• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në shkollën “Ahmet Gashi”: Plani i Ri i Veprimit, më shumë siguri, mbështetje psikosociale dhe edukim digjital për fëmijët

01/06/2025
in Slider, Sociale
Manastirliu në shkollën “Ahmet Gashi”: Plani i Ri i Veprimit, më shumë siguri, mbështetje psikosociale dhe edukim digjital për fëmijët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një vizitë në shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, ku ndiqi një orë mësimi në laboratorët e rinj inteligjentë të kësaj shkolle, një investim i Ministrisë së Arsimit për avancimin e teknologjisë në shkolla.
“Janë dy laboratorë, të cilët janë instaluar dhe janë funksionalë në këtë shkollë. Jam e kënaqur që ne po bëjmë përpjekje maksimale për të shtrirë të gjithë rrjetin e laboratorëve inteligjentë në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, përmes investimeve që do të realizojmë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Synimi është që 615 shkolla, ashtu si 300 shkolla tashmë të pajisura, të kenë laboratorë inteligjentë, duke mundësuar që fëmijët, që nga klasa e parë, të marrin aftësi digjitale aq shumë të nevojshme. Kjo qasje e re e të mësuarit përmes teknologjisë nuk është vetëm për shkencat kompjuterike, por edhe për shkencat në tërësi. Nga ana tjetër, ajo i përgatit nxënësit me aftësi digjitale të domosdoshme për të ardhmen. Plani dhe strategjia jonë synon të rrisë aftësitë digjitale të fëmijëve, duke filluar që nga klasa e parë.” theksoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Këto laboratorë janë një mundësi e artë që fëmijët, që nga klasa e parë, të marrin aftësi digjitale të domosdoshme për të ardhmen, jo vetëm për shkencat kompjuterike, por edhe për shkencat në tërësi.
Manastirliu nënvizoi rëndësinë e një arsimi të mbështetur nga teknologjia, duke shtuar se:
“Mbi 35 mijë fëmijë të klasave të para, të dyta dhe të treta janë duke ndjekur lëndën e Teknologjisë dhe Informacionit falë investimeve të qeverisë. Me projektin e ri do të instalohen edhe 654 laboratorë të tjerë inteligjentë në shkolla, duke u siguruar që shkollat me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një laborator.”
Një tjetër fokus i rëndësishëm i strategjisë së re është siguria digjitale dhe kibernetike. “Laboratorët inteligjentë nuk ofrojnë vetëm njohuri për programimin dhe kodimin, por edhe aftësi të domosdoshme për sigurinë kibernetike, që në moshë të hershme,” u shpreh Ministrja.
Ministrja vuri theksin te Plani i Ri i Veprimit për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve në shkolla, duke theksuar rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë dhe punonjësve socialë.
“Po punojmë që në muajt në vijim 276 shkolla të kenë oficerë sigurie, një rritje prej 30 shkollash krahasuar me dhjetorin e kaluar. Ashtu siç kemi planifikuar, brenda një periudhe trevjeçare, numri i oficerëve të sigurisë do të dyfishohet. Përveç kësaj, do të rritet edhe numri i punonjësve socialë dhe psikologëve në shkolla, duke siguruar mbështetje psikosociale për nxënësit dhe duke përmirësuar raportin midis numrit të fëmijëve dhe punonjësve socialë. Një tjetër element i rëndësishëm është fuqizimi i instrumenteve mbështetës, duke nisur nga kodi etik i mësuesve. Kodi i ri do të vendosë standarde të qarta për sjelljen dhe etikën e stafit arsimor, veçanërisht në kontekstin e sigurisë digjitale dhe botës online. Paralelisht, do të vazhdojmë me investimet në infrastrukturën arsimore, duke përfshirë edhe teknologjinë digjitale, për të rritur sigurinë fizike dhe digjitale për fëmijët tanë.”, shtoi Ministrja Manastirliu.
Ministrja Manastirliu përmbylli fjalën e saj duke theksuar angazhimin e qeverisë për vazhdimin e investimeve në infrastrukturën digjitale dhe për trajnimet e vazhdueshme për mësuesit.
“Synimi ynë është që fëmijët të marrin aftësi dhe kompetenca të reja për botën digjitale, ndërsa mësuesit do të jenë të trajnuar vazhdimisht. Ky plan i ri veprimi përcakton trajnimin dhe edukimin e mësuesve edhe përgjatë këtij viti, duke siguruar që të jenë të pajisur me njohuri dhe aftësi që përputhen me nevojat e kohës” përfundoi Ministrja Ogerta Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Ahmet GashiManastirliushkolla
Previous Post

GJKKO vendos në 20 janar për dosjen “Partizani”, avokati i Berishës: Nëse gjykata do dërgojë çështjen në gjyq, do kërkojmë pafajësinë

Next Post

“Ka 3 oferta në Angli për Edon Zhegrovën dhe 2 në Spanjë”, menaxheri zbulon emrat e klubeve

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.