• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Pak guximtar në pasime, Asllani humbi një shans tek Interi në finalen e Superkupës

01/08/2025
in Sport
Pak guximtar në pasime, Asllani humbi një shans tek Interi në finalen e Superkupës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Djaloshi me përparëse do të kujtojë gjatë se çfarë do të thotë të luash mes dunave të rërës. Ato herë të çojnë lart dhe herë tjera të ulin. Kristjan Asllani largohet nga Riadi me disa shënime në telefonin e tij.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Fjalët që duhet të rilexojë më shpesh janë: Vëmendje, markim, presion. Në Buti, ishullin e lumtur ku u rrit, afër Empolit, fluturonte mes tavolinave me ëndrrën për t’u bërë lojtar. Ai e di mirë çfarë do të thotë nëse një pjatë të bie nga duart, duhet të mbledhësh copat dhe ta rinisësh nga zero.

Kundër Milanit ishte një nga më negativët në fushën e lojës. E humbi Leaon në rastin e golit të tretë dhe humbi topin që solli faullin e Teo Hernandezit. Edhe pse e vërteta është që Morata shkaktoi faull ndaj tij. E thënë qartazi, nuk i shkoi mirë.

GABIME- Interi ka një problem në “regji”. Kur Çalhanoglu merr rolin gjithçka shkon mirë, por me Asllanin është një tjetër film. Mbi të gjitha në ndeshjet e mëdha apo në finale. Ish-lojtari i Empolit zëvendësoi turkun në minutën e 35-të dhe sapo u fut në fushë nuk pati sukses.

Preku afro 50 topa dhe kreu 40 pasime të sakta. Edhe disa topa të gjatë i shpërndau, por jo me shumë sukses. Pak vertikalizime, asnjë aksion “alla Çalhanoglu”, asnjë pasim filtrues. Interi gjithmonë i ndërton aksionet nga e majta me Dimarkon dhe Bastonin, por ata kanë nevojë për pasimet e Çalhës për të nisur aksionin. Me Asllanin është tjetër gjë. Ai është më konservativ, më pak guximtar në zgjedhjet që bën. Dhe për çudi, këtë sezon kishte marrë disa duartrokitje.

RINGRITJE- Për shembull: Në Verona dha një asist për golin e De Vrajit, ndërsa kundër Udinezes në Kupën e Italisë ka gjetur golin e parë sezonal. Deri tani, numrat flasin qartë. Ka luajtur 491 minuta dhe 15 ndeshje. Asllani në fakt shfaq dy fytyra.

Të parën tek Interi dhe të dytën në Kombëtaren shqiptare ku ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Asllani tek Interi shfaq më shumë hije sesa dritë. Inzagi shpreson që ta ketë të tillë edhe në skuadrën e tij. Në rrugën e kthimit për në Milano do të kenë pasur shumë për të folur.

Related

Tags: InterKristjan Asllani
Previous Post

“Tallje me shqiptarët”- Ulja e çmimit të energjisë me 1 lekë për kilovat, Bardhi: Në 10 vjet energjia është rritur që Belinda Balluku të kishte më shumë të ardhura për të vjedhur tendera

Next Post

A do të ketë koalicion mes partive të reja?/ Qori: Kemi ndershmëri politike dhe guxim! Shabani: Na bashkojnë më shumë gjëra se sa na ndajnë

Lajme të ngjashme

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

by redaktor2
08/28/2025
0

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh...

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

by redaktor2
08/22/2025
0

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

Gaz Demi emëron Filip Çakulin kryetar bordi të Partizanit, vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

by redaktor2
08/20/2025
0

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli...

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.