• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ari i zi”/ Sekuestrimi i 670 mijë litër naftë, kush janë tre të arrestuarit që e kontrabanduan nga Tunizia! Në kërkim organizatorët 

01/13/2025
in Kronikë, Slider
“Ari i zi”/ Sekuestrimi i 670 mijë litër naftë, kush janë tre të arrestuarit që e kontrabanduan nga Tunizia! Në kërkim organizatorët 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Janë zbuluar tre të arrestuarave që dyshohet se kontrabanuan nga Tunizia mijëra litër naftë të sekuestruar në Portin e Durrësit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë operacionit Ari i Zi janë vënë në pranga shtetasi sirian Mohammd Kahilah, 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar Eneo Cano, 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian Sushil Vema, 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes.

Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorët e dyshuar, shtetasit me iniciale E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Sasia prej 670.000 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia, u gjet gjatë kontrolleve në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit.

Nafta është sekuestuar, si edhe anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Sekuestrohen 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.
Gjithashtu, sekuestrohen anija me të cilën ishte kontrabanduar nafta, 14 dokumente identifikimi dhe dokumente për lundrim, 10 celularë dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për rastin.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Hetimet profesionale dhe të shpejta identifikojnë 2 organizatorët e këtij rasti. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i punës së inteligjencës policore dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, Antikontrabandës dhe Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DPPSh-së, Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, Degës së Doganës Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ari i zi”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi sirian M. K., 45 vjeç, me detyrë kapiten i anijes, shtetasi shqiptar E. C., 43 vjeç, me detyrë marinar i anijes, si dhe shtetasi indian S. V., 42 vjeç, me detyrë oficer i parë i anijes. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit E. S., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe F. B., 29 vjeç, banues në Zvicër.

Më tej, gjatë këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit të anijes, përgjegjës për mirëmbajtjen e mjetit.

Nga kontrolle në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën përkatësisht 670 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related

Tags: Durresnaftesekuestrim
Previous Post

Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës

Next Post

Veliaj thirrje diasporës: Regjistrohuni për zgjedhjet e 11 majit; Na jepni mbështetjen që të vazhdojmë përpara

Lajme të ngjashme

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 shtator

by redaktor2
06/03/2025
0

MSHMS edhe këtë vit ka marrë masa për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për pushuesit...

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fort”

by redaktor2
06/03/2025
0

Një tjetër yll i vogël është ngjitur në skenë dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe jurisë! Rigers Lloha, fitues...

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

“Kujtime nga Atdheu – Festë me Miq”/ Fëmijët e diasporës festojnë shqip në Lausanne të Zvicrës

by redaktor2
06/02/2025
0

Fundjava e fundit e majit do të sjellë në zemër të Zvicrës një ngjarje kulturore të veçantë për komunitetin shqiptar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit
  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 …
  • “E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serb…
  • Mehmeti zbulon formacionin e Silvinjos kundër Serbisë, do të luajë edhe Myrto Uzuni
  • “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi …
  • Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fo…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.