• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga Auron Tare/ Një kartolinë për fundin e Vitit

12/31/2024
in Opinion, Slider
Nga Auron Tare/ Një kartolinë për fundin e Vitit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“ Miku im, në vënd të një Kartoline për fundin e vitit po të dërgoj një lajm shumë interesant. Si një dashamirës i zjarrtë i natyrës që je, po të bëj me dije se këtu në Arkivën e Kopështit Botanik Mbretëror në Kew, kam gjetur një bimë me të cilën jam i sigurtë se mund të krenohesh. Eshtë lulja “Cardamine tepelenensis”

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Një bimë endemike me prejardhje nga Tepelena për të cilën ti ma ke përmendur si vendlindja e Ali Pashës me bëmat e të cilit krenoheni shpesh. Jam i sigurtë se kjo Bimë që lajmëron ardhjen e pranverës do të gjejë vëmendjen e duhur në mbrojtjen e saj dhe do të jetë një dhuratë për natyrën e vendit Tuaj.

Një Vit të Mbarë në ruajtjen e natyrës Shqiptare

Sir Patrick F, OBE

I habitur me këtë mesazh të mikut tim të vjetër fillova të kërkoj më shumë mbi Lulen enigmatike nga Tepelena.

Kisha lexuar me parë mbi kërkimet botanike të botanistit Italian Antonio Baldaci i cili kishte eksploruar Jugun Shqiptar duke u ngjitur deri në lartësinë e Malit të Këndrevicës. Baldaci ishte i pari studiues i cili kishte identifikuar një tjetër bime endemike “Karafilin e Egër të Tepelenës”.

Po keshtu kisha lexuar edhe shënimet mjaft interesante të dy botanisteve britanike të cilët kishin kryer një ekspeditë në Jugun Shqiptar në mesin e viteve 30-të dhe zbulimet e tyre në botanikën shqiptare.

Por Lulen e Prillit te Quajtur “Cardamine tepelenensis” nuk e kisha hasur gjëkundi.

Në fakt kjo Lule pjesë e familjes së madhe të Cardaminve ishte identifikuar në 30 Prill të 1960, në Luginen e Luzatit ( luginë kjo që po përdoret sot si gurore) nga botanisti gjerman Meyer, nje koleksionist dhe me vonë kurator i Koleksionit Botanik te Universitetit të Jenës në

Gjermani. Prof. Meyer kishte dërguar një mostër ne Arkivin Britanik, i cili me sa duket e ka pjese te koleksionit te vet.

“Cardamine tepelenses” është një bimë e cila ka lule të vogël bardhë apo rozë dhe lulëzon nga Prilli deri në Shtator. Ka një sërë varietetesh por varieteti Tepelenses me sa duket është unik në llojin e vet.

Krahas Karafilit të Eger të Tepelenës një tjetër lloj endemik i identifikuar nga Antonio Baldaci e bën këtë bimë një vlerë të rëndësishëm botanike për Jugun Shqiptar.

Nuk kishte lajm më të bukur për të mbyllur një Vit me përpjekje për të mbrojtur natyrën dhe trashegiminë shqiptare se sa lajmi mbi “Cardaminen Tepelense” Lulja e cila lajmëron ardhjen e Pranverës.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Related

Tags: Auron Tarekartoline
Previous Post

Prefekti i Korçës, Nertil Jole, urim special për Vitin e Ri 2025/ “Të kryejmë me përgjegjësi detyrat tona në shërbim të qytetarëve”

Next Post

Viti i Ri, nga puthja në mesnatë, te njeriu i parë që duhet t’u hyjë në shtëpi, “sekrete” që nuk i dinit

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.