• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Ai është figurë e kulluar”, Partia Lëvizja e Legalitetit reagon ndaj dënimit të Princ Lekës: Vendim i padrejtë dhe me prapavijë politike

01/22/2025
in Aktuale, Politikë
“Ai është figurë e kulluar”, Partia Lëvizja e Legalitetit reagon ndaj dënimit të Princ Lekës: Vendim i padrejtë dhe me prapavijë politike
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila dënoi Princ Lekën me 16 muaj shërbim prove pas një konflikti familjar që çoi në divorcin mes tij dhe Elia Zaharisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas PLL-së, vendimi është i padrejtë dhe i motivuar politikisht, duke vënë në dyshim pavarësinë e procesit gjyqësor. Partia argumenton se gjyqtarja që dha vendimin, Migena Laska, është vajza e Fatmira Laskës, e njohur për rolin e saj si gjyqtare gjatë regjimit komunist, ku kishte dhënë dënimin me vdekje për poetin Havzi Nela.

PLL thekson se çështja në fjalë është një problem privat familjar, i trajtuar në mënyrë disproporcionale dhe të paarsyeshme, duke nënkuptuar se qëllimi kryesor ishte dëmtimi i imazhit të Princ Lekës.

Reagimi i plotë:

Deklaratë nga Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) lidhur me Vendimin ndaj Princ Lekës

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës së Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Lekën me 16 muaj shërbim prove. Ne e konsiderojmë këtë vendim të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor.

Është për t’u theksuar se gjyqtarja Migena Laska është vajza e Fatmira Laskës, gjyqtarja që gjatë regjimit komunist dënoi me vdekje poetin Havzi Nela. Kjo lidhje ngre pyetje të rëndësishme mbi traditën e ndikimeve politike dhe mungesën e paanshmërisë që vijon të karakterizojë disa segmente të sistemit tonë të drejtësisë.

Princi Leka është një figurë e kulluar, shume e respektuar, e njohur për përkushtimin e tij ndaj vlerave të paqes dhe shërbimit publik si dhe te mbajtjes larte te vlerave kombetare. Akuzat ndaj tij burojnë nga një çështje private familjare, e cila është trajtuar në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale, duke lënë të kuptohet se qëllimi ka qenë më shumë dëmtimi i imazhit të tij sesa zgjidhja e drejtë e çështjes. Ne ngreme shqetesimin se ne kete rast kemi fillimin e nje fushate per te cuar deri ne fund direktivat dhe projektin politik te bandes kriminale komuniste e cila ka marre peng Shqiperine qe me daten 28 Nentor 1944, per asgjesimin te Familjes Mbreterore Shqiptare. Vlen ti kujtojme opinionit te gjere se Princi Leka II, eshte denuar me vdekje nga regjimi gjakatar, kriminal komunist qe ne lindjen e Tij. Pjese e kesaj farse eshte edhe prokurori i rastit qe gjithashtu ka lidhje te forta me regjimin komunist duke qene nje nga pasardhesit e Gogo Nushit, pjese e asaj strukture komuniste qe vazhdon te terrorizoje Shqiperine qe nga viti 1941.

Pra thene me qarte, ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton reputacionin e Princ Lekës, forcon perceptimin negativ që qytetarët kanë ndaj një sistemi gjyqësor që shpesh shihet si i ndikuar dhe i padrejtë.

PLL i bën thirrje Gjykatës së Apelit që ta trajtojë këtë rast me paanësi dhe profesionalizëm, duke e rishikuar vendimin mbi bazën e fakteve dhe drejtësisë. Besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë nuk mund të rikthehet për sa kohë që vendimet e marra nuk reflektojnë parimet e ligjit dhe integritetin.

Ne qëndrojmë plotësisht në mbështetje të Princ Lekës, të bindur në pafajësinë e tij dhe në vlerat që ai përfaqëson. Po ashtu, këtë rast e shohim si një moment për të kërkuar me forcë reforma të thella dhe të mirëfillta në sistemin e drejtësisë, me qëllim eliminimin e çdo ndikimi politik apo të interesave të ngushta.

Faleminderit.

Partia Lëvizja e Legalitetit

Related

Tags: PLLPrinc Leka
Previous Post

“Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg”- Zbardhet nisma e deputetit socialist që po ngjall kritika: T’u sigurohet një kontratë pune…

Next Post

Marrëveshje 10-vjeçare Shqipëri-Ukrainë për mbrojtjen dhe sigurinë, bashkëpunim në prodhimin e armëve dhe inteligjencë

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.