• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nuk ka vend të dytë në rajon dhe Europë që shumëzon me zero bujqësinë”- Tedi Blushi: Partia e Lirisë do ta mbështesë këtë sektor me 30 miliardë lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv

12/30/2024
in Politikë, Slider
“Nuk ka vend të dytë në rajon dhe Europë që shumëzon me zero bujqësinë”- Tedi Blushi: Partia e Lirisë do ta mbështesë këtë sektor me 30 miliardë lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për media ka deklaruar qeveria ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore, duke e cilësuar goditje e rëndë për fshatin e fermerin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Blushi tha se nuk ka një vend të dytë në rajon dhe në kontinent që shumëzon me zero bujqësinë.

Më tej ai tha se Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Tedi Blushi: Rama ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore, goditje e rëndë për fshatin e fermerin

Partia e Lirisë denoncon përjashtimin e plotë dhe në shkallë ekstreme të 40% të popullatës shqiptare që jeton në fshat që pothuajse nuk do të përfitojë asgjë nga fondet buxhetore të vitit të ardhshëm.

Sepse për bujqësinë me të cilën mbahen 40 përqind e popullatës, ky buxhet diskriminues për fermerët parashikon gjithsej 70 mln euro drejtpërdrejt ose përafërsisht 0,28% të PBB.

Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe në kontinent që shumëzon me zero bujqësinë, degën kryesore të ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 35% në punësim vetëm po ulet dhe po tkurret në mënyrë të pandalshme.

Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Qeveria në Shqipëri jep dhjetëra herë më pak subvencione se sa në Kosovë.

Rritja e kostove të lëndëve të para kultivimi i produkteve bujqësore hasi në vështirësi vitin e kaluar kryesisht nga rritja e kostove të lëndëve të para.

Çmimet e inputeve bujqësore që u rritën nga 50 në 100 për qind kanë bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktoheshin.

Rënie të dukshme po pëson sektori i blegtorisë, që është nën-sektori i madh në Bujqësi.

Shpopullimi i popullsisë në zonat rurale është shkak kryesor për rënien e numrit të bagëtive.

Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po zhduken me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj.

Rritja ekonomike në bujqësi mbetet negative në tremujorin e tretë tevitit 2024 me minus 2,54%.

Shqipëria po shpopullohet sepse ndonëse 400 mijë qytetarë punojnë në bujqësi, ky sektor jep mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. E sikur të mos mjaftonte kjo Buxheti i Shtetit jep për bujqësinë një mbështetje të papërfillshme, pa llogaritur këtu që jemi i vetmi vend i rajonit që fondet e IPARD janë bllokuar për shkak të korrupsionit dhe tjetërsimit të tyre te bizneset e lidhura me inceneratorët apo qeveritarët.

Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.

BUJQËSIA

Përballë kësaj Qeverie që prioritet ka vetëm plehrat, Partia e Lirisë vjen me një program konkret, me 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që në fokus kanë qytetarin, mirëqenien e tij, ndalimin e shpopullimit dramatik, arsimin dhe investimin në kapitalin njerëzor, zhvillimin ekonomik dhe begatinë e vendit përmes një Shqipërie fuqi eksportuese.

Bujqësia dhe blegtoria është një nga 5 Prioritetet tona kryesore.

Ne angazhohemi për mbështetje direkte përmes pagesave direkte dhe për mbështeje direkte përmes masave konkrete.

Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.

Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.

Pagesë grant e menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.

Related

Tags: bujqesiaTedi Blushi
Previous Post

Në kërkim për armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 23-vjeçari

Next Post

Kërkoi të shpallen të pavlefshme mesazhet në SkyEcc, Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.