• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Afganët mbesin në Shqipëri/ Profecia e romanit “Komploti” të Ben Blushit, përmbushet nga Trump

01/23/2025
in Opinion, Slider
Afganët mbesin në Shqipëri/ Profecia e romanit “Komploti” të Ben Blushit, përmbushet nga Trump
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Parashikuar ishte shumë herët nga shkrimtari Ben Blushi tek romani i tij “Komploti”, por fakt u bë nga presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Një dekret i veçantë, i presidentit të ri, në ditën e tretë të detyrës, vendosi të lë 700 refugjatë afganë në Shqipëri, duke anuluar planet e tyre të udhëtimit drejt SHBA-së.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në romanin e gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit Ben Blushi nuk mund të flitet më për një fantazi letrare, as edhe për një trill letrar dhe duke qenë i tillë, mund të jetë më shumë sesa kaq, mund të jetë vetë realiteti, i cili e kalon, në të shumtën e rasteve, edhe fantazinë njerëzore, duke e bërë atë shumë më inferiore përballë asaj se çfarë ndodh.

Rregulli e do, me pak fjalë, që gjuha e romanit të kapërcejë kufizimet ndarëse të gjuhës së qytetit, të reales, ajo shkon përtej perëndive dhe njerëzve, përtej se tashmes dhe së shkuarës e së ardhmes, pëtej ndarjes së unit nga tjetri, të fëmijës nga nëna, të burrit nga gruaja, të mikut nga armikut. Ajo është një dëshirë e zjarrtë për t’i ikur izolimit individual të mbështetur në tabu ligjore dhe morale, në daçi edhe shkencore. Vetëm gjuha artistike mund ta realizojë këtë funksion ikës. Por mund të kthehet edhe mbrapsht, ashtu siç ka ndodhur në romanin “Komploti”, të autorit Ben Blushi.

Aty, ajo çfarë ne e konsiderojmë art, nis e bëhet një shenjë analogjike e përmbysur e jetës reale. Bëhet një hapësirë lirie dhe është pikërisht liria që ndodhet në qendër të asaj vatre që quhet krijim artistik i botës. Arti nga njëra anë i ikën botës reale dhe ndërton një botë të dytë virtuale. Ndërton një realitet që funksionon ndryshe. Por, nga ana tjetër, ai rizbret në tokë, sepse është i detyruar të flasë një gjuhë që e kuptojnë njerëzit. Aq më shumë që ai ka lindur si nevojë e botës reale, e njerëzve realë për të thënë ato gjëra që s’mund të thuhen ndryshe.

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vjeshtën e vitit 2043 dhe në pranverën e vitit 2044, pra 20 vjet më vonë, kur për shkak të ndryshimeve demografike popullsia e Shqipërisë është zvogëluar, ndërkohë që shumë refugjatë kanë ardhur të jetojnë aty. Ata janë kryesisht afganë, por dhe sirianë e iranianë, të vendosur të gjithë në qytetin e Shëngjinit.

Në fakt, nëse do i referohesh një projeksioni logjik, asaj se çfarë vërtet ka ndodhur në realitet, pra, përtej fantazisë së shkrimtarit, vetëm duke iu referuar të dhënave zyrtare rezulton gjatë vitit 2023 në qarkun e Lezhës kanë ardhur në jetë 881 foshnje. Specialistët janë të mendimit se ky numër do ishte shumë më i vogël, nëse nuk do ishte për gratë afgane që jetojnë në Shëngjin që nga viti 2021. Nga ky komunitet kanë ardhur në jetë disa dhjetëra foshnje, të cilat kanë shtuar numrin e lindjeve në zonën e Lezhës.

Përtej romanit afganët do vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Gjasat janë se do vazhdojnë të qëndrojnë gjatë, shumë gjatë, ata do natyralizohen në shqiptarë sa për shkak të rrethanave, aq edhe për shkak të mundësive të pakta që do u jepen si afganë. Për të mbijetuar do shqiptarizohen, edhe pse gjithmonë do mbesin afganë.

Në faqet e romanit, fabula tregon se meqë popullsia e tyre do shtohet me ritme të larta, nga ana tjetër, ajo shqiptare do vazhdojë të tkurret, sa nga emigracioni, aq sa nga lindjet e pakta. Dhe, në vitet 2040 të huajt do të bëhen shumicë dhe duke qenë të tillë, shumicë në numër, do fitojnë edhe bashkinë e Shëngjinit, duke zgjedhur kryetar bashkie një afgan.

Fabula nuk mbaron këtu, ajo shkon shumë më larg, për shkak të rrethanave dhe ndryshimit të shpeshtë të qeverive, ky afgani që martohet me një shqiptare, zgjidhet Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë. Këtu fillon Komploti.

Afgani, pra Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë vendos të çlirojë Kosovën e cila për shkak të ndryshimit të konjukturave është pjesërisht e pushtuar nga serbët që janë inkurajuar nga avancimi i Rusisë në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji.

Për të penguar çlirimin e Kosovës nga afganët, tre hebrenj që bëhen bashkë për arsye të ndryshme, thurin një Komplot. Ata të tre kanë pikëpamjet e tyre sa i takon Amerikës, Rusisë, Shqipërisë dhe sidomos Izraelit dhe konfliktit të tij me Palestinën. Njëri prej tre çifutëve është sionist, tjetri është komunist dhe i treti është një aventurier që shpesh krijon kaos pa shkak.

Komploti përfundon me një tentativë të afganëve për grusht shteti, pra një përpjekje për të marrë Qeverinë e Shqipërisë dhe për ta kthyer atë në një Afganistan të vogël në mes të Europës.

Këtu përfundon fabula e romanit dhe kjo është pjesa e fundit që i përket trillit artistik të autorit, ajo çfarë mëndohej më herët si imagjinatë e autorit, sot s’mund të konsiderohet më e tillë. Afganët do jetojnë shumë gjatë në Shëngjin, sigurisht do vazhdojnë të lindin dhe të shumohen, duke qëndruar gjatë, edhe do lidhin kurorë me vajza shqiptare dhe e kundërta. Në këtë rrugëtim real të jetës, mund të kenë, krejt natyrshëm edhe një kryetar, edhe një ministër… asgjë s’mund të jetë çudi. Gjithçka mund të ndodhë.

Kronika e lajmeve zbuloi sot se ata mijëra refugjatë afganë që kishin ikur nga frika e ndëshkimit nga talebanët dhe që prisnin një proces të gjatë prej katër vitesh për të filluar një jetë të re në tokën e premtuar, ardhja e Trump në pushtet, duket se i ka shuar ëndrrat e tyre.

Shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona të banuara në Durrës dhe Shëngjin.

Administrata e mëparshme e Joe Biden u kishte premtuar atyre se do të jetonin në SHBA si pjesë e një programi humanitar pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021. Shumë veteranë amerikanë të luftës janë përpjekur për vite me radhë për të ndihmuar afganët me të cilët kanë punuar që të gjenin strehim në SHBA.

Urdhri i Trump i nënshkruar të hënën i ka kaluar për zbatim Departamentit të Shtetit, i drejtuar tashmë nga Marco Rubio, në mënyrë që të ndalonte të gjithë përpunimin e të dhënave dhe udhëtimin e afganëve drejt SHBA. Sipas një njoftimi të mëparshëm të agjencisë Reuters, fluturimet e 1,660 afganëve për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara, që ishin konfirmuar paraprakisht nga qeveria amerikane, janë anuluar.

Memorandumi vjen pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për pezullimin e pranimeve të refugjatëve dhe shënon një shembull tjetër të ndikimit të shpejtë të tij. Kjo lëvizja mësohet se do të prekë mijëra refugjatë që kishin fluturime të planifikuara tashmë./Liberale.al/

Related

Tags: Ben BlushiKomplotiromani
Previous Post

Parashqevia e shtruar në spital, Elton Ilirjani paralajmëron infermieret shqiptare

Next Post

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata në Londër vendos për ekstradimin e britanikut që mbante nën vëzhgim viktimën: Shqipëria ofron kushte për…

Lajme të ngjashme

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Zgjedhjet/Kreu i OSBE Michel Tarran për Jonida Omeri: Gjuha e politikanëve në fushatë është e dhunshme

Zgjedhjet/Kreu i OSBE Michel Tarran për Jonida Omeri: Gjuha e politikanëve në fushatë është e dhunshme

by redaktor2
05/07/2025
0

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Jonida Omeri, kreu i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, e vlerëson procesin, por ngre...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.