• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Edlira Devolli, “Djathtas 1912”: Në përvjetorin e së vërtetës! Nga bolshevizmi në hipokrizinë moderne

01/08/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Edlira Devolli, “Djathtas 1912”: Në përvjetorin e së vërtetës! Nga bolshevizmi në hipokrizinë moderne
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sot, 8 janar, shënojmë tre vite nga dita kur Shqipëria pa një ndër aktet më të turpshme të politikës shqiptare. Një sulm brutal dhe primitiv mbi selinë e Partisë Demokratike, orkestruar nga një grup personash që thërrisnin në emër të së shkuarës së errët dhe mentalitetit bolshevik.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Për shumë prej nesh, që atëherë ishim pjesë e PD-së zyrtare, ajo ditë ishte një kthjellim, një ndarje mes atyre që besojnë në parimet e demokracisë dhe atyre që u rikthejnë frymë jete hijet komuniste të përçarjes dhe dhunës.

Sot, si pjesë e Djathtas 1912, ndiejmë krenari që kemi zgjedhur rrugën e ndershmërisë dhe të idealeve të vërteta.

Ironia e historisë nuk pushon kurrë. Në atë kohë, një politikan që pretendonte të mbronte “demokracinë” hodhi turmat kundër një selie partie që, dashur pa dashur, simbolizonte përparimin dhe hapjen. Sulmi ndaj selisë ishte si një film i keq i realizmit socialist, ku turma të indoktrinuara, të rreshtuara për një komandë që vinte nga lart, gati të flijonin gjithçka për një ide që nuk ekziston më, një fantazmë që endet në mendjet e tyre.

Sot, një tjetër personazh i kësaj kaste politike, Adriana Kalaja, me zellin e saj për të “denoncuar”, e ka kthyer veten në një reminishencë të viteve të diktaturës.

Me gjuhë dhe sjellje që ngjajnë me ato të komisarëve të revolucionit, ajo ngre akuza për një “bashkëjetesë” një ndërthurje absurde mes viktimizimit dhe kontrollit totalitar të dikurshëm. Është e vështirë të mos vësh buzën në gaz, ata që dikur ndërtuan bunkerë për të mbrojtur sistemin e tyre të përçudshëm sot janë kthyer në politikanë që shesin moralitet të paketuar keq.

E vërteta është se ajo që ndodhi tre vite më parë ishte një përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur gjallë një status quo që kishte kohë që duhej të merrte fund. Ata që sot pretendojnë se mbrojnë idealet e djathta janë më afër mentalitetit bolshevik sesa mund ta pranojnë.

Por, nga ana tjetër, ata që zgjodhën Djathtas 1912 kanë treguar se një frymë e re është e mundur. Një frymë që respekton lirinë, meritokracinë dhe ndarjen e vërtetë me hijet e së kaluarës.

Le ta përkujtojmë këtë ditë jo si një përvjetor dhimbjeje, por si një ditë triumfi për ata që nuk pranojnë të gjunjëzohen para atyre që jetojnë ende në skenarin e errët të një revolucioni që kurrë nuk i përkiste demokracisë.

Ashtu si një qytet që ringrihet nga rrënojat, edhe Shqipëria jonë do të gjejë rrugën, për sa kohë e gjetëm guximin që të ndaheshim nga gënjeshtrat e djeshme.

#djathtas1912#ps#pd#politike#luftakunderkorrupsionit

Related

Tags: Djathtas 1912Edlira Devolli
Previous Post

Fyerjet e G Banit ndaj Arsidës, Monika Lubonja: E teproi, unë do e hidhja në gjyq

Next Post

Koçiu: Shtrijmë shërbimet sociale nga Malësia e Madhe në Finiq, 59 bashki përfituese nga Fondi Social në 2025

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.