• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“E mendoj ftesën e Italisë, por nëse vjen Shqipëria…”, Kristian Shpendi zbulon të ardhmen e tij: E sigurt me 300%! Kam qenë tifoz i Interit

01/28/2025
in Sport
“E mendoj ftesën e Italisë, por nëse vjen Shqipëria…”, Kristian Shpendi zbulon të ardhmen e tij: E sigurt me 300%! Kam qenë tifoz i Interit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kristian Shpendi kërkon Kombëtaren shqiptare dhe nuk ngurron të thotë se do të pranonte menjëherë ftesën nga Silvinjo, pa pritur në të tillë nga Italia. Një preferencë e shprehur hapur në intervistën e dhënë për “TuttoCesena”, ku flet për situatën e tij, merkaton, objektivat që ka dhe sigurisht, edhe shpresën për të veshur fanellën kuqezi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Shpendi, është gjysma e Serisë A (ose më mirë, gjysma e Europës) që ju kërkon…
Unë nuk di asgjë…

Jepi tani, ndonjëherë edhe flitni me menaxherin tuaj…
Ai me kontakton mua vetëm nëse ka diçka konkrete. Sa për pjesën tjetër, thashethemet për mua i lexoj në gazeta. Ose në ueb. Si çdo tifoz tjetër…

A ju ka telefonuan menaxheri për t’ju thënë se Fiorentina, Lacio, Torino, Juventus, Atalanta, Napoli dhe Dinamo Zagreb po bëjnë presing për ju?
Ende jo…

Po për interesimin e fundit nga Benfika?
Jo, asgjë…

Pra, ju e konfirmoni 100% se në këtë dritare të tregut të transferimeve, nuk do të lëvizni nga Çezena?
Unë jua konfirmoj këtë 200%. Në fakt, 300%…

Dhe pastaj në qershor…
Në qershor të shohim…

Të gjithë e dinë se duke përjashtuar një cunami shkatërrues – që do të thotë promovimin e Çezenës në Serinë A – sezonin e ardhshëm nuk do të luani më në Romanja…
Unë nuk mendoj për këtë eventualitet. Tani jam duke menduar vetëm ta përfundoj mirë këtë sezon me Çezenën…

Pikërisht, Çezena. Deri ku mund të shkojë kjo skuadër?
Objektivi ynë i parë është të jemi në gjendje të sigurojmë mbijetesën. Në atë moment ne mund të mendojmë edhe për marrjen e një bilete në play-off…

Nëse do bëhen ndeshjet play-off…
Besoj se do të bëhen.

Si është sot Kristian Shpendi?
Unë nuk jam ende në gjendjen time më të mirë, efektet e dëmtimit të kyçit të këmbës janë ende duke u ndjerë.

Ndjehen edhe goditjet e disa mbrojtësve të Barit…
Edhe ata (qesh).

Kur do ta shohim sërish në fushë Shpendin më të mirë?
Shpresoj sa më shpejt. Shpresoj se jam në rrugën e duhur…

Nuk keni shënuar prej dy muajsh. Si po e përjetoni këtë agjërim?
Unë jam dikush që jetoj për gola. Është e qartë se me të vërtetë më mungon të shënoj.

SHPENDI

Me gjithë agjërimin tuaj, jeni ende vetëm një gol larg fronit të golashënuesve. A jeni ende duke menduar për të fituar listën e golashënuesve?
Nuk është fiksimi im.

Cili është fiksimi juaj?
Të çoj Çezenën sa më lart që të jetë e mundur.

Çezena, në vitin e ri, ende nuk ka humbur.
Ne jemi në rritje të dukshme, madje të shtunën e kaluar kundër Barit arritëm të marrim një pikë shumë të rëndësishme. Tani do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe në Katanzaro. Kam ndjesi pozitive.

Dikush si ju preferon të luajë si një sulmues i vetëm apo me një partner në krah?
Jam i hapur për çdo lloj zgjidhjeje.

Sa ju mungojnë asistimet e çmuara të Bertit?
Shumë. Por ji i sigurt: Tomi së shpejti do të kthehet në standardet e tij të vjetra.

Pa tatuazhe, pa alkool, pa duhan, pa zona me drita të kuqe: ju nuk keni vese. Por ku kanë përfunduar bomberat e kohëve të vjetra? Ata që mbushnin gazetat lokale e kombëtare me thashetheme pak a shumë pikante?
Bertoci (mbiemri i intervistuesit), mos më pyet mua.

Ec tani, herët a vonë një tatuazh të vogël do të duhet ta bëni edhe ju…
Nuk e besoj. Përveçse nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme…

Të tipit: golat tuaj arrijnë ta sjellin Çezenën në Serinë A tashmë në fund të atij sezoni…
Po, përballë diçkaje të tillë… mund të bëja edhe një tatuazh të vogël të një kali deti. Por të vogël ama.

Ku duhet të përmirësohet ende Shpendi?
Gjuajtja me kokë mbetet ende pika ime e dobët. Vazhdojnë punimet…

Goli juaj më i rëndësishëm deri më tani i shënuar me fanellën tuaj të dashur bardhezi?
Nuk harrohet kurrë goli i parë. Kështu që më pëlqen të nxjerr nga sirtari i kujtimeve atë gol të shënuar kundër Vis Pesaro në “Manuzzi”, gati dy vjet më parë.

Ëndrra juaj e fshehtë?
Të luaj sërish një ditë bashkë me vëllain tim.

stiven-kristian-shpendi

Në këto javët e fundit, a ka qenë ndonjëherë një mundësi konkrete mundësia për ta rikthyer Stiven në Çezena?
Nuk besoj, me të vërtetë. Ndërsa verën e kaluar, për disa ditë, Stiven dhe unë shpresuam për këtë bashkim familjar.

Pyetje për një milion euro: kush është më i fortë mes jush dhe vëllait binjak?
Nuk di ta them. Vërtet, nuk e di. Bertoci, a mund të them që jemi të dy njësoj të fortë?

Mund ta thoni këtë. Por tani duhet të më thoni edhe se kush ishte zbuluesi i vërtetë i binjakëve Shpendi. Sepse këtu të gjithë mburren se kanë zbuluar Kristian dhe Stiven…
Personi i parë që më vjen në mendje është Filipo Masolini. Pastaj nuk mund ta harroj Masimo Boninin.

Po mendoni për kombëtaren italiane?
Mendoj sa duhet. Për momentin mendoj më shumë për Shqipërinë.

A ju ka kontaktuar dikush nga Roma?
Askush.

Nëse do të vinte një propozim “martese” nga Italia, si do të silleshit?
Unë do ta merrja në konsideratë këtë propozim. Do ta mendoja me qetësi. Italia është gjithmonë Italia. Edhe pse…

Edhe pse?
Nëse më parë vjen thirrja nga kombëtarja shqiptare vjen e para, unë u them po Shqiponjave.

Shpresat Shpendi

Një hobi i Kristian Shpendit?
Nuk kam hobi.

A nuk ke vërtetë hobi?
Unë nuk kam një të tillë në veçanti. Hobi im i vërtetë, që është tani është puna ime, është futbolli. Më jep një top dhe jam i lumtur.

Përveç Çezenës, cili është ekipi juaj i preferuar?
Si fëmijë kam mbështetur Interin. Pikërisht, kur isha i vogël. Tani jam profesionist. Dhe unë mendoj vetëm për Çezenën.

Related

Tags: InterKristian ShpendiShqiperia
Previous Post

‘Sa i madh qenka inati!’ Artisët më të pëlqyer të momentit paralajmërojnë duetin…

Next Post

I martuar? Zbulohet misteri, ja lidhja që Gjesti ka me Diellzën

Lajme të ngjashme

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

by redaktor2
06/24/2025
0

Alfred Deliallisi do të vijojë të drejtojë ekipin e Korabit edhe në sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Trajneri 32-vjeçar u...

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

by redaktor2
06/18/2025
0

Pas divorcit me Bledi Shkëmbin, hapen skenarë të rinj për trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë. Në skenë...

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

by redaktor2
06/10/2025
0

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e...

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

by redaktor2
06/10/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.