• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“DJATHTAS 1912″/ Edlira Devolli: Muret e rrëzuara të shtetit shqiptar dhe thirrje për emigrantët

02/03/2025
in Politikë, Slider
“DJATHTAS 1912″/ Edlira Devolli: Muret e rrëzuara të shtetit shqiptar dhe thirrje për emigrantët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Edi Rama, mjeshtër i fjalëve të mëdha dhe realiteteve të vogla, u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen dhe të votojnë, duke shpallur se vota për ç’do forcë tjetër është një votë e çuar dëm. Muret e shtetit shqiptar, sipas tij, po forcohen vit pas viti dhe po zgjaten për t’iu bashkuar Europës. Një fjalim pompoz, i veshur me patetizëm politik, por që tingëllon bosh për ata që e dinë realitetin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sepse, nëse vërtet këto mure po rriteshin e forcoheshin, pse shqiptarët po largohen masivisht nga vendi?

Pse pas ç’do cikli elektoral, ç’do “gur” i vendosur në këtë mur të imagjinuar rezulton një tullë e rënë mbi kokën e qytetarëve??

Ky mur, po forcohet apo po rrëzohet?

Personalisht do doja që të ishte i vërtetë fakti që shteti shqiptar po ndërton një mur të fortë drejt Europës, sepse të gjithë e duam këtë. Mirëpo, ka disa “detaje” që tregojnë se ky mur është më shumë një gërmadhë sesa një ndërtim i qëndrueshëm.

Që ky mur është gërmadha e tregon kanabizimi i vendit dhe krimi i organizuar që lulëzon në nivelet më të larta. Droga aksesohet lirisht nga të gjitha moshat, në të gjitha shkollat, nje ekspozim i papreçedentë. Policia shpesh hesht, dhe kur ndërhyn, vepron si një spektator i dorëzuar përpara këtij realiteti.

Patronazhimi është sistemi famëkeq i kontrollit mbi votën e qytetarëve, është dëshmi e gjallë se demokracia shqiptare është deformuar. Partia në pushtet e sheh qytetarin si një numër në listën e votuesve të kontrolluar, jo si një individ me të drejtë të lirë zgjedhjeje.

Referuar të dhënave të Eurostat dhe raportimeve të tjera ndërkombëtare, mbi 700,000 shqiptarë kanë braktisur vendin vetëm në dekadën e fundit. Në vend që të votojnë në Shqipëri, qytetarët po votojnë duke ikur dhe duke mos u kthyer më. Dhe ky është një votim i pakontestueshëm.

Si mund t’u kërkosh emigrantëve të votojnë një sistem që i dëboi? Tepër ironike! Emigrantët, të cilët u larguan për shkak të keqqeverisjes, tani ftohen të votojnë për të ruajtur të njëjtin sistem që i dëboi!

Po! Emigrantët duhet të regjistrohen, por jo për të betonuar pushtetin e një qeverie që ka ndërtuar një sistem që funksionon vetëm për një kastë të privilegjuar. Ata duhet të votojnë për shpëtimin e Shqipërisë, jo për betonizimin e status quo-së.

E nëse muret e shtetit po forcoheshin, atëherë përse Shqipëria nuk është ende në Bashkimin Europian? Përse BE vazhdon të kërkojë më shumë luftë kundër korrupsionit, më shumë sundim të ligjit, më shumë demokraci funksionale?

Sepse muri që flet Rama nuk është një mur që po i bashkon shqiptarët me Europën. Ky është një mur që po i ndan nga një e ardhme më e mirë, një mur që po i izolon në një realitet të deformuar, ku pushteti është i paprekshëm, ndërsa qytetari është një figurë e zhbërë në procesin politik.

Rama flet për gurët që emigrantët duhet të vendosin mbi muret e Shqipërisë. Por këta gurë nuk po ndërtojnë një shtet të fortë, por një sistem të pashkatërrueshëm të oligarkisë dhe patronazhistëve.

Vota nuk është një gur për të përforcuar një mur të kalbur. Vota është një mjet për ta rrëzuar atë mur dhe për të ndërtuar diçka të re, diçka më të ndershme, diçka që shqiptarët nuk do ta braktisin me vrap.

Emigrantët duhet të regjistrohen, jo për të mbajtur në këmbë këtë mur, por për të shpëtuar Shqipërinë nga rrënimi i tij.

#djathtas1912, #sistemindershëm, #shpresaevetme,#alternativaeduhur#listatëhapura

Related

Tags: Djathtas 1912Edlira DevolliVota e Emigranteve
Previous Post

Pas daljes nga BBVK, reagon Xheneta: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar

Next Post

“Ai meriton të luajë në një nga top 5 ligat”! Xhaferi zbulon klubin francez që kërkon talentin e Vllaznisë

Lajme të ngjashme

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.