgjedhur. Kapitali njerëzor përsa i përket mjekësisë është padyshim kollona më e rëndësishme mbi të cilën duhet të ngrihet sistemi ynë mjekësor. Pra jeni ju apo mjekët që kontribuojnë në të katër anët e vendit. Nga ana tjetër, ju nuk e ushtroni dot profesionin siç duhet nëse nuk keni infrastrukturën e duhur spitalore, ambulatore apo teknike. Sot teknologjia është një pjesë e pandarë e profesionit tuaj, sot duhen gjithmonë e më shumë investime nga qeveria shqiptare, për sa i përket teknologjisë së përdorur në mjekësi. Sot ne duhet të ndjekim ritmin e vendeve të tjera europiane për sa i përket depistimit që është pjesa më e rëndësishme e procesit mjekësor. Këto kanë një kosto të shtuar që diku krijon edhe një kalendar të tërë të hapave të cilat duhen hedhur për përmirësimin e kushteve në mjekësinë publike”, nënvizoi ajo.
Balluku u ndal edhe te autonomia spitalore, proces i cili ka nisur nga Spitali Memorial Fier me autonominë menaxheriale dhe që në vitin 2025 do të aplikohet autonomia financiare. “Spitalet me autonomi financiare do të kenë mundësi të jetë atraktivë për të gjithë mjekët dhe infermierët duke i klasifikuar ata edhe nga performanca dhe duke pasur parasysh kohën e shkurtër që duhet sot për të ardhur nga Vlora në Fier, apo nga Tirana në Fier do të bien edhe barrierat e vendbanimit dhe të vendpunësimit. Ju do të shijoni dhe merrni frutet e gjithë kësaj reforme që qeveria shqiptare po nis”,
Zv.kryeministri Belinda Balluku theksoi po ashtu se qeveria është e fokusuar për të rritur akoma më tej pagat e mjekëve dhe infermierëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: BallukubashkebisedimFIERMinistrja Kociupraktikante mjekesie
Previous Post

Veliaj nxjerr urdhrin për shpërblimin e punonjësve të shërbimeve të Bashkisë së Tiranës, ja kategoritë që përfitojnë

Next Post

Paraqitje pozitive në Kupën e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 11-ta në Austri

Lajme të ngjashme

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.