• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Paketa e propozuar nga PD do të zhdukë skamjen”- Salianji letër nga burgu: Socialistët kërkojnë mandatin e katërt për projektin personal të Ramës

01/19/2025
in Politikë, Slider
“Paketa e propozuar nga PD do të zhdukë skamjen”- Salianji letër nga burgu: Socialistët kërkojnë mandatin e katërt për projektin personal të Ramës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Demokrati Ervin Salianji, në një letër nga burgu, ka vendosur në pah, sipas tij, dallimet mes PD-së dhe Partisë Socialiste.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Postimi i plotë:

Letër nga qelia nr.6/ Rilindja kërkon madhështinë e Edi Ramës, Opozita fuqizimin e qytetarit

Kronika e përditshme e bën jo të lehtë të gjesh disa dallime e veçori në atë që mund të jetë thelbi i fushatave të dy forcave kryesore politike në vend. E qartë deri tani është se Rilindja,  socialistët e kërkojnë dhe një mandat të katërt thjesht për projektin personal të Ramës, për një ide që vjen nga shtrembërimi mental prej qendrimit gjatë në pushtet, që ka të bëjë me madhështinë e tij.

Edi Rama kërkon vetëm të ushqejë egon, dhe aty futen gjithë frikërat që ka nga humbja e pushtetit dhe po ashtu gjithë shpresat për më shumë privilegje e përfitime.

Po të shihni dhe prioritetet e tij, kanë lidhje me koncensione, me ndërtesa të larta, me PPP me shpërndarjen e çdo cope të Shqipërisë. Ku padyshim ai menaxhon dhe interesat financiare.

E gjitha kjo ka nisur me një manifakturë të madhe për krijimin e mitit të tij, ku janë keqpërdorur shumë elisa, duke e quajtur herë markë ndërkombëtare, herë Skënderbe, Zeus,  herë Odise. Kur, në fakt, ai i vërteti është “babloku” i përgjimeve të Bild.

Dhe për ta rritur e ushqyer më tej këtë mit, ku medemek flitet për përmasa të jashtëzakonshme të liderit, mbinjeriu tanimë ka nevojë dhe për objekte, godina dhe fasada ku të reflektohet trilli i tij.

Kjo është e gjithë çfarë mbetet nga politika dhe ideollogjia e kastës në pushtet pas 3 mandatesh. Njeriu, qytetari, fermeri, pensionisti, profesionisti, i riu, studenti, familjari, nuk ekziston.

Për ta mbajtur të karikuar këtë kult të rremë, ai po investohet vetë së fundmi. Tregimet e të tjerëve për të, fusin ujë. Nuk mjaftojnë më dhe nuk bindin rilindaset që thurin ditirambe.

Ndaj doli e foli 1 orë për veten e tij para ca ditësh. Një rrëfim që as nuk ja kërkoi njeri, as nuk i duhet njeriu. Një përpjekje për të treguar se meqënëse qenka hetero, jo siç e kanë fyer e damkosur, qenka dhe i ndershëm. Hajde mendje hajde.

Ai ka kuptuar se gjysëm-njeri e gjysëm-perendi është vetëm për ministrat e ministreshat e tij, dhe se populli krejt tjetër gjë mendon.

Ndaj duhet dhe një investim i fundit. Dhe një tjetër mandat për këtë e kerkon. Shihni si veproi me pensionistët. Në vend se t’u rriste atë që u takon të marrin, ua jep si bonus nga dora e tij. Që të duket si “Shpëtimtari”.

Ndërkohë që shpenzon 5 miliardë lekë nga taksat e qytetarëve për një kopsht personal në kryeministri, që të ngjajë gjigand kur jep intervista, i një tjetër bote.

Deformime të mëdha të një autokratuci që ka nevojë për më shumë pushtet, privilegje, madhështi dhe adhurim. Kur në të vërtetë do të duhej të ishte duke dhënë llogari para ligjit për gjithë aferat e lidhjet kriminale.

Kjo lodra personale e Ramës, ky kaleidoskop ku ai perthyen imazhet e tij, ky vend që kërkon ta shndërrojë thjesht në syprinë për dukjen e tij Narcizi që nuk lëshon karrigen, nuk është Shqipëria. Ka të tjera halle, shumë madje.

Dhe është shumë pozitive që Opozita ka krejt tjetër kurs. Eshtë përqendruar e gjitha tek njeriu. Tek jeta e tij e përditshme tek përpjekja që bën gati gjysma e popullsisë për të kapur fundin e muajit, për të shlyer faturat e për të plotësuar nevojat bazike.

Mjerimi është një nga arsyet pse autokratuci zdërhallet në realitetin e tij pervers. Dalja nga kjo gjendje, do të fuqizonte qytetarin, dhe para një qytetari të mëkëmbur s’ka vend për shtypës e për sundues.

Paketa e emergjencës e propozuar nga PD është një ndërthurje e disa masave që me të vërtetë do ta zhduknin skamjen.

Duken si ndërhyrje kurajoze, por padyshim se nëse kanë një faturë financiare, e gjitha ja vlen.

Kalimi i gjendjes ku mezi mbyllet muaji për një pjesë të popullsisë, është çlirimi nga një robëri e dhunshme. Vetëm pasi ta ketë siguruar këtë prag, dikush do të nisë të mendojë, të aspirojë, të kërkojë më shumë, të ngrejë zërin, të protestojë, të mos lejojë qeverisjen e keqe, dhe të kontribuojë pra për shoqërinë e vendin.

Kthimi i një segmenti kaq të madh të shoqërisë tonë, nga të shtypur e vulnerabël në pjesë vitale, është padyshim rigjenerimi më i madh i këtij trupi social të rrëgjuar në 3 mandate.

Përqendrimi i Opozitës tek qytetari, tek përmasat e tij, tek lëkura e tij duket dhe i besueshëm dhe i vërtetë. Edhe më parë, në historinë e saj PD ka treguar se aktet më të mëdha të ndërmarra janë bërë për qytetarin.

Ndaj e shoh si zhvillim pozitiv dhe e inkurajoj këtë kurs.

Ndoshta me afrimin e 11 Majit, edhe Edi Rama do të tentojë të lërë për një çast delirin e madhëstisë së tij personale, nën këshillat e konsulentëve elektoralë, e të kthehet gjasme nga njerëzit. Por nuk do të ngjisë. Do të duket artificë.

Këto dy botë që janë sot përballë e bëjnë të lehtë zgjedhjen e 3.7 milionë shqiptarëve me të drejtë vote.

Një votë për rritjen e pushtetit personal të Edi Ramës, të nanuritjes së madhështisë së tij me kulla dhjetra katëshe e miliona euroshe me sjelljen si lider global e me gjestet groteske alla-meloni. Apo një votë për hallin tend?!

Related

Tags: burguErvin Salianjileter
Previous Post

Leo fans i Gjestit pas daljes nga Big Brother: Ka puls

Next Post

“Më e mira është përpara”, Rama: Do hapim në Korçë qendrën e parë të skive turistike në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

by redaktor2
06/24/2025
0

Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit ngjarje e ndodhur...

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO shuan masën “detyrim paraqitje” ndaj Namik Koçit! Biznesmeni vihet në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj

I premtoi një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt parave, Dritan Lleshi përfiton nga gjykimi i shkurtuar! GJKKO e dënon me 8 muaj burgim

by redaktor2
06/24/2025
0

GJKKO ka shpallur fajtor Dritan Lleshin, i cili akuzohet për  “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”....

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftim për motin: Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë! Rritet rreziku për zjarre, qytetarët të kenë kujdes

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftim për motin: Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë! Rritet rreziku për zjarre, qytetarët të kenë kujdes

by redaktor2
06/24/2025
0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron për temperatura ekstreme deri në 40°C në ditët në vijim, duke shtuar rrezikun për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gjithnjë “top”, Hygerta shkëlqen me bikini
  • Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit! Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për Safet Bajrin, Astmer Bila…
  • Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare…
  • Vrasja e Fatbardh Licit! Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në…
  • I premtoi një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt parave, Dritan Lleshi përfiton…
  • Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njoftim për motin: Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.