• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Akademia Amerikane e Teknologjisë në Tiranë, Rama: Partneritet strategjik me një prej universiteteve më të mira në SHBA

01/29/2025
in Politikë, Slider
Akademia Amerikane e Teknologjisë në Tiranë, Rama: Partneritet strategjik me një prej universiteteve më të mira në SHBA
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në ambientet e Institutit “Harry Fultz” u zhvillua ceremonia zyrtare e hapjes së Akademisë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (American Academy of Technology Tirana), që do të ofrojë programet e diplomave të Rochester Institute of Technology (RIT) në Shqipëri. Ky institucion i ri arsimor pritet të nisë aktivitetin në vitin akademik 2025-2026, duke sjellë një standard të ri në arsimin e lartë teknologjik në vend.
Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë Nancy VanHorn, Kryetari i Bordit të Fondacionit “Harry T. Fultz”, Edmond Leka, si dhe përfaqësues të RIT nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë të projektit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin me institucionet akademike ndërkombëtare dhe shprehu mbështetjen për këtë projekt që do të forcojë aftësitë e studentëve shqiptarë në fusha si Inxhinieria Elektrike dhe Teknologjia e Informacionit.
“Është shumë e rëndësishme që ky realitet i ri, që krijohet këtu sot, të mësohet dhe merret parasysh nga vajzat dhe djemtë, si dhe prindërit e tyre, që ta dinë se sot në Shqipëri, në Tiranë, ka një derë të re të hapur për të gjithë fëmijët që kanë ambicie dhe vullnet për të hyrë në botën e teknologjisë, që në fund të studimeve të marrin një diplomë, e cila është e njëjta diplomë që, përndryshe, do të duhej ta merrnin duke shkuar në SHBA dhe me shpenzime marramendëse.”, tha Kryeministri, Edi Rama.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë strategjike të hapjes së këtij institucioni në Shqipëri.
“Është një ditë e rëndësishme për ekosistemin e Arsimit të Lartë, hapet një akademi e re, e cila vjen në partneritet strategjik me një prej universiteteve më prestigjioze në fushën e teknologjisë, që është Instituti i Teknologjisë të Rochester-it në Nju Jork, SHBA. Akademia Amerikane e Teknologjisë së Tiranës është institucioni më i ri, i cili do të hapë dyert në shtator të vitit 2025 me dy programet e para të studimit. Ne jemi krenarë që kolonës së institucioneve të arsimit të lartë i shtohet edhe ky institucion prestigjioz, që vjen në fakt në kuadër të gjithë qëllimit tonë strategjik për të ridimensionuar ofertën universitare, për ta zgjeruar atë, për ta bërë më të larmishme, por mbi të gjitha më cilësore dhe me standarde ndërkombëtare.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manstirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Akademia Amerikane e Teknologjisë në Tiranë do të operojë në ambientet e shkollës “Harry Fultz” në bashkëpunim me Rochester Institute of Technology (RIT). Ministrja Manastirliu tha se ky është një hap tjetër përpara në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Shqipëri.
“Në harkun kohor prej më pak se dy vitesh, janë bërë hapa të mëdhenj për sa i përket programit të ndërkombëtarizimit. Ndërkombëtarizimi ka filluar jo vetëm me programe të përbashkëta diplomash të dyfishta, të cilat kanë nisur në universitetet tona publike dhe jo publike, por mbi të gjitha me kampuset dhe filialet e universiteteve që kanë filluar të hapen në Shqipëri. Kemi nisur me Kolegjin e Evropës, i cili ka hapur dyert këtë vit akademik. Kemi hapur një tjetër kampus në Gjirokastër të Universitetit në distancë të Spanjës, ku tashmë kanë filluar aplikimet në të gjitha ciklet e studimeve në distancë dhe jo vetëm. Dua të theksoj përpjekjet që ne po bëjmë për të zgjeruar ofertën akademike dhe për të ngritur në një nivel të ri universitetet tona, sikurse është partneriteti me Universitetin BOKU të Vjenës në Austri dhe Universitetin Bujqësor të Tiranës. Jemi duke punuar që në Universitetin Politeknik të Tiranës të kemi degë studimi të Universitetit Teknologjik të Compiègne në Francë, me të cilët jemi duke punuar për të hapur dy programe të studimit. Ky universitet do të hapë kampusin e tij në Universitetin Politeknik të Tiranës. Gjithashtu, jemi duke bashkëpunuar me Universitetin Teknik të Stambollit për të pasur programe studimi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, duke orientuar pikërisht atë perspektivë që sot është e hapur edhe në kuadër të zhvillimit teknologjik dhe inovacionit në Shqipëri. Kjo do të ndihmojë në diversifikimin jo vetëm të programeve akademike, por edhe në orientimin e tyre drejt kërkesave të së ardhmes dhe sfidave që kërkon shekulli XXI.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cila foli dhe për mundësinë e bursave për studentët e ardhshëm të kësaj Akademie.
Akademia Amerikane e Teknologjisë në Tiranë do të ofrojë programe të akredituara nga autoritetet në SHBA dhe do të ndjekë të njëjtën strukturë akademike si filialet e tjera të RIT në botë.

Related

Tags: Akademia Amerikane e TeknologjisëEdi RamaTirane
Previous Post

Gjekmarkaj takon pensionistët e Kurbinit, nënkryetari i PD: Do të rrisim pensionet në 200 euro

Next Post

Egla Ceno thumbon Rozana Radin: Publiku e sheh qartë çfarë ‘gjelle’ je

Lajme të ngjashme

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Apo thuaj patronazhistët nga Italia..

Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Apo thuaj patronazhistët nga Italia..

by redaktor2
05/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se rrugët janë “copë”.  Rama përmendi Giro d’Italia, garën...

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit! ‘Digjen’ nëse nuk tërhiqen deri në darkë

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit! ‘Digjen’ nëse nuk tërhiqen deri në darkë

by redaktor2
05/08/2025
0

Këtë të enjte kanë mbërritur 12 375 vota nga diaspora, duke e çuar numrin në total në mbi 160 mijë. ...

Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

by redaktor2
05/08/2025
0

SARANDË- Kandidati për deputet i Nismës Shqipëria Bëhet që u arrestua një ditë më parë pasi u kap me kokainë, mësohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
  • Rrugët janë copë’, Rama-komentuesit: Si shpjegohet që Giro d’Italia do bëjë nisjen nga Shqipëria? Ap…
  • Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me f…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.