• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Raporti i FMN: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore, pavarësisht pamjes optimiste makroekonomike

01/27/2025
in Ekonomi, Slider
Raporti i FMN: Shqipërisë i nevojiten reforma strukturore, pavarësisht pamjes optimiste makroekonomike

An exterior view of the building of the International Monetary Fund (IMF), with the IMG logo, is seen on March 27, 2020 in Washington, DC. - The coronavirus pandemic has driven the global economy into a downturn that will require massive funding to help developing nations, IMF chief Kristalina Georgieva said on March 27, 2020. (Photo by Olivier DOULIERY / AFP) (Photo by OLIVIER DOULIERY/AFP via Getty Images)

Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi sot Raportin për Shqipërinë, ku theksohet se gjatë vitit 2024 ekonomia shqiptare është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë, bazuar tek turizmi dhe politikat makroekonomike të kujdesshme, por ajo po përballet me vështirësi si plakja e shpejtë e popullsisë, emigrimi, prodhimtaria e ulët dhe mangësitë e qeverisjes.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Raporti, që erdhi në vijim të Misionit të FMN-së të mbajtur në muajin nëntor, thekson se pavarësisht nga performanca e fortë, Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) për frymë i Shqipërisë është sa rreth një e katërta e nivelit të vendeve anëtare të BE-së.

“Pavarësisht nga pamja optimiste makroekonomike, mbeten sfida të konsiderueshme strukturore. GDP-ja për frymë qëndron në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-së, ndërsa po ndodhin plakja e shpejtë dhe emigrimi. Nevojitet të ndërmerren reforma të gjera, në përmirësimin e qeverisjes, menaxhimin e financave publike, në rritjen e kapitalit njerëzor dhe prodhimtarisë për të nxitur një rritje më të qëndrueshme afatgjatë”, theksohet në raportin e FMN-së për Shqipërinë.

Ruajtja e qëndrueshmërisë makroekonomike është e rëndësishme, krahas përshpejtimit të reformave përafruese me BE-në, çka pritet të sjellin një rritje të qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse, vlerëson FMN-ja.

Fondi theksoi se nevojiten reforma të qëndrueshme në administrimin e ardhurave dhe politikave tatimore për të trajtuar kërkesat në rritje të shpenzimeve. Po ashtu nevojtet transaparenca fiskale për sa u takon investimeve publike me ndërmarrjet shtetërore dhe partneritetet publike private si dhe reformave te menaxhimit të rrezikut fiskal.

FMN nxiti autoritetet shqiptare që të sigurojnë një përafrim më të madh me standartet e BE-së dhe pajtueshmëri të rregullatore me të, ndërsa nevojiten rëforma më të thella për të maksimalizuar përfitimet nga procesi i pranimit në BE.

“Vazhdimi i investimeve në infrastrukturë dhe në reformat e qeverisjes, duke përfshirë Strategjinë Antikorrupsion 2024-30, standartet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, janë përparësi kryesore”, theksuan drejtuesit e FMN-së në vlerësimet e tyre.

Në Raportin për Shqipërinë thuhet se prodhimi tani është shumë më i lartë se sa para pandemisë COVID-19 falë lulëzimit të turizmit.

Sipas FMN-së, politikat e kujdesshme fiskale ndihmuan reduktimin e dukshëm të borxhit publik, ndërsa ulja e shkallës së inflacionit u lehtësua prej politikave monetare, rënies së çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare si dhe prej mbiçmimit të lekut. Po ashtu është tkurrur ndjeshëm edhe deficiti i shkëmbimeve tregtare.

FMN vlerëson se perspektivat e rritjes pritet që të mbeten të fuqishme. Rritja reale e PBB-së ishte 3.9 në vitin 2023, por në vitet 2024-29 parashikohet të jetë rreth 3.5 për qind, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe ndërtimtaria, thuhet në raport, ndërsa në fund të vitit 2024 inflacioni pritet të jetë rreth 2 për qind, një pikë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Raporti thekson se autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024; nga 0.3 për qind e PBB-së, parashikohet që teprica të shkojë në 0.5 për qind e PBB-së, ndërsa buxheti i vitit 2025 synon një bilanc parësor zero, ndërkohë që të ardhurat vlerësohet se janë në rrugën e duhur, falë koniunkturës së favorshme dhe vonesave në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale.

Drejtorët e Fondit vlerësuan se ruajtja e një teprice vjetore të vogël do ta përforconte qëndrueshmërinë fiskale, krahas përpjekjeve për menaxhimin e borxhit.

FMN vlerëson se borxhi publik vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme, dhe nga parashikimi prej afro 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029.

Raporti vlerëson se dobësitë sistemike janë të pranishme në sistemin financiar, ndërsa sektori bankar mbetet likuid dhe i mirëkapitalizuar.

FMN rendit si burime rreziku për ekonominë ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe bankave, zgjerimin e shpejtë të kreditimit nga bankat për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka shënuar një rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë.

Related

Tags: FMNShqiperia
Previous Post

Ekzekutimi i Irakli Davellës në Athinë, arrestohen dy shqiptarë

Next Post

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve, AMP pezullon nga detyra 3 efektivë të policisë kufitare

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.