• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri i Brendshëm: Lehtësohen procedurat për t’u pajisur me mjet identifikimi! Për diasporën përgjysmohet koha

01/08/2025
in Politikë, Slider
Zgjedhjet e 11 majit/ Ministri i Brendshëm: Lehtësohen procedurat për t’u pajisur me mjet identifikimi! Për diasporën përgjysmohet koha
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, gjatë një vizite që ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi në ambientet e kompanisë. Risia e dytë është ofrimi i mundësive për aplikim përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku jetojnë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve duke nisur nga ky muaj, i cili bën përgjysmimin e kohës së nevojshme. Pra, qytetarët tanë të diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë. Përveç kësaj kemi nisur proceset për të vizituar ambasadat dhe konsullatat me fluks më të lartë të diasporës për t’u siguruar që çdo proces të kalojë në mënyrë të lehtë ashtu si edhe t’i paraprijmë çdo problematike qe mund të kemi në të ardhmen”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Ministri tha se për herë të parë organizohen zgjedhjet për diasporën. Ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit po afrohen dhe duhen organizuar të gjitha kapacitetet për të pasur lehtësim në të gjithë regjimin e aplikimit dhe prodhimit e pasaportave dhe kartave të identitetit.

“Një nga proceset më kryesore është aplikimi i shtetasve shqiptarë pranë konsullatave kudo ku ata ndodhen, sa i përket pajisjes me letërnjoftime dhe pasaportë. IdentiTek është në krye të këtij procesi, të cilin e drejton nëpërmjet grupeve të tij operacionale duke dërguar këto grupe pranë konsullatave dhe ambasadave të vendit tonë për një aplikim dhe për lehtësimin e këtij regjimi”, theksoi Ministri.

“Kemi nisur nga muaji nëntor me vizitat përkatëse në Gjermani, Itali, Greqi si dhe kemi planifikuar duke nisur nga muaji janar dhe në muajt në vazhdim, vizitat në ambasadat dhe konsullatat e shteteve të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Turqinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme do të planifikojmë lëvizjet, ‘Aplikimet mobile’, siç i quajmë; pra dërgojmë një grup të dedikuar nga IdentiTek nga zyra qendrore, i dërgojmë në këto vende specifike në data specifike dhe qytetarët tanë jashtë vendit mund të kenë mundësinë të aplikojnë përtej ambasadave dhe konsullatave, sepse ka edhe vende të cilat kemi kërkesë për aplikime, por nuk kemi aktualisht një ambasadë apo një konsullatë. Kështu që do t’i adresojmë këto kërkesa, duke dërguar grupet të dedikuara”, informoi Administratorja.

Janë marrë gjithashtu masat sa i përket burimeve njerëzore, që të punohet me kapacitet të plotë dhe t’i paraprihet fluksit që pritet të ketë në procesin e ardhshëm elektoral. Kapaciteti i plotë i prodhimit është 6,000 mijë pasaporta dhe 15,000 mijë karta identiteti në ditë.

“Bashkë me Administratoren e IdentiTek vizituam zonën e prodhimit të IdentiTek ku aktualisht gjithçka është e organizuar për lehtësimin e procedurave. Bashkërisht me Freskidën bëmë një kalim në të gjitha repartet ku kartat e identitetit, pasaportat biometrike prodhohen. Ministria e Brendshme dhe IdentiTek bashkërisht janë në krye të këtij procesi, duke bërë të mundur lehtësimin e aplikimit të shtetasve tanë në procesin zgjedhor të vitit 2025, por dhe në procesin e votës dhe aplikimit të votës së diasporës pranë ambasadës dhe konsullatave të huaja”, deklaroi gjatë vizitës ministri Hoxha.

Administratorja u shpreh se edhe për shkak të procesit zgjedhor, janë të angazhuar për të ndërmarrë iniciativa, të cilat lehtësojnë këtë proces shumë të rëndësishëm.

“Gjatë muajt tetor, IdentiTek ka bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm për shtetasit që jetojnë jashtë vendit, duke ndarë aplikimin për letërnjoftim elektronik, duke mos kërkuar domosdoshmërisht edhe aplikimin për pasaportë biometrike. Kjo ka impakt të gjerë tek qytetarët tanë, sepse ka ulur ndjeshëm kostot. Si inovacion ka qenë shumë i rëndësishëm ashtu si edhe sfidues, sepse na është dashur të ndryshojmë procese teknike në sistemet tona, por gjithashtu edhe të përshtatim në kohë shumë të shpejtë operacionet, por duke marrë parasysh edhe udhëzimet shumë të qarta nga ana juaj, edhe impaktin e gjerë dhe pozitiv që ka pasur tek qytetarët tanë jashtë vendit”, nënvizoi Halilaj.

“IdentiTek ka qenë i përfshirë në këtë proces. Duke nisur nga muaji dhjetor është bashkëpunuar ngushtë edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të identifikuar në kohë reale qytetarët kur do të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit”, u shpreh drejtuesja e IdentiTek.

Related

Tags: 11 majMinistri Hoxhamjetet identifikimit
Previous Post

Ulja e çmimit të energjisë/ Berisha: Pabarazi dhe hipokrizi ekstreme! Ja vendimi që do të marrim ne për bizneset, ndërsa për familjarët…

Next Post

Zyrtari i DASH vjen në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu! Peizazhi është befasues, mezi pres të punoj me partnerët tanë

Lajme të ngjashme

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek nga afër zbatimin e procedurave

by redaktor2
07/17/2025
0

Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur procedurat në zbatim të marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore me shtetin italian, e...

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e dorëheqjes! Akti para se të niste numërimi

by redaktor2
07/17/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon që KQZ-ja të...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.