• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Katër muaj para zgjedhjeve ndalohet shpërndarja e lejeve të legalizimit/ KQZ kujton institucionet qendrore dhe vendore: Burimet shtetërore të mos përdoren në aktivitete elektorale

01/06/2025
in Politikë, Slider
Katër muaj para zgjedhjeve ndalohet shpërndarja e lejeve të legalizimit/ KQZ kujton institucionet qendrore dhe vendore: Burimet shtetërore të mos përdoren në aktivitete elektorale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Duke nisur nga 11 janari pushteti qendror dhe vendor do të ndalohet që të përdorë burimet shtetërore për aktivitete elektorale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me anë të një njoftimi kujton institucionet e shtetit se 4 muaj para zgjedhjeve nuk lejohet shpërndarja e lejeve të legalizimit.

Kështu duke nisur nga 11 janari në 11 maj, do të ndalohet promovimi i investimeve të kryera, në rrugë, rindërtim, energjetik dhe çdo sektor tjetër.

KQZ thote se gjatë zhvillimit të veprimtarive me karakter politik/elektoral ndalohet pjesëmarrja e nëpunësit dhe funksionarit publik gjatë orarit zyrtar.

Po ashtu ndalohet përdorimi i burimeve publike, përdorimi i simboleve, logove apo të tjera të ngjashme të institucioneve publike.

Ndalohen deklarime në emër të institucionit publik nga pjesëmarrësit, pavarësisht faktit se ata mundet të jenë drejtues të këtyre institucioneve, apo pjesë të organikës së tyre.

Gjithashtu ndalohet pasqyrimi i këtyre veprimtarive në rrjetet sociale të institucioneve publike.

NJOFTIMI I KQZ

Procesi i raportimit të të gjithë veprimtarive me karakter publik nga institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve është detyrim ligjor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përgjegjësinë dhe detyrimin ligjor t’i mbikqyrë, raportojë dhe ndalojë ato.

Të gjithë institucionet publike qendrore e vendore, që ushtrojnë veprimtari të karakterit publik si dhe KQZ e administrata e saj respektojnë të gjitha rregullat normuese që kanë të bëjnë me procesin e njoftimit të veprimtarive publike sipas afateve kohore të vendosura në Kodin Zgjedhor, dhe kryejnë të gjitha procedurat që lidhen me këtë detyrim ligjor, me përgjegjësi e në përputhje me legjislacionin përkatës.

Neni 91 dhe 92 i ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe vendimi nr. 9, datë 24.12.2020, i Komisionit Rregullator “Për rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”, i ndryshuar, përcaktojnë rregulla për veprimtaritë publike të institucioneve në periudhën katër muaj përpara datës së zgjedhjeve.

Në kuptim të dispozitave të sipërcituara sjell në vëmendjen tuaj sa më poshtë vijon:

  1. Duke filluar nga data 11 janar 2025 deri në datën 11 maj 2025, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. Këtij detyrimi i nënshtrohen edhe entet e tjerë ku shteti zotëron kapital/kuota/aksione ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit.
  2. Një veprimtari është publike kur ajo do të pasqyrohet sipas rastit në radio, në televizion, në shtyp, në faqe interneti, në median online, në rrjete sociale, ose nëpërmjet çdo mjeti tjetër që mundëson publikun e gjerë të njihet, apo të informohet mbi atë veprimtari.
  3. Raportimi për veprimtarinë bëhet nëpërmjet Ndërfaqes Elektronike e Raportimit të Institucioneve (NRI) e cila përfaqëson faqen zyrtare të internetit të zotëruar dhe në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të institucioneve të tjera për ushtrimin e detyrave e të përgjegjësive ligjore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, të ndyshuar.
  4. Cdo institucion publik krijon një llogari të vetën në NRI. Institucioni publik është përgjegjës për të dhënat që ngarkon në NRI dhe në tërësi për mbajtjen dhe administrimin e llogarisë.
  5. “Personi përgjegjës për raportimin” është Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, sekretari i përgjithshëm i ministrisë, nëpunësi me hierarkinë më të lartë në bashki, drejtori i përgjithshëm apo drejtuesi më i lartë administrativ për agjencitë dhe institucionet nën varësinë e Këshillit të Ministrave, drejtuesi ekzekutiv i shoqërive tregtare në të cilat shteti ka pjesëmarrje në më shumë se 50 përqind të aksioneve, drejtuesi ekzekutiv i ndërmarrjeve shtetërore. Personat përgjegjës për raportimin mundet të autorizojnë një person të tretë për raportimin, por në çdo rast janë ata përgjegjës për përmbushjen e këtij detyrimi.
  6. Përdoruesi përfaqësues i institucionit regjistrohet duke plotësuar të dhënat e kërkuara dhe aplikimi i tij menaxhohet nga KQZ për miratim ose refuzim. Në miratimin e raportuesit kredencialet vijnë në email-in e vendosur në aplikim. “Profili im” është menuja që ju mundëson shikimin e të dhënave tuaja si përdorues, përfaqësues i institucionit për raportim aktivitetesh. Ju mund të shikoni të dhënat tuaja personale, rolin dhe institucionin përfaqësues dhe nuk mund t’i ndryshoni ato. Portali jep mundësinë vetëm të ndryshimit të fjalëkalimit.
  7. Raportimi i një aktiviteti është një proces që përfshin regjistrimin dhe dokumentimin e aktiviteteve që sapo kanë filluar ose janë planifikuar për t’u realizuar nga institucioni. Procesi i raportimit të aktiviteteve të reja është i rëndësishëm për të siguruar transparencë, monitorim dhe vlerësim të progresit të aktiviteteve.
  8. Raportimi duhet të përmbajë, datën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë̈, qarkun, bashkinë adresën ku ajo zhvillohet, llojin e saj, qëllimin dhe tematikën e veprimtarisë, emër mbiemër të personave pjesëmarrës të cilët përfaqësojnë nivelin më të lartë hierarkik shtetëror në aktivitetin përkatës, institucionin të cilit i përkasin, emër mbiemër të folësve të mundshëm dhe pozicionin e tyre, me pjesëmarrje të medias ose jo, pasqyruar në rrjete sociale, median online, ose jo.
  9. Raportimi në NRI për një veprimtari publike të caktuar duhet të bëhet jo më vonë se 5 (pesë) ditë përpara datës së planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë. Raportimi bëhet për veprimtari të cilat organizohen, ose bashkëorganizohen nga institucioni publik raportues. Nuk raportohen veprimtari ku institucioni publik, apo përfaqësues të tij janë ftuar për të marrë pjesë.
  10. Të dhënat e raportimit nuk mund të modifikohen në periudhën 5 (pesë) ditë përpara datës së zhvillimit të aktivitetit deri në datën e zhvillimit të tij.
  11. Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2 të kësaj kujtese, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.
  12. Veprimtaritë politike/elektorale nuk raportohen në KQZ.
  13. Gjatë zhvillimit të veprimtarive me karakter politik/elektoral,
  • ndalohet pjesëmarrja e nëpunësit dhe funksionarit publik gjatë orarit zyrtar;
  • ndalohet përdorimi i burimeve publike;
  • ndalohet përdorimi i simboleve, logove apo të tjera të ngjashme të institucioneve publike;
  • ndalohen deklarime në emër të institucionit publik nga pjesëmarrësit, pavarësisht faktit se ata mundet të jenë drejtues të këtyre institucioneve, apo pjesë të organikës së tyre;
  • ndalohet pasqyrimi i këtyre veprimtarive në rrjetet sociale të institucioneve publike.

14. Ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 11 janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit.

15. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë.

16. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 10 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme.

17. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive sikurse përcaktohet në pikën 10 të kësaj kujtese, apo veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale.

18. Titullarët apo personat përgjegjës për drejtimin/administrimin e qendrave multifunksionale, qendrave kulturore dhe ambienteve sportive duhet të kalendarizojnë paraprakisht vënien në dispozicion në mënyrë asnjanëse të ambienteve për të gjithë subjektet zgjedhore apo kandidatët pa favorizuar asnjë prej tyre.

19. Drejtuesi i institucionit, apo edhe funksionarë të tjerë pjesëmarrës, edhe pse njëkohësisht mundet të kenë status, apo angazhim politik, në një aktitivitet institucional, nuk duhet të përfaqësojnë as direkt dhe as indirekt këtë profil të dytë të tyre.

20. Punonjësi i administratës shtetërore i cili është regjistruar si kandidat për zgjedhjet pezullohet nga detyra nga momenti i regjistrimit të tij si kandidat deri në datën e përfundimit të numërimit të votave në zonën ku kandidon. Për nëpunësit, marrëdhënia e punës të të cilëve rregullohet nga Kodi i Punës, në rastet kur nuk njoftojnë për kandidimin në zgjedhje, meret masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Related

Tags: KQZnjoftim
Previous Post

Hapet gara për drejtorin e ri të RTSH. Kandidatët, afat deri në 20 janar për platformat

Next Post

Duroi sa duroi, Lori Hoxha zbulon më në fund fustanin e nusërisë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.