• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje

01/14/2025
in Te tjera
Deputetja e PD: Belinda Balluku mburret me arritje imagjinare, qytetarët po përballen me mungesë energjie! Ulja e çmimit me 1 lek, tallje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti tha se pezullimi i përkohshëm i mësimit në 77 shkolla në vend, nuk lidhet me situatën e motit të keq, por me faktin sipas saj, që shkollat, 23 vetëm në bashkinë e Kurbinit, nuk kanë ngrohje.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Dje ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq vendosi pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në të vendit. Nga 77 shkolla në gjithë  vendin të mbyllura që nuk kanë ngrohje apo e kanë të pa mundur prej borës të shkojnë dot në shkollë, 23 shkolla të mbyllura janë në Kurbin që nuk kanë ngrohje. Afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin.

A mban kush përgjegjësi? Do jenë një javë temperaturat e ulëta, një javë nxënësit do rrinë pa mësim? A i mungon Bashkise Kurbin sistemi i ngrohjes? Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ndërsa ata qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë”, u shpreh ajo.

Në një deklaratë për mediat, Hoti tha se qytetarët po përballen edhe me mungesën e energjisë në mes të dimrit, ndërsa shigjetoi zv.kryeministren Belinda Balluku se mburret me arritje imagjinare. Ajo theksoi se ulja e çmimit të energjisë me 1 lek është tallje me qytetarët.

“Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në Qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale. Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete.

Ky është një tregues i qartë i shkëputjes së qeverisë nga realiteti dhe nevojat e vërteta të njerëzve duke lënë të sëmurët fëmijët dhe të moshuarit në errësirë totale. Premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve. Është koha për përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme jo për shoë dhe tallje”, tha Hoti.

Related

Previous Post

“Ky do t’i fshish menderen”, G Bani-Gjestit: Ke ardhur me pampers…

Next Post

Kapen mijëra tonë naftë kontrabandë në Durrës, por kontrabandistët nuk gjenden

Lajme të ngjashme

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit

by redaktor2
06/03/2025
0

Institucioni thekson rolin e rehabilitimit dhe kujdesit mendor për të dënuarit Peqin, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në...

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • IEVP Peqin sensibilizon për rëndësinë e mbështetjes emocionale për të burgosurit
  • Koçiu e Kumbaro në Berat: Shërbim shëndetësor sa më pranë pushuesve, 36 qendra të hapura deri më 30 …
  • “E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serb…
  • Mehmeti zbulon formacionin e Silvinjos kundër Serbisë, do të luajë edhe Myrto Uzuni
  • “Ernest Muçi nuk luan kundër Serbisë”, Mehmeti flet për Silvinjon: Nuk ka llogjikë, nuk e aktivizoi …
  • Flet Rigers Llaha, fituesi “Mister Kids Krenaria Shqiptare 2024”: “Në atë çast po më rrihte zemra fo…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.