• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e biznesmenit për pavlefshmëri të provave në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’, Halimi: Vendim që i jep të drejtë Prokurorisë të zbulojë të vërtetën

12/30/2024
in Opinion
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e biznesmenit për pavlefshmëri të provave në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’, Halimi: Vendim që i jep të drejtë Prokurorisë të zbulojë të vërtetën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pëllumb Gjoka, i shpallur investitor strategjik, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO, kërkesë e cila nuk u pranua.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar Eduard Halimi. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Halimi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese sot është një hap vendimtar për drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas tij vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një vendim drejtësisë i cili përputhet me standardet e vendosura nga gjykatat evropiane si ECJ, ECHR dhe Gjykata e Kasacionit në Itali, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme për drejtësinë në vendin tonë.

Ky vendim i orientuar debatin drejt thelbit të autenticit të provave dhe përbën një garanci të re për drejtësinë e procesit gjyqësor dhe largimin nga paragjykimet procedurale që shpesh janë pengesë për drejtësinë e vërtetë.

Postimi i Plotë

Edhe Shqipëria “pro” provave nga SkyEÇ! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese : Një hap Vendimtar për Drejtësinë dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një vendim drejtesise i cili përputhet me standardet e vendosura nga gjykatat evropiane si ECJ, ECHR dhe Gjykata e Kasacionit në Itali, duke shënuar një pikë kthese të rëndësishme për drejtësinë në vendin tonë. Ky vendim i orientuar debatin drejt thelbit të autenticit të provave dhe përbën një garanci të re për drejtësinë e procesit gjyqësor dhe largimin nga paragjykimet procedurale që shpesh janë pengesë për drejtësinë e vërtetë.

Çfarë sjell ky vendim?

1. Debati mbi Autenticitetin e Provave. Interesi publik.
Provat e marra janë të vlefshme për tu përdorur dhe palët në procesin gjyqësor kanë tani të drejtën dhe hapësirën për të diskutuar mbi autenticitetin e provave. Kjo qasje i mundëson gjykatave të përqendrohen në vërtetësinë dhe cilësinë e provave, duke shmangur paragjykimet që mund të lindin nga çështjet proceduriale. Publiku ka nevoje te dije të vërtetën mbi ato komunikime, nëse janë kryer apo jo krimet e dyshuara. Publikut nuk i intereson se si i morre prokuroria, avokatve po, por ky debat perfundoi.

2. Forcimi i Drejtësisë

Ky vendim është një armë e fuqishme në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe lidhjeve mes politikës dhe botës së krimit. Ai garanton një proces më transparent dhe të drejtë për të gjithë aktorët, duke ndihmuar në ndarjen e politikës nga ndikimet kriminale.Publiku ka nevoje te dije këtë nese vërtet ekspnonentë të lartë të politikës kane komunikuar me kreret e bandave!

3. Përputhje me Standardet Evropiane

Vendimi harmonizon praktikën shqiptare me atë evropiane, duke forcuar besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Ky hap i rëndësishëm jo vetëm që shërben për forcimin e shtetit ligjor, por gjithashtu dërgon një mesazh të qartë: drejtësia do të mbështetet në fakte dhe prova autentike, jo në supozime apo procedura të dobëta.
Shqipëria ka tani një mundësi të artë për të treguar angazhimin e saj serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky vendim i jep të drejtë prokurorise të zbardhe pa humbur kohe, jo me dy standarte gjithshka qe do te zbuloje të verteten.

Related

Tags: Eduard HalimiGJKSKY-ENCROCHAT
Previous Post

Jozi përplaset me Gramosin: E ke lënë gruan shtatzënë dhe ke ardhur këtu

Next Post

Zhegrova në formacionin e vitit: Franca nuk e njeh Kosovën, po e prezantoj në mënyrë të shkëlqyer

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

Ç’ishin, ç’janë dhe ç’nuk do të bëhen Lapaj dhe Shabani, (Vet)vrasja e paralajmëruar

by redaktor2
07/17/2025
0

Shkruan Ermal Qori Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani njihen prej kohësh. Të dy kanë qenë pjesë e Aleancës Kuq e...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.