• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Nga një shtëpi fantazmë, në një hapësirë frymëzuese”- Rama për “Vila 31 x Art Explora”: Mundësi për artistët e rinj

01/16/2025
in Aktuale, Politikë
“Nga një shtëpi fantazmë, në një hapësirë frymëzuese”- Rama për “Vila 31 x Art Explora”: Mundësi për artistët e rinj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e rezidencës artistike, “Vila 31 x Art Explora” duke thënë se u shndërruar në një ambient të hapur e kulturor për të pritur artistët shqiptarë e të huaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përsiatjeve për çfarë do të ndodhë me këtë godinë, me dilema dhe se çfarë programi kishte kjo godinë, e tundimeve për ta shembur e për ta kthyer në diçka tjetër dhe mbaron në mënyrën më të mirë. Në radhë të barë besoj falë dy arkitektëve që janë këtu. Besoj që kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën sesi e kanë transformuar këtë hapësirë, këtë shtëpi me fantazma në një hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që ishte programi i kësaj shtëpie, por njëkohësisht duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit, që e bën këtë qendër më jetueshme dhe tërheqëse në shumë aspekte dhe frymëzuese”, tha Rama.

vila e enver hoxhes

Ndër të tjera ai u shpreh se rezidenca do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, për tu takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka zonën e hapësirës së vetë, por të gjithë bashkë kanë zonën e përbashkët.

“Mundësia e jashtëzakonshme që krijohet për artistët e rinj, për tu takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka zonën e hapësirës së vetë, por të gjithë bashkë kanë zonën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të tillë në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris dhe kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis parketin. Kur po shikoja parkete këtu thashë duhet vënë gjobë. Eksperienca është e jashtëzakonshme dhe jam i bindur se në këtë hapësirë do krijohen sinergji dhe mundësi të reja jo vetëm për artistët, por edhe për mënyrën sesi është ndërtuar projekti”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama: Më vjen mirë që sot mbaron një rrugë shumë e gjatë përsiatjeve për çfarë do të ndodhë me këtë godinë, me dilema dhe se çfarë programi kishte kjo godinë, e tundimeve për ta shembur e për ta kthyer në diçka tjetër dhe mbaron në mënyrën më të mirë. Në radhë të barë besoj falë dy arkitektëve që janë këtu. Besoj që kanë një meritë të jashtëzakonshme për mënyrën sesi e kanë transformuar këtë hapësirë, këtë shtëpi me fantazma në një hapësirë që ka një program të ndryshëm nga ai që ishte programi i kësaj shtëpie, por njëkohësisht duke ruajtur një përmbajtje nga pikëpamja e dekorit, që e bën këtë qendër më jetueshme dhe tërheqëse në shumë aspekte dhe frymëzuese

Mundësia e jashtëzakonshme që krijohet për artistët e rinj, për tu takuar së bashku në një hapësirë ku secili ka zonën e hapësirës së vetë, por të gjithë bashkë kanë zonën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të tillë në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris dhe kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis parketin. Kur po shikoja parkete këtu thashë duhet vënë gjobë. Eksperienca është e jashtëzakonshme dhe jam i bindur se në këtë hapësirë do krijohen sinergji dhe mundësi të reja jo vetëm për artistët, por edhe për mënyrën sesi është ndërtuar projekti.

Nuk më mbetet asgjë tjetër veçse t’ju uroj sa më shumë sukses Art Explore në këtë ekspeditë të re jashtë kufijve dhe uroj t’ia kalojnë sa më mirë të gjithë artistët që do të kenë fatin të përgjithshëm. Është një konkurrencë e jashtëzakonshme, 20 veta për 1000 veta. Kush e merr këtë mbështetje është vërtet me fat dhe patjetër që më vjen mirë që ne u bëmë sebep për këtë, ishte një gjë që mungonte.

Kemi diskutuar dhe për të shkuar përtej saj por rëndësi ka që e hodhëm këtë hap. Në prill do të kemi fatin të kemi muzeun lundrues, që do të qëndrojë për 10 ditë në Portin e Durrësit, vitet e tjera do sjellin të tjera të reja. Këtu në këtë shtëpi ka jetuar një njeri që jetonte vetëm me urdhra dhe unë kam një urdhër. Duartrokitjen e rastit mos e bëni hajd se fola unë. Një duartrokitje do ta bëjmë për arkitektët.

Related

Tags: “Vila 31 x Art ExploraEdi Rama
Previous Post

Salianji feston 37-vjetorin në qeli/ Zhupa: Ditëlindjen e radhës do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit

Next Post

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina godet kolonën e urës, drejtuesi në gjendje kritike për jetën

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.